Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK shtyn Kvendin zgjedhor

Shko poshtë

PDK shtyn Kvendin zgjedhor Empty PDK shtyn Kvendin zgjedhor

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 17, 2011 10:25 pm


PDK shtyn Kvendin zgjedhor



PDK shtyn Kvendin zgjedhor 18hashim-thaci4444Hoxhaj mohon të ketë frikë brenda PDK-së për mbajtjen e një Kuvendi të rregullt zgjedhor, me gjithë faktin se pas zgjedhjeve të fundit nacionale, në PDK është rritur pakënaqësia, sidomos tek disa eksponentë të fuqishëm politikë të saj.


Partia Demokratike e Kosovës edhe pse kishte parlajmëruar se do të mbante Kuvendin e ri zgjedhor të partisë gjatë kësaj vere, ajo është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Sekertari për marrdhënie me publik i kësaj partie, Enver Hoxhaj tha se Kuvendi zgjedhor mund të mbahet në vitin 2012, ose më së largu në pranverën e vitit 2013, varësisht se kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas Hoxhajt, energjitë shtetformuese dhe qeverisëse që ka PDK-ja në këtë faze, do të duhej të koncentroheshin në punën e Qeverisë, ndërsa për zgjedhjet e brendshme të mendohet për vitin tjetër.

“Me sa e di unë, ka qenë një ide që të organizohet një proces zgjedhor partiak në përputhje me dokumentet e partisë dhe në përputhje me vendimet që marrin organet e partisë, por unë nuk mendoj që është në interes të qytetarëve, nuk mendoj që është në interes të PDK-së dhe nuk mendoj që është koha në 2011-në, që ne si njerëz që kemi përgjegjësi në Qeveri dhe shumë deputetë që janë në Kuvendin e Kosovës për herë të parë, energjitë tona më të mira t’i kanalizojmë në procedurat partiake”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj mohon të ketë frikë brenda PDK-së për mbajtjen e një Kuvendi të rregullt zgjedhor, me gjithë faktin se pas zgjedhjeve të fundit nacionale dhe koalicionit me AKR-në, në PDK është rritur pakënaqësia, sidomos tek disa eksponentë të fuqishëm politikë të saj.

Më 24 tetor të vitit të kaluar, PDK ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor, ku është konfirmuar mandati i Kryetarit Hashim Thaçi dhe Kryesisë së partisë, por nuk kishte zgjedhje të rregullta nëpër degë, nëndegë e seksione.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi