Çerçiz Loloçi: Shpëtojeni profesor Qosen
Faqja 1 e 1
Çerçiz Loloçi: Shpëtojeni profesor Qosen
Shpëtojeni profesor Qosen
Nga Çerçiz Loloçi
Një kolegja jonë shkrimtare e njohur brenda dhe jashtë vendit, para do kohësh, dha një opinionin e saj për profesorin e kapur nga e keqja Rexhep Qosja. Opinioni i saj i botuar fillimisht te RD dhe më pas te Bota sot dhe te disa rrjete internetike pati mendime pro e kundra që më së paku përpiqeshin të mbronin profesorin që si s'i shkruan dhe si s'i boton askush përveç një të përditshmeje në Tiranë.
Përkundër keqkuptimit të shumëkohshëm të profesorit të angazhuar më shumë në artikuj kritikë dhe gjuhësorë që shkojnë deri në 28 apo 29 libra, Tirana zyrtare e komunizmit apo e demokracisë, ka qenë më shumë dashamirëse ndaj përkrahjes së këtij intelektuali prej Vuthaj se sa vetë Prishtina që ose e ka futur në ujë ose nuk ka denjuar të bëjë publike shërbimet ndaj regjimit diktatorial.
Edhe në kohën e ndalimit të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës, pavarësisht se ishin dhe janë i njëjti komb, Rexhep Qosja ka hyrë dhe ka dalë në veprimtaritë më të rëndësishme kulturore mes dy vendeve, ndërsa ka qenë naivisht një lloj modeli në protestat e studentëve të Dhjetorit që iniciuan përmbysjen e regjimit komunist.
Kush është Rexhep Qosja?
Pa dashur të shtojmë apo të heqim ndonjë frazë po ripërsëritim biografinë e shpërndarë prej tij. Lindi më 25 prill1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj kurse gjysmëmaturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Prishtinës ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 pranohet asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967-68 specializon shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Më 1969 zgjidhet bashkëpunëtor shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit. Pas doktorimit më 1972 është zgjedhur një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik profesor inordinar dhe mandej profesor ordinar në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri në vitin 1981 shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik dhe gjatë viteve 1974-1975 kryeredaktor i jashtëm i revistës letrare Jeta e Re. Ka botuar një numër të madh recensionesh, vështrimesh, artikujsh, sprovash, trajtesash dhe studimesh nëpër shumicën e revistave shkencore dhe letrare duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe e të krijimtarisë letrare në përgjithësi.
Tjetërsimi i profesorit
Siç mund të shihet nga kjo biografi e shkurtër gjatë periudhës sllavo-komuniste profesor Qosja është disi i njohur në hapësirën ballkanike dhe pak më tej dhe bash për këte investim kulturor mendohej se në zhvillimet e sotme mbarëshqiptare do të ishte më dobiprurës së pari në krijimtari, por edhe në çështjet e pazgjidhura identitare.
Megjithatë kur flasim për krijimtarinë letrare të të dy periudhave të Qoses, të majtë dhe të djathtë, komunistë, ballistë, zogistë, monarkistë, kolaboracionistë, ciganë... pothuaj të gjithë pajtohen se vuthjani nuk është as më shumë e as më pak se gjashtë - shtatë milionë shqiptarë që përpos punëve të tjera bëjnë edhe letërsi.
Ne fushën e studimeve gjuhësore dhe të kritikës letrare druhemi të japim ndonjë mendim shterues, por jemi të sigurt së nese nuk do të ishte vullneti i disa botuesve në Prishtinë dhe i Toenës në Tiranë, që i ribotoi veprat dhe e bëri (pa votim të fshehtë) nderi i Kurveleshit, nuk dimë cili shtet apo shkollë i referohet kësaj prodhimtarie. Natyrisht është një produkt i ish shkollës ruse, por i panjohur dhe i paballafaquar me shkollat perëndimore.
Në pjesën që profesor Qosja e pretendon më shumë, atë të intelektualit pakompromis, joservil, antitotalitar, mund të thuhet se gjatë periudhës sllavo - komuniste ai ishte aq kritik, aq sa mund ta lejonte një regjim që i plotësonte komoditetet e akademikut dhe që përshfaqej mjaft i zellshëm për të ndërmarrë fushata kundër intektualëve shqiptarë në Kosovë, por jo të kombësive të tjera të mbështjellë në ish Jugosllavi.
Investimi euroatlantik
Edhe mendja më inteligjente dhe fatparashikuese s’mund të mendonte se çfarë mund të ndodhte me kombin shqiptar në fillimshekullin e ri. Por mrekullia, megjithatë, ndodhi. Së pari Shqipëria, megjithë problemet që i ka sjellë klasa politike, është tashmë anëtare e NATO-s dmth e aleancës më të madhe të paqembajtjes në botë.
Së dyti Kosova, pavarësisht shqetësimeve që i ka prurë elita politike, është sot një shtet i pavarur i njohur nga vendet më të rëndësishme të perëndimit.
Së treti shqiptarët në Maqedoni, megjithë foshnjërinë e politikanëve shqiptarë të paqes dhe të luftës atje, falë marrëveshjes së Ohrit janë një faktor i rëndësishëm shtetformues në truallin e brishtë, ndërsa shqiptarët e Malit të Zi, të shtetit që mund të strehohen së toku në një gratacielë amerikane, po fitojnë më shumë të drejta- të gjitha këto të bëjnë të mendosh se për shqiptarët ka një investim konstant dhe të pandërprerë euroatlantik. Brenda një prirjeje europiane për të fshirë kufijtë, më shumë se shtetet e mëdha që e kanë përgjegjësinë e këtij projekti, këtë afri e ndjejnë dhe e përjetojnë më shumë popujt e vegjël të ndarë në shtete dhe kombe të ndryshme.
Nga ky projekt afërmendsh përfitojnë edhe bashkëkombësit tanë çka domethënë që secili shqiptar në tri apo katër shtete ndihet më i madh dhe më i vlerësuar në hapësirën ballkanike dhe europiane. Dhe ndërsa ndodh ky ridimensionim i shqiptarëve dhe një ndryshim i ndjeshëm mentaliteti, profesor Qosja vazhdon të qëndrojë në llogoren e vjetër duke u shndërruar në një depozitë vreri antishqiptare.
Pavarësisht vlerave që janë gjithmonë të diskutueshme, subjektive e që i mbeten kohës për të situr dhe mbajtur çfarë i hyjnë në punë dhe çfarë jo, duhet pranuar se me a pa të drejtë Qosja ka qenë një farë intelektuali model që mund të bëhej edhe udhërrëfyes për shqiptarë këndej dhe andej kufijve, por ai për vit e më shumë filloi të zvogëlohej, të mbartte një mal vreri që shpjegohet zakonisht ose nga misioni ose nga karakteri i vetë kësaj qënieje njerëzore. Është e pamohueshme që disa kanale vizive shqiptare me investime dhe impakt sa media të ngjashme perëndimore kanë tashmë një grup analistësh afër maxhorancës apo opozitës, por që s'kanë parapëlqyer të imitojnë llogoren e Qoses, pra të pozicionohen haptas ndaj njërës apo tjetrës forcë politike në Prishtinë.
Sot është një hapësirë e lirë, nuk ka censurë, s'ka urdhra e porosi nga organet eprore ish komuniste; edhe kur mund të të mbyllen të gjitha kanalet e shtypit të shkruar apo viziv, ka gjithnjë një vebfaqe interneti që mund të shprehësh mendimet e tua, megjithatë, duhet gjetur ndonjë dashamirës i Qoses që ta këshillojë për të ruajtuar çka mund të ruhet prej tij, për të mso u shndërruar në një dordolec që s’tremb dot as harabelat e fushës.
Pak nga jeta
Çerçiz Loloçi u lind në Gjirokastër më 18.05.1961 dhe tani është banues në Tiranë.
• 1982-1986: Studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe.
• 1985-1987, sekretar i rinisë së Universitetit të Tiranës.
• 1987-1990, sekretar i rinisë së kryeqytetit për kulturën dhe shkollat e të gjitha cikleve.
• Prej 15 vjetësh gazetar dhe publicist në disa nga mediat e përditshme (Albania, Koha Jonë, Shekulli, TemA, Albania, Telegraf. Shqip)
• Punon aktualisht në gazetën ALBANIA.
• Ai është gjithashtu redaktor përgjegjës i revistës dygjuhëshe (shqip-frëngjisht), MONUMENTET, botim i Akademisë së Shkencave
• Çerçizi është autor i dhjetra skicave, tregimeve, novelave, monografi, dosje letrare, një skenar filmi dhe një roman. Ai është autor i komedisë MIKOMANIA, vënë në skenë me trupën amatore të Universitetit Bujqësor, Kamëz.
Krijime:
• TREGIME, përmbledhje me tregime, shtëpia botuese N. Frashëri.
• ADOLESHENTËT, përmbledhje me tregime, shtëpia botuese N. Frashëri.
• PLANET VIRGJËRIE, roman me subjekt nga lufta italo-greke, 1940, shtëpia botuese M. Barleti, bazë e një filmi të njohur amerikan, të shfaqur edhe në Shqipëri.
• HOLOKAUST, Dosje pa koment për krimet e Milosheviçit, shtëpia botuese L. Skendo, bashkautor.
• ZALLDARDHA, monografi, shtëpia botuese LUMO SKENDO.
• HIRET E PROSTITUTAVE, tregime dhe një novelë, shtëpia botuese ENTER.
• Redaktor i librit "Një dosje për Kadarenë" dhe i librit “Albanistan”.
• Shkrime publicistike, esse, veshtrime kritike, recensione, tregime, novela...botuar edhe jashtë shtetit.
• Tregimi i parë “Një tufëz me lule”, 1981, botuar në të vetmen gazetën letrare të përjavshme DRITA, ka qenë njëheri edhe fitues i çmimit të parë të Republikës.
Për ZSH- Kadri Mani (etnike@gmail.com)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çerçiz Loloçi:Pse u harrua presidenti Rrugova?
» Rita Loloci:Rugova, njeriu i paqes
» DEKLARATË PUBLIKE E LIDHJES SHQIPTARO AMERIKANE: SHPËTOJENI "REPUBLIKËN" E KOSOVËS
» Kristaq Shabani:VEPRIMTARI E MADHE NE GJIROKASTER PER RILINDASIT E MEDHENJ BAJO E ÇERÇIZ TOPULLI
» AGIM GASHI:NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE
» Rita Loloci:Rugova, njeriu i paqes
» DEKLARATË PUBLIKE E LIDHJES SHQIPTARO AMERIKANE: SHPËTOJENI "REPUBLIKËN" E KOSOVËS
» Kristaq Shabani:VEPRIMTARI E MADHE NE GJIROKASTER PER RILINDASIT E MEDHENJ BAJO E ÇERÇIZ TOPULLI
» AGIM GASHI:NËSE DONI TA SHPËTONI ATDHEUN, SHPETOJENI SA I KA MBETË EDHE PAK FRYMARRJE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi