Ali Rexhepi:Çkemi bërë ne për atdheun?!!!Letër radios"Zëri i Arbërit"
2 posters
Faqja 1 e 1
Ali Rexhepi:Çkemi bërë ne për atdheun?!!!Letër radios"Zëri i Arbërit"
Ali Rexhepi:Çkemi bërë ne për Atdheun!
Letër dërguar radios "Zëri i Arbërit" që udhëhiqet nga z. Imri Trena
Mirëmbrëma dhe përshëndetje për stafin e radios si dhe të gjithë dëgjuesit. Si zakonisht një përshëndetje e veqant për z.Gane, që na propozoi temën të cilën po e debatojmë. Një temë mjaft e qëlluar por edhe e komplikuar. E komplikuar sepse shumë kush mendon që ne kemi bërë shumë për atdheun dhe për kombin por unë nuk mendoj ashtu. Historia tregon që jemi populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik, e shpesh thuhet që jemi populli më i vjetër në Europë. Në qoftë se vërtet është kështu cka nuk dyshoj se nuk është, shtrohet pyetje, si është e mundur që populli më i vjetër në Europë shtetin e parë e formoi në vitin 1912, kur dihet që shumë shtete kremtojn përvjetoret e tyre të pavarësisë me shumë qindra vjet, si p.sh me 500 apo 600 vjet. Kjo tregon më së miri se sa kemi bërë ne për atdheun. Ne historikisht njifemi si popull luftëtarë, që luftuam edhe për të tjerët.
Qysh kur trojet Shqiptare u bën pjesë e Perandorisë turke, shqiptarët i kan dhënë asaj një numër të madh burrash të shquar që kanë ndihmuar shumë në pushtimet dhe lavdinë e kësaj perandorie. Përveç mijëra e mijëra luftëtarëve trima që kanë derdhur gjakun e tyre për sulltanët në fushat e betejave në Hungari, në Persi, në Egjipt, në Arabi, dhe në vende të tjera.
Për mos tu marr me histori shumë të lashta sa djemë shqiptarë nga Kosova luftuan në luftën e Kroacisë dhe të Bosnës. Numri me siguri është shumë i madh.
A bëjmë mjaft për atdheun?
Këto që po i shkruaj, mbase mund të hapin debate të ashpra por shpresoj së paku këto debate të jen të mirëfillta dhe të sinqerta. Persoalisht jam shume i zhgenjyer me zhvillimet politike e jetësore historike të Shqiptarëve. Duke shfletuar historine, shifet se ne si popull kemi qenë krenaria e historisë, sepse kemi bërë dicka që të tjerët të na kene zili?
Në këtë këndvështrim, qofsha i gabuar, por përse duhet të jemi krenar për ate se cka kemi bërë për atdheun tonë? Të themi se jami krenar me ate cka kemi bërë për atdheun, ma merr mendja se biem në grackën e atyre që, me patriotizmin e popullit, kërkojnë të nxjerrin përfitime personale. Do të thoni se për krenarinë kombëtare kanë folur e shkruar shumë, brez pas brezi, e sidomos rilindasit. Mos harroni se ata jetuan në një periudhë kohore kur të gjitha shtetet ishin të formuara, të zhvilluara, dhe kishin bërë një farë përparimi. Shqipëria jonë e varfër, në kohën e Rilindjes, nuk kishte fituar akoma pavaresinë.
Le te flasim më mirë për sot. Shkojn udhëheqësit shqiptarë në një mbledhje apo në një takim të nivelit më të lartë politiko-ushtarak. Edicionet e lajmeve në televizionet shqiptare e fillojnë edicionin e tyre me këtë lajm sikur ka ndodh dicka e madhe. Të shikosh fytyren e udhëheqësve tanë, të dhimbsen. Si ndonjë lypës që dikush i ka dhënë një lëmoshë, e ai i bie në gjunjë për ta falenderuar.
Kan harruar ata të mjerë (udhëheqësit tanë) se ta pranosh peshkun e gatshëm, gjithmonë, nga dikush do të thotë:
Të mbetesh në të ardhmen pa peshk, madje edhe më keq, të mos dish ta zësh peshkun vetë kurrë. Do të thotë përveç se do të jesh i uritur, do të jesh edhe i parëndësishëm dhe i nëpëkëmbur.
Kjo është krenaria? Është krenari të presësh cdo të vendosin të tjerët për ty? Është krenari që të jesh në zemër të Europes e të jesh jashtë saj? Për c'krenari flasim? Është krenari që presim c'do të vendosin të tjerët për fatet tona? Më thoni ju lutem, a kemi bërë mjaft për atdheun?
Këto që shkruaj, e shumë të tjera që nuk shkruaj, janë shpërthime që më mbysin kur shoh e dëgjoj për krenarinë shqiptare se cka paskemi bërë ne për atdheun tonë. Na ka mbetur vetëm krenaria pa u thelluar në rëndësinë e saj. Popujt janë zgjuar, janë zhvilluar e kanë ecur përpara, ndërsa ne ballafaqohemi me probleme si rryma, uji etj etj.
Miqtë e mi, për ata që duan të më kuptojnë si mikë? Është ndryshe ti bëjm qejfin vetes, e është ndrysheti quash gjërat me emrin e tyre të vërtet. Unë që po shkruaj këta rreshta, nuk jam as më shumë e as më pak shqiptar se secili prej jush. Unë nuk e dua Shqiptarinë as më shumë e as më pak se secili prej jush. Por unë nuk mund të rri pa thënë midis miqëshshqiptarë se krenarinë unë e shpreh karshi të huajve. Kush më njeh e di se kush jam e c'bëj për ruajtjen e emrit Shqiptar, natyrisht aq sa mundem edhe pse për kombin dhe atdheun nuk është kurr mjaftë. Nuk duhet të ngopemi me lugen bosh. Të thuash se jam krenar për ate cka kam bërë për kombin shqiptarë, është të ngopesh me lugen bosh. A mund të thuhet se kam kontribuar mjaft se kam paguar 3%-in, apo në fondin vendlindja thërret, a mund të quhet kontribut formim i një Dege të një partie politike në mërgim, a mund të quhet kontribut për atdheun se ke dhënë lëmosh një të varfëri në vendlindje.
Po të kthehemi mbrapa në histori dhe të shifni sa patriot shqiptarë u vran nga dora shqiptare, sa u kërcënuan e mos të flasim sa u penguan në mënyra të ndyshme në aktivitetet e tyre kombëtare. Një "kontribut" i tillë u pa parmbrëmë edhe nga disa shqipëfolës që kohë pas kohe paraqiten dhe ofendojnë në Zërin e Arbërit vetëm e vetëm pse kjo radio flet shqip nga një skaj i Europës dhe i bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Për atdheun aq shumë është shkruar, aq shumë është kënduar, dhe prapë se prapë nuk jemi ngopur me te. A thua pse? Sepse edhe sot e kësaj dite, kur po shkelim në mijëvjecarin e tretë nuk e kemi të tërin bashkë. Nuk e di mallkim i kujt është ky, por që jemi pikë e pesë -jemi. Kam dëgjuar fjalë që thuhet se gjoja turqit e paskan mallkuar Kosovën. Unë kursesi nuk pajtohem më këtë konstatim. Turqit ishin okupatorë dhe mallkimet e tyre jan të pavlefshme dhe fare të pa rëndësishme. Dhashtë zoti e mos ta ken mallkuar nënat e patriotëve shqiptarë që u vranë nga dora shqiptare si: Hasan Prishtina, Avni Rrustemi , Luigj Gurakuqi, Haxhi Zeka, Selman Kadria, Azem Hajdari, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Ahmet Krasniqi, Komandant Drinin, Tahir Zemaj e shumë e shumë emra të njohur të qështjes shqiptare.
Ata që duan të mësojnë për peshën dhe vlerën e lirisë, për sakrificën e arritshmërisë së saj, ata që dëshirojnë ta dijnë se si kontribohet për atdhe, duhet të shkojnë e të shohin Kullat e Jasharajve në Prekaz.
Ata që nuk e bëjnë këtë, mund ta duan jetën, mund të dinë edhe ta gëzojnë atë, mund të mburren me kontributin e tyre, por për lirinë dhe vlerën e saj, nuk kanë se çfarë të thonë.
Ata nuk dinë aq sa duhet për atdheun, nuk ndjejnë atë që duhet për të, dhe rrjedhimisht edhe nuk janë në gjendje ta çmojnë atë.
Me respekt: Ali Rexhepi-Hässleholm
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Ali Rexhepi:Çkemi bërë ne për atdheun?!!!Letër radios"Zëri i Arbërit"
Pershendetje miku Ali Rexhepi,
Une e lexova me vemendje shkrimin tuaj dhe thene drejt eshte prekur mire shumecka ne te.Ne edhe po te vdesim per atdheun nuk mund te kryajm misionin e plote per te.Nje dijetar i cmuar i yni ka thene:"Atdheun duhet dashur edhe kur te vret".Nese ne themi kemi bere shume per atdheun,gabohemi dhe bejme marrira,por detyra jone eshte te mundohemi sa do nje shkendijë të japim për te.Kur ishte fjala per "Zerin e Arberit",duhet te themi se ky medium eshte munduar me tere forcen te shpetoi shqiptaret e merguar,shqiptare keta qe u detyruan nga pushtuesit te leshoj trojet e veta.Ky medium qe vepron ne perendim,qe u drejtohet mergimtareve tane ne gjuhen e embel te atdheut,qe i pajise me informata dhe programe te rrafshit kombetarë,jo vetem me këngë,sepse radio që emitojne kenge sot kemi shume,edhe po te mos kishim kenget sot i kemi ne Youtoube,por kjo radio kombetare ka bashkuar shqiptaret,ka ruajtur gjuhe,kulture dhe tradite,ka pregaditur edhe programe kombetare per femijet,si duhet te lidhen ata me atdheun dhe te e duan ate,si te i mbroi te rinjet nga asimilimi.Andaj miku Imri Trena bashke me shoqen Shemsijen kane bere shume pune edhe me shkollat shqipe ne Norvegji,per te mbajtur ndezur zjarrin e atdhedashurise tek femijet.Doren ne zemer edhe ju miku Ali Rexhepi keni bere pjesen tuaj ne kete medium te shejte,per te cilen u jemi mirenjohes.Se ka njerez qe duan te e rrenojne kete medium kjo shihet qartë,por ky medium nuk ka lene zbrazetira qe ata te mund te veprojne dhe kjo eshte e sigurte se ky medium me nuk mund te rrenohet.Per atdheun kurre nuk mund te e bejme te teren qe duhet bere,por cdo perpjekje per te ndihmuar atdheun ze vend te shejte ne mbrojtejen dhe ndertimin e tij.Andaj perpjekjet e mikut Imri Trena bashke me familjen e tij dhe poashtu tuajat ne bashkepunim me te,per te vene nje gure ne keshtjellen e atdheut,jane perpjekeje qe nuk mund te i ve askush ne pikpyetje.Per atdheun e kemi borgj jeten,gjakun,frymen,kalojme nje jete te tere duke u rrepatur per te dhe i mbetemi borgj,por e rendesishme eshte te mos rrijme duarkryq,por perzemersisht te bejme krejt cka mund te bejme per te.

shaban cakolli- Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008
Similar topics
» Miradie Z-Avdullahi:Zëri i Arbërit
» Enver Bytyçi:"Po edhe këtë na e bëre, o Sali Berisha"!?
» Matilda Doka: "Zëri i Heshtjes"
» Haxhi Muhaxheri:"Zëri i Arbërit" 14 vjet në shërbim të kuturës dhe traditave kombëtare
» Sevdije Rexhepi:Nga libri: "THE SOUNDS OF WATERFALLS"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi