Përballen për rolin e UNMIK’ut
Faqja 1 e 1
Përballen për rolin e UNMIK’ut
Përballen për rolin e UNMIK’ut
Institucionet e Kosovës vlerësojnë se UNMIK’u duhet të përmbyllë misionin. Këtë do ta paraqesë Ministri Skënder Hyseni në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit. Një qëndrim të kundërt për këtë çështje do ta prezantojë Presidenti serb, Boris Tadic. OKB nuk planifikon të tërhiqet krejtësisht nga Kosova, por të reduktohet deri në 90 për qind, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar.
Nga Bekim Greiçevci më 23.03.2009 në ora 7:17
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të dëgjojnë të hënën nga Prishtina dhe Beogradi dy pikëpamje krejtësisht të kundërta rreth të ardhmes së misionit të OKB’së në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, i cili do të flasë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit që fillon në orën 16:00, ka paralajmëruar se ndër të tjera, do të paraqesë edhe qëndrimin e institucioneve kosovare se UNMIK’u duhet të përmbyllë misionin, ndërkaq procesin e rikonfigurimit ta përfundojë sa më shpejt.
Me këtë pozicion të Prishtinës, Këshilli i Sigurimit tashmë është informuar. Në raportin e ri, Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së Ban Ki-Moon ka shkruar se shqiptarët e Kosovës konsiderojnë se detyrat e UNMIK’ut janë kryer dhe vazhdimi i pranisë së tij është një pengesë e padëshirueshme për dëshirën e Kosovës për të funksionuar si shtet sovran.
Nga ana tjetër, në Beograd është paralajmëruar se Presidenti Boris Tadic do të kërkojë që procesi i rikonfigurimit të UNMIK’ut të ecë më ngadalë, ndërsa Misioni i Bashkimit Europian në fushën e sundimit të ligjit t’i përmbahet rreptësisht kornizës status-neutrale të OKB’së dhe Rezolutës 1244.
Për rikonfigurimin e UNMIK’ut dhe zhvillimet tjera në Kosovë, do të flasë edhe Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier.
OKB ka nisur rikonfigurimin e UNMIK’ut në qershor të vitit të kaluar, por ky proces nuk ka marrë hov deri më 9 dhjetor kur filloi zbarkimi i EULEX’it.
Ristrukturimi i Misionit të OKB’së në Kosovë dhe reduktimi drastik i personelit do të përfundojë në qershor të këtij viti, është paralajmëruar edhe nga Ban Ki-Moon, por nuk do të ketë shuarje të plotë të UNMIK’ut derisa të mos ketë vendim të Këshillit të Sigurimit, përkatësisht shfuqizim të Rezolutës 1244.
Sipas planeve aktuale të OKB’së, duke filluar nga 1 korriku, UNMIK’u do të ketë 130 pjesëtarë të angazhuar në zyrën politike, ligjore, ekonomike, në përfaqësinë e OKB’së në Beograd dhe Shkup, si dhe në një zyre në Mitrovicë. Përveç kësaj, edhe rreth 500 pjesëtarë tjerë do të merren me çështje të ndryshme teknike e logjistike.
Nga një prani e madhe prej mbi 2 mijë policëve, gjykatësve dhe prokurorëve, që i kishte deri para katër muajsh, UNMIK do të ruajë një Zyre Ndërlidhëse të Sundimit të Ligjit me një numër simbolik të stafit teknik.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, kur UNMIK kishte mbi 5 mijë pjesëtarë, ky do të jetë një reduktim prej afër 90 për qind.
UNMIK’u i rikonfiguruar do të merret me monitorim dhe raportim politik, me lehtësim të kontakteve mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe me lehtësim të komunikimit të Kosovës me ato organizata dhe shtetet që nuk e njohin si shtet të pavarur.
Përveç çështjes së rikonfigurimit të UNMIK’ut, Ministri Hyseni dhe presidenti serb, Tadic, pritet të ballafaqohen edhe me disa çështje tjera për të cilat Prishtina dhe Beogradi kanë pikëpamje të kundërta.
Presidenti Serbisë do të deklarohet kundër të Forcës kosovare të Sigurisë (FSK). Lidhur me këtë, ai ka dërguar edhe një letër proteste në adresë të Sekretarit të OKB’së dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.
Tadic, i cili të hënën do të takohet edhe me Ban Ki-Moon, pritet të hapë edhe çështjen e gjashtëpikshit, zbatimin e të cilit Beogradi e kërkon vazhdimisht, por për shkak të kundërshtimit të Prishtinës, ka mbetur pezull.
Sipas burimeve të gazetës, Presidenti serb do të ankohet edhe për shkak të ndalimit të zyrtarëve serbë nga policia e Kosovës.
Në Këshillin e Sigurimit, ku ka edhe ambasadorë të shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Ministri Hyseni ka thënë se do të flasë edhe për të arriturat në Kosovë, gjatë katër muajve të fundit.
“Në këtë periudhë kemi pasur aprovim të një numri të madh të ligjeve për ndërtimin e institucioneve të pavarura të shtetit të Kosovës, pastaj kemi pasur themelimin e një numri institucionesh shumë të rëndësishme, që ndonjëherë unë i quaj palcë kurrizore e shtetit, siç është Shërbimi Inteligjent, Këshilli i Sigurisë i Kosovës, pastaj Ministria e Mbrojtjes ose Ministria e Forcës së Sigurisë e kështu me radhë”, ka thënë ai për Radio Europa e Lirë.
Ai po ashtu do të flasë edhe rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në Kosovë, duke vënë theksin te gjendja në veri të vendit dhe në ato, ku ende nuk ka një kontroll të plotë dhe të mirëfilltë të institucioneve kosovare dhe atyre ndërkombëtare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Filipinezët përballen me vërshimet!
» Me këto pamje mund të përballen vetëm ata që janë të guximshëm (Foto/Video)
» SECILI NË ROLIN E VET
» Salihaj: SHIK-u në rolin e UDB-së
» MBI ROLIN E KRITIKES MUZIKORE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi