Enver Bytyç:Fundi i iluzioneve
Faqja 1 e 1
Enver Bytyç:Fundi i iluzioneve
Fundi i iluzioneve
Enver Bytyçi
Del në skenë “Eulex”-i
Këto ditë kanë ndodhur disa ngjarje njëherësh: Në Këshillin e Sigurimit kreu i OKB-së pranoi se UMNIK-u është i dështuar në Kosovë, pra se ai është i padëshirueshëm për shqiptarët. Në Prishtinë kryeministri porositi të harrohet gjashtë pikëshi. Në Beograd shefi i EULEX-it, Kermabo, u shfaq njësoj si Zanieri, si përket qëndrimit ndaj statusit të Kosovës. Ndërsa te Ura e Ibrit policia e Kosovës ka kthyer mbrapsht një zyrtar të lartë të Serbisë, Bojan Angjelkoviq, duke ia pamundësuar rrugëtimin e mëtejmë në territorin e Kosovës.
Duket pak si lëmsh para porte: Por kur ndodhin ngjarje të tilla së paku ndihmojnë që të shohim më qartë ato që vetëm i kemi prejudikuar. Keshtu shqiptarët sot janë të vetëdijshëm më shumë se çdo herë tjetër për disa qartësi:
Qartisia e parë vjen nga Ban Ki Mun-i, i cili pranon se shqiptarët në Kosovë janë kundër pranisë së OKB-së dhe se ata duan të forcojnë shtetin e tyre të pavarur. Ishin qëndrimet e vendosura të cilat i përmendi zoti Thaçi me gazetarët, të cilat e bënë esëll Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. Megjithatë Ban Ki moon-i ka dhënë kështu mesazhin e qartë, se shqiptarët janë ata që vendosin në Kosovë edhe për praninë e OKB-së, edhe për përparimin dhe zhvillimin e shtetit demokratik. Institucionet e Kosovës kanë tash një dëshmi prove më shumë, për t'u sjellë si sovranë të shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj.
Qartësia e dytë vjen nga Beogradi. Prej aty bëhet me dije se EULEK-si dëshiron të shndërrohet në UNMIK, jo vetëm në pikëpamje rrotacioni, por dhe në pikëpamje të qëndrimeve, sjelljeve dhe raporteve që do të mbajë me shtetin e Kosovës. Kjo vijë politike që shpalli Kermabon në Beograd i bën institucionet e Kosovës të jenë të kujdesshme që Eulex-i të mos u bëjë atë që ua bëri Unmik-u dhjetë vjet. Mundet që ato vlerësimin konket ta bëjnë nga vlerësimi i praktikës që zhvillohet në vend, e cila ka vetëm një matës: Respektimin e kushtetutës dhe të ligjeve të shtetit të Kosovës. Nëse Kushtetuta dhe ligjet e shtetit juridik, për çka është në Kosovë EULEX, zbatohen, atëherë deklarata e Kemarbo zhvleftësohet. Nëse shefi i EULEX-it deklaron ditë e natë se është neutral ndaj statusit të definuar të Kosovës dhe nga ana tjetër nuk zbaton ligjin e Kushteutën, atëherë ai është kundër Kosovës. Qytetarët shqiptar pas deklaratës së Kermabonit në Beograd me siguri do të jetë më syçelë, por sa do të ketë dobi vetëm nga “syçelësia”? Nëse EULEX-i fillon të procedojë si UNMIK-u, atëherë “syçelësia” e shqiptarëve do të jetë e efekshme vetëm kur përseri, si për 6 pikëshin, kryeministri Thaçit do të thotë: "Harrojeni Kermabo-n e bashkë me të edhe EULEX-in".
Së treti, ngjarja në Urën e Ibrit mund tia ketë hapur sytë edhe vetë Kryeministrit. Gjithë historia e shpikur dhe e shpifur e asaj ngjarjeje drejtohet në radhë të parë kundër autoritetit politik të tij. Forca të caktuara nga europianët euleks-sistë janë të interesuar që ky autoritet të zbehet dhe mundësisht Thaçi të kthehet në një person pa ndikim në Kosovë. Por Kryeministri i Kosovës nuk ka arësye të gabojë, sepse në mbrotje të Kushtetutës e ka krejt popullin në krah. Ai ka tashmë shembullin sesi disa forca të caktuara ndërkombëtare ishin përpjekur që ta nxirrnin nga loja politike ish-Presidentin Rugova. Ndalimi i zyrtarit serb te Ura e Ibrit dhe jo në kufi me Kosovën është një moment delikat, që synon të zhvleftësojë pikërisht vendosmërinë e kryeministrit të Kosovës për të forcuar ligjin në Kosovë. Për pasojë synon më pas degradimin politik të tij. Ndonëse ky veprim ka edhe prapavijë politike më të sofistikuar sa i përket planeve serbe për ndarjen e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi i ka mundësitë ta riparojë këtë goditje, që ia sollën eulexa-sit, të cilët lejuan zyrtarin serb të hyjë në Kosovë. Por ai mund t'i këshillojë dhe të vetët, që ata të mos bien në kurthe të tilla.
Të tri këto ngjartje shënojnë ndoshta dhe fundin e iluzioneve që kishim për Eulex-in

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fundi i iluzioneve
» Enver Hasani, Enver Sahani apo Enver Sahati
» AGIM GASHI:ENVER SHQIPTARI - Enver Malokut
» Një foto e mrekullueshme derguar nga Genta Bytyç
» Skënder R. Hoxha: Një historik i familjes Demaliaj, të fisit Bytyç, nga Breg Paci i Malësisë së Gjakovës (II)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi