Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë

Shko poshtë

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Empty Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 16, 2011 11:19 pm

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Xhafa
Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku

Rogovë, maj - Një dritë iu shua shtëpisë së familjes Shala në Rogovë të Hasit. Njëri nga pesë vëllezërit u vra nga policët sllavo-maqedonas. Xhafer Shala 31-vjeçar më nuk është pjesë e familjes Shala të Rogovës së Hasit, edhe pse ai gjatë tërë jetës së tij, përballoi tri luftëra për lirinë e popullit shqiptarë. Ende pa i mbushur të 20-tat ai ishte bërë pjesë e UÇK-së. Kur mbaroi lufta në Kosovë hyri në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat mendoheshin të ishte ushtria e ardhshme e Kosovës. Por, as tash pas 10 vjetësh, dhe kur Xhaferi iku nga kjo jetë me idealin për atdheun, TMK-ja ka arritur të kthehet vetëm në Forca të Sigurisë, që ende është shumë larg të qenit ushtri, ndërsa shumica e shokëve të Xhaferit më nuk janë as në FSK.

Flijimi për kauzën kombëtare

Por, kur lufta kishte krisur në Kosovën Lindore, Xhaferi iu bashkua UÇPMB-së duke luftuar për herë të dytë me armiqtë serb. Dhe pa përfunduar mirë kjo luftë, filloi një luftë e re e shqiptarëve. Shqiptarët në Maqedoni vendosën t’i qëronin hesapet me sllavomaqedonasit, të cilët vazhdonin t’i shtypnin shqiptarët. Xhaferi filloi luftën e tretë, pjesë e idealit shqiptar për liri dhe bashkim, nën emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK). Nga ajo që fituan shqiptarët prej luftës atje, doli të ishte jo vetëm e pakët, por edhe marrëveshja që çoi në fundin e konfliktit, nuk ishte më shumë se një robëri e re. “Marrëveshja e Ohrit” nuk po përmbushej, edhe pse ishte e pamjaftueshme për barazinë e shqiptarëve. Shumë nga ish luftëtarët nuk u kënaqën me atë që po ndodhte më tej. As Xhaferi nuk ishte i kënaqur, as me “Marrëveshjen e Ohrit”, e edhe më pak me mospërmbushjen e saj.
“Kishte filluar aktivitetin e tij me shokët”, kaq thonë familjarët, më shumë nuk dinë për të birin dhe vëllain. E mërkura e 12 majit ishte fatale për Xhaferin. Pas tri luftërave që i mbijetoi, nuk rezistoi më. E morën plumbat.
Qeveria maqedonase e deklaroi si meritë të forcave të saj të sigurisë, se kishin vrarë katër shqiptarë në një përpjekje për të kapur kontrabandues armësh, ndërsa Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë, heshtën, dhe vazhdojnë të mos japin asnjë version. Bile as Policia e Kosovës ose Ministria e Punëve të Brendshme, nuk thonë gjë as për qytetarin e shtetit të tyre, Xhafer Shalën. Ndërkaq informacionet e fundit thonë se të jenë vrarë të paktën gjashtë veta. Edhe familja Shala beson se atë ditë kishte luftime me policinë maqedonase, kur u vra biri i tyre, por jo për kontrabandë, por për bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Edhe shumica e partive shqiptare të Maqedonisë deklaruan se ishte një terror shtetëror, po ashtu edhe shumë aktivistë dhe intelektualë shqiptarë nga Kosova thanë se vrasjet ishin vazhdimësi e shtypjes ndaj shqiptarëve. Bile disa parti në Maqedoni, si BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit, tha se ishte inskenim i shtetit për të ekzekutuar heronjtë e UÇK-së.

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Xhaferi%20kufoma%20ne%20familje

Zi dhe krenari

Por, si çdo vdekje, edhe kjo vrasje kishte kthyer pikëllimin dhe dhimbjet e luftës në familjen Shala të Rogovës.
Të martën në Rogovë, mërzia dukej sikur kishte pllakosur fshatin. Zymtësia e ditës, rëndohej nga pemët që ende nuk kishin lëshuar gjethet, as lulet e rralla të frutave nuk thyenin heshtjen dhe mërzinë, që e paralajmëronin rrugët e fshatit, sipër shtëpive të cilit, flamujt kombëtarë ishin vënë në gjysmështizë, enkas për të shënuar zinë e fshatit për vrasjen e heroit të tyre dhe të shqiptarëve në Ballkan. Dukej se i gjithë fshati kishte rënë në zi, për Xhafën, ndërsa pika shiu vazhdonin të binin mbi xhaminë e veturës, për të turbulluar më shumë mendjen. Sikur edhe qielli vuante bashkë me ata njerëz të shumtë, që vazhdonin të vizitonin familjen Shala për t’i ngushëlluar sadopak dhe për t’ua lehtësuar dhembjen për djalin e tyre.
Vrasja tragjike dhe mizore e Xhafer Shalës nga policia sllave në pikën kufitare Kosovë –Maqedoni, në fshatin Radushë, e mallkojnë bashkë me vrasësit barbar sllav familjarët, por edhe e tërë Rogova. Këtë dhimbje të zezë e rëndon fakti se dikur edhe bashkëluftëtarët e djalit të tyre, dhe sot e tërë politika e institucioneve nuk është përgjigjur e “as nuk ka çarë kokën për vrasjen e birit”, thotë familja.
Por, heronjtë nuk harrohen lehtë. Në ditën e vdekjes ata u rrethuan nga miqtë. Miqtë e vërtetë dhe të zemrës.
Xhaferi ishte përkrahur nga populli i thjeshtë, ata që ndihen përherë shqiptarë në zemër e shpirt, kur ai ishte gjallë dhe tani, kur familja mbeti pa të. Këta miq dhe shokë familjes iu gjetën në ndihmë, duke i organizuar edhe ceremoninë e varrimit.
Edhe varrimi ndër shqiptarë ka madhështinë e vet. Historikisht njihen ceremonitë me një traditë të lashtë dhe origjinale të shprehjes së dhembjes. Të bashkuar në këtë ceremoni shumë bashkëluftëtarë të tij nga të gjitha trojet shqiptare, veshën uniformat ushtarake, me shenjat OVL UÇK dhe në krahun e majtë me emblemën e UÇK-së. Po aq sa kjo ceremoni ushtarake e varrimit dhe shtëpia e familjes Shala në Rogovë, janë prova që rrëzojnë akuzën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë se djemtë shqiptarë të vrarë më 12 maj, ishin kontrabandistë.
Andaj akuzat se Xhaferi kishte qenë një kontrabandistë, nuk qëndrojnë veçse si propagandë e një shteti terrorizues ndaj shqiptarëve. Vrasja e tij është dënuar nga i gjithë populli shqiptarë, por jo edhe nga institucionet, derisa për to, familjarët thonë se kanë qenë bile injorante, duke u munduar që ta fshehin të vërtetën, se policët sllav kishin vrarë një luftëtarë të ri, të etur për bashkimin kombëtarë, e jo kontrabandistë siç e quajnë ato. Familjarët e Xhaferit tregonin se si për shkak të fluksit të madh të njerëzve që kishin shprehur dëshirën që të ngushëllojnë familjarët dhe të afërmit e tij, e pamja për të ishte mbajtur në shkollën fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë.


Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Xhafa%20nderimi%202

Jeta në shtëpinë para rrëzimit

Megjithatë, përkundër të gjitha përkrahjeve shpirtërore e morale, asnjë nga ta nuk ishte përkujdesur për këtë familje materialisht, andaj edhe shtëpia në të cilën jetojnë dukej gati sikur e pa banuar, ishte një çati e vjetër gati e tëra e rrënuar. Kështu edhe familjarët thonë se sikur djali i tyre i vrarë të merrej me kontrabanda armësh siç e kishin quajtur, së pari do të kishte ndërtuar një shtëpi për vete dhe familjen.
Nëna e Xhaferit, Esma duke shfletuar ca fotografi të djalit të saj me sy të përlotur rrëfen se si ai kishte qenë një djalë i urtë e bujar, ajo fshinte me dorë fotografinë tij, të cilën herë pas here e lante me lot.
Nëna e Esma që me mburrje fliste për djalin e saj, duke kujtuar edhe momentet e fundit që kishte kaluar me të, para se ai të vazhdonte rrugën e tij, prej së cilës nuk ishte kthyer më, rrëfen se nuk kishte ditur kurrë se kah po shkonte djali i saj, madje as kur ishte përshëndetur për herë të fundit, por që gjithmonë ka qenë e bindur se po punonte për çështjen kombëtare të shqiptarëve, pasi që këtë dëshirë e kishte gjithmonë në zemër Xhaferi, thoshte ajo.
“Unë kurrë nuk kam qenë e informuar për atë se ku po shkon sepse mua si nënë nuk më ka treguar, sepse nuk ka dashur të tregojë. Për aktivitetin e tij e kam ditë, e kam vërejt se po bënë diçka, por nuk e kam ngucë sepse nuk ka pasur dëshirë që të fol me familjarë për to. Ai me të gjithë ka qenë i njëjtë, dëshira e tij ka qenë bashkimi kombëtar, të drejtat e shqiptarëve në përgjithësi”, rrëfen nënë Esma
Edhe heronjtë e tregimeve migjeniane për vuajtjet do të thyheshin para atyre të nënë Esmës, që vetja i duket edhe më e mjerë pas vrasjes së të birit. Ajo e kujton jetën e Xhaferit, një jetë që siç thotë ajo, të mjerë, e mbi të gjitha duke mos i munguar as varfëria e skajshme.
Ajo kujton rastet kur nuk kishte pasur as rroba për të shkuar në ndonjë ndejë, madje edhe këto i huazonte nga diku. “Akuzat për trafikim me armë? ata që thonë e paçin në qafë të vet çka kanë thënë ata. Ata duhet të vijën e të shohin këtu, sepse Xhaferi po të ishte trafikant do t’i kishte bërë shtëpitë sikur ata që i kanë bërë pallatet. Xhafa send nuk ka hiq qe pesë vëllezër janë, vetëm çka punojnë vet”, thotë nëna Esma.
Po këto na i thotë edhe djali i saj, Muhameri, që tani është me punë në Slloveni. “Shpesh i kam dërguar para për ta paguar banesën, kush është trafikant dihet i ka vilat sikur ata që i kanë”.


Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Xhafa%20varrimi

Madje familjarët tregojnë se Xhaferi nuk kishte qenë kurrë anëtar i ndonjë partie dhe se nuk kishte qenë i dhënë pas politikës, mirëpo si i urtë dhe i drejtë që ishte familjarët thonë se as nuk kishte qenë ndonjëherë kundër asnjë partie politike. “Ai kurrë nga politika nuk ka shkuar, s’ka pas kurrfarë pune me asnjë parti, ata po dalin dhe po flasin kundra këtyre, faleminderit prej tyre”, shpreh mllefin e saj nënë Esma, e cila bashkë me gjithë familjen ndjehen të zhgënjyer nga institucionet e Kosovës dhe mediat në përgjithësi, për të cilat ata thonë se nuk e kanë trajtuar fare këtë çështje.

Megjithatë këtë moskujdese nga ana institucionale, familja Shala në tërë vuajtjet e tyre, të paktën kishin qenë të nderuar nga vizitorë të shumtë, që kishin ardhur nga të gjitha trojet shqiptare për ta nderuar veprën e Xhaferit. “Kanë ardhur në mënyrë të organizuar nga Presheva me autobus me na ngushëllua”, tregonte vëllai Muhameri.

Ai derisa falënderon të gjithë ata që kishin shkuar për ta ngushëlluar dhe sado pak për t’ia lehtësuar dhimbjet atij dhe familjes, rrëfen për ditën se si kishte marrë vesh nga mediat për vrasjen e vëllait të tij, nga dora e policisë sllave të Maqedonisë. Me të dëgjuar në media se është vrarë një person me emrin Xhafer Shala me vendbanim në Prishtinë, Muhameri thotë se kishte shkuar vet në stacionin policor në Gjakovë, ku kishte shfaqur dyshimin se njëri nga personat e raportuar ne media si i vrarë në Radushë të Maqedonisë, me emrin Xhafer ishte i vëllai i tij. Mirëpo sipas tij policia e Kosovës kishte informata po aq sa kishte ai vet që i kishte dëgjuar në media.

Duke i fshirë herë pas here lotët nga sytë, tregonte momentin kur kishte marrë telefonatën e MPB për të shkuar për ta verifikuar kufomën e të vëllait, në Shkup që sipas tij edhe si kufomë nuk ishte trajtuar si duhet ‘nuk pritet diçka më mirë prej tyre’ shpreh mllefin e tij Muhameri, ndaj gjakatarëve sllavo-maqedonas. “Në polici në Gjakovë kur kam shkuar, e kam dhënë numrin e telefonit tani më kanë thirr prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, se duhet të shkoja të verifikoja kufomën, kam shkuar e kam verifikuar kufomën, e kishin dërguar në një morg privat, te varrezat e Shkupit. Me të hyrë në atë morg pashë shumë kufoma ku në mesin e tyre pak si më të veçanta nga të tjerat, në dysheme ishin dy kufoma, vëllai im ka qenë i mbuluar me një çarçaf kurse ai tjetri i mbuluar me një batanije”, tregon me pikëllim Muhameri.

Teuta Rexhepi - Bjondina Juniku:Flijimi për atdheun!-Në kujtim të atyre që u bë dhe për Arbërinë Xhafa%20nderimi

Ndërsa, vëllai tjetër i Xhaferit, Kameri, derisa rrëfente se varrimi i Xhaferit ka qenë shumë madhështor dhe i organizuar nga bashkëluftëtarët dhe shoqëria e tij, ai shpreh habinë e tij për mediat se si e kanë trajtuar këtë duke thënë se ato kanë raportuar në mënyrën më të keqe të mundshme. “Po të ishte ajo që është publikuar në media se kinse Xhaferi, dhe shokët e tij paskan qenë kontrabandistë, nuk do ta kishte një përkrahje aq të madhe të popullit, nuk ka pasur familje që nuk na ka nderuar i falënderoj shumë, është bërë varrimi sa ma madhështor dhe të mos shkoj kotë gjaku i tyre”, thotë Xhaferi.

Ai ndjehet i zhgënjyer nga institucionet e vendit, ku thotë se nuk ka pas aspak përkrahje, ndërkaq shprehet krenar për mbështetjen e popullit dhe njëherazi i falënderon ata. “Përkrahje nga e qeverisë jo, prej institucioneve jo, por prej popullit po. Ata le t’i mbajnë pozitat e veta, por mos të harrojnë se është gjak dëshmori dhe është luftëtar i tri luftërave”, me vaj në buzë duke u munduar ta mbante vetën, u shprehte vëlla Kameri, duke u kujtuar edhe çastet që i kishin kaluar bashkë derisa ky ishte në studime në Prishtinë, të cilat tanimë i ka ndërprerë për shkak se i duhet të kujdeset për familjen e tij në Rogovë.

Por cili ishte ideali i Xhaferit, cilat ishin dëshirat e tij, këto na i tregon vëllai i tij Kameri, i cili thotë se e vetmja dëshirë e flaktë e Xhaferit, ishte që të bashkohen trojeve shqiptare. Për këtë kontributë në mbrojtjen e trojeve shqiptare që kishte dhënë Xhaferi, vëllai i tij Kameri ndihet shume krenar, duke thënë se ende duhet të punohet që ideali i luftëtareve të arrihet, në mënyrë që shqiptarët në Maqedoni të jenë të barabartë me popullin maqedonas. Ai forcat dhe institucionet maqedonase i krahason me ato serbe. “Sikurse lufta qysh ka ndodhur në Kosovë ku serbët kështu na kanë thënë, kontrabandistë e cilësime tjera të rënda, tash e njëjta po ndodhë edhe me Maqedoninë”, thotë vëlla Kameri. Pakënaqësia e Xhaferit dhe bashkëluftëtarëve të tij, sipas tij ishte mos përmbushja e marrëveshjes së Ohrit, ku të drejtat e shqiptarëve janë shumë të cunguara. “E gjithë kjo pakënaqësi e ushtarëve po ndodhë për mos përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit, ne në Kosovë e kemi popullatën minoritet me 3 për qind, mirëpo e kemi gjuhën zyrtare të tyre, ndërsa në Maqedoni ka mbi 38 për qind shqiptar dhe nuk e kanë gjuhë zyrtare shqipen”, shpjegon ai.

Deri më tash as Policia e Kosovës ose Ministria e Punëve të Brendshme, nuk janë deklaruar për shtetasin e tyre, Xhafer Shalën. Informacionet e fundit thonë se të jenë vrarë të paktën gjashtë veta, sikurse familja Shala beson se atë ditë kishte luftime me policinë maqedonase, kur u vra biri i tyre, por jo për kontrabandë, por për bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Shumica e partive shqiptare të Maqedonisë deklaruan dhe vazhdojnë ta vlerësojnë si një terror shtetëror, po ashtu edhe shumë aktivistë dhe intelektualë shqiptarë nga Kosova thanë se vrasjet ishin vazhdimësi e shtypjes ndaj shqiptarëve, duke kërkuar edhe hetimin transparent të tyre. Ndërsa, parti në Maqedoni, si BDSH-ja e Bardhyl Mahmutit, thanë se ishte inskenim i shtetit për të ekzekutuar heronjtë e UÇK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi