Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shyhrete Behluli është sëmur !

Shko poshtë

Shyhrete Behluli është sëmur ! Empty Shyhrete Behluli është sëmur !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 17, 2011 10:52 pm

Shyhrete Behluli është sëmur !

Shtesë lexoni reagimin e Shyhrete Behlulit

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Beluli përfundon në çmendinë, nën kurim pas një situate traumatike psikologjike që ka përjetuar.Burime nga Spitali Psikiatrik në qytetin e Shkupit, i thanë Agjencisë NOA se këngëtarja shqiptare nga Kosova, Shyhrete Beluli është sjellë ditën e djeshme (e Premte), në këtë repart.
Nga burimet e mësipërme bëhet e ditur se këngëtarja e njohur ka kaluar në krizë nervore dhe gjendja e saj është e rëndë aktualisht ndërsa ndodhet nën kurim intensiv.Nga burimet bëhet e ditur se shkak

për kalimin në këtë gjendje të rëndë nervore, ishte një problem familjar, njofton NOA.Mësohet se bashkëshorti i Shyhrete Belulit ka shpenzuar të gjitha paratë që kishin në kumar dhe kur këtë fakt këngëtarja e ka mësuar, ka kaluar në traumë nervore.

Zulejha Ramadani (NOA/INA)

STAFI KOSOVALBANER ,duke i pa reagimet e adhuruesve te Shyhretes të cilët kan shkruar me qindra komente,nga brengosja për shendetin e Shyhretes u munduam te kontaktojm me dikend që mund të di më shumë.
Kontakuam me Mahmut Feratin i cili i demantoi këtë info.
Ai tha mbrëm kemi kendue në Zvicer me Shyhreten dhe nga keto fajlë s’ ka asgje te vërtet.
Shyhrete Behluli është sëmur ! Shyhrete1
fotografur ne Hamburg -Gjermani me 1 prill.2011

Shyhrete Behluli është sëmur ! SHYHRE-150x150
Jemi shëndosh e mirë
Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka reaguar ndaj raporteve të publikuara në mediat shqiptare ku thuhej se ajo është shtruar në një spital psikiatrik si pasojë e një situate traumatike. Shyhreti ka thënë për Telegrafin se ajo dhe burri i saj janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk ka asgjë të vërtetë nga spekulimet që u përhapën në media. Çifti ka thënë se do të ngre padi ndaj medias që e ka fabrikuar këtë spekulim duke qenë se një informatë e tillë është e dëmshme për jetën personale dhe publike të këngëtares./telegrafi/

http://kosovalbaner.com/vm/2011/04/shyhrete-behluli-eshte-semur/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi