Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shyhrete Behluli demanton shpifjet e disa vebfaqeve

Shko poshtë

Shyhrete Behluli demanton shpifjet e disa vebfaqeve Empty Shyhrete Behluli demanton shpifjet e disa vebfaqeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 17, 2011 10:19 pm


Shyhrete Behluli demanton shpifjet e disa vebfaqeve

Shyhrete Behluli demanton shpifjet e disa vebfaqeve 18sh-Hover


Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli është gjendur përsëri në qendër të spekulimeve mediale, sidomos të vebfaqes "Telegraf" dhe "Noa" për gjoja gjendjen e saj shëndetësore.

Kështu disa vebfaqe në Kosovë dhe në Shqipëri kanë përhapur shpifje se gjoja ajo është dërguar në “…Spitalin Psikiatrik në qytetin e Shkupit”.

Sipas këtyre spekulimeve “…këngëtarja e njohur ka kaluar në krizë nervore dhe gjendja e saj është e rëndë aktualisht ndërsa ndodhet nën kurim intensiv. Nga burimet bëhet e ditur se shkak për kalimin në këtë gjendje të rëndë nervore, ishte një problem familjar. Mësohet se bashkëshorti i Shyhrete Belulit ka shpenzuar të gjitha paratë që kishin në kumor dhe kur këtë fakt këngëtarja e ka mësuar, ka kaluar në traumë nervore”.

Ky spekulim medial i disa vebfaqeve ka shqetësuar tej mase këngëtaren Shyhrete Behluli e cila i ka deklaruar “Botës sot” përmes telefonit se gjendet shëndosh e mirë në familjen e saj dhe se do të ngre padi ndaj këtyre mediave që shpifin ndaj saj dhe familjes saj.

“Dëshiroj që përmes gazetës dhe vebfaqes së gazetës “Bota sot” të demantoj këto shpifje dhe dua t’i informoj fansat e mi se unë jam shëndosh e mire si molla dhe se jam me familjen time të ngushtë në raportet më të mira familjare”.

Këngëtarja Behluli shtoi se kjo është një fushatë e orkestruar kundër saj dhe familjes së saj por që nuk kanë kurrfarë ndikimi në raportet e saj me bashkëshortin dhe anëtarët e familjes së saj. Ajo shton se do t’i befasojë fansat e saj me një hit të ri duke “ua mbyllur” gojën të gjithë atyre që shpifin kundër saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi