Fundi i iluzioneve
Faqja 1 e 1
Fundi i iluzioneve
Fundi i iluzioneve
Gjithnjë e më shumë, zhvillimet në Kosovë, jo vetëm ato politike, por edhe ekonomike, jo vetëm ato të marrëdhënieve “të paqarta” të organizatave ndërkombëtare në vend, por edhe me ato jashtë vendit, instancave të larta BE dhe OKB, po bëhen gjithnjë më transparente. Transparente në kuptimin se zhvillimet në Kosovë tashmë po dalin jashtë kornizës së të kuptuarit politik. Pra, kundërthëniet janë kaq të vrazhda dhe kaq konkrete që i pasqyron thellimi gjithnjë e më i madh i krizës, saqë opinioni nuk do të mund të “ushqehet” gjatë me “kundërthëniet” mbi situatën e opozitës dhe të pozitës, ose më së paku interesimi për këso “zhvillimesh politike”, të bie në masën aq të rrezikshme sa që në zgjedhjet e radhëve nuk do të ketë më votues. A mund të “konstruktohet” numri i votuesve, (përqindja në pjesëmarrjen e zgjedhjeve, kjo mbetet të shihet), por një gjë është e sigurt: nëse nuk paraqitet së shpejti një kualitet i ri i politikëbërjes, dhe nëse nuk do të ketë shanse që të merret një konsensus për veprime të reja kualitative, amullia që është thelluar do ta shndërrojë Kosovën në një vend, ku qytetarëve do t’u humbet besimi në institucionet e shtetit. Janë shterur të gjitha metodat e mistifikimit propagandistik të situatës në Kosovë: pengesat tashmë (haptas ndërkombëtare) për shtrirjen e pushtetit në tërësinë territoriale të Kosovës, pengimi i të shkelurit të Kushtetutës, dhe këndellja e Parlamentit që të dalë nga ai formati humoristik dhe sarkastik i dialogut parlamentar. Është koha e “iluzioneve të humbura” që janë krijuar gjatë një kohe 10-vjeçare (shumë, shumë të gjatë) të marrëveshjeve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare. Qytetarët dëshirojnë të dinë se ku qëndron puna, jo që qytetarët kanë fuqi t’i ndryshojnë kahet e proceseve të devalvuara, por që së paku të mos jetojnë më me rrenat dhe premtimet që janë bërë për 10 vjet, dhe në emër të së cilave, qytetarët janë privuar nga çdo përmasë e të jetuarit normal. Kjo situatë mund të vazhdojë në pakufi, askush të mos mund ta ndryshojë status-quon, por vetëdijesimi politik i masave po ashtu e futë shoqërinë në një etapë të re të përpjekjeve për të gjetur modelet për të dalë nga kriza ekonomike dhe kulturore. Nëse dikush llogarit në zombizimin, ç’ kulturimin e shqiptarëve deri në përmasën e skllavorobërisë, atëherë llogaritë e tilla i përjashton si të pamundura vetë evolucioni i krizës. Qëndrimi i fundit i BE-së ndaj Kosovës, ka krijuar një zhgënjim masiv të qytetarëve, sidomos në marrëdhëniet e BE-së me Serbinë. Bashkësia ndërkombëtare, sigurisht ka sondazhe, që e bindin se është amputuar dhe është eliminuar (madje edhe mundësia) e paraqitjes së lëvizjeve të reja politike në Kosovë. Kjo edhe mund të ndodhë, sepse në ish-Jugosllavi, gati 50 vjet, nuk ka pasur lëvizje të mirëfillta (sepse ato kanë qenë të orientuara ideologjikisht, sipas sistemeve ekzistuese), por, megjithatë qytetarët shqiptarë nuk kanë pasur iluzione se në Jugosllavi do të mund të krijojnë kushtet që të mos jenë më qytetarë të rendit të dytë. Pra, humbja e iluzioneve është faza më e rrezikshme e vetëdijesimit të qytetarëve. Por, kjo fazë nuk do të mund të ketë kulmin e saj, përderisa media do të jetë e instrumentalizuar politikisht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Bytyç:Fundi i iluzioneve
» FUNDI I NJË DIKTATORI
» Fundi i “Babës” në Kushtetuese
» AGIM GASHI:JA SI DUKET FUNDI IM
» Me 21 dhjetor, fundi i te keqijave (Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi