Salihaj: SHIK-u në rolin e UDB-së
Salihaj: SHIK-u në rolin e UDB-së
Salihaj: SHIK-u në rolin e UDB-së
Deputeti Salihaj hedhë poshtë akuzat e një qytetari nga Ferizaji.
Salihaj ka akuzuar “RTK”-në dhe gazetat “Epoka e re” dhe “Express” se po bëjnë fushatë të shfrenuar kundër tij, duke vlerësuar se të tria këto mediume kontrollohen nga SHIK-u.
Prishtinë, 10 dhjetor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Adem Salihaj. Ai tha se dëshiron t’i jap disa sqarime se kush është Hajriz Zeqiri, nga fshati Pojatë i komunës së Ferizajt, njeriu që i deklaroi RTK-së. “Gjoja se unë ia kam ofruar 45 mijë euro për një deklaratë të rrejshme në të cilën ai do të thoshte se Azem Syla e ka urdhëruar që të më vrasë”, tha Salihaj. Ai sqaroi se atë ditë kur e kanë thirr nga RTK që të prononcohet lidhur me deklarimet e këtij personi. Ai është befasuar, sepse nuk kishte asnjë njohuri se kush është ky person dhe çka dhe pse kishte deklaruar. Ademi i ka thënë RTK-së se nuk ia vlen të merret me të dhe absolutisht janë fabrikime të SHIK-ut dhe ka kërkuar të publikojnë deklarimin e tij. Deputeti Adem Salihaj, tha se po atë ditë është interesuar dhe ka pyetur disa njerëz se kush ishte ky person. Sipas deputetit dhe nënkryetarit të LDD-së, ata që i ka pyetur, që në fillim i kanë thënë se ky ishte një person shumë problematik dhe e kanë sugjeruar që të mos merret fare me të, sepse nuk ia vlente të merret me një person të tillë. “Megjithatë, duke parë një fushatë të shfrenuar të disa mediave, unë e pash të arsyeshme të prononcohem. Sipas informatave që kam, Hajriz Zeqiri është një person shumë problematik, njeri që ka pasur probleme të mëdha me ligjin, i cili ka kryer numër të madh veprash kriminale dhe ka qenë sa e sa here në burg edhe në Kosovë, por edhe në vende të tjera”, tha Salihaj. Sipas tij Hajriz Zeqiri, së bashku edhe me anëtarë të tjerë të familjes ka qenë i dënuar për vjedhje dhe grabitje. Fqinjët e tij e njohin si njeri që u ka shkaktuar vazhdimisht probleme dhe janë shumë të pakët ata që flasin me të. Pohohet se ky person ka pasur shumë gra dhe njëra nga gratë e tij ishte mbytur në bunar dhe shumë probleme tjera. Ai ka probleme edhe tash brenda familjes dhe tash e ka një procedurë penale në Gjykatën Komunale ne Ferizaj për ushtrim dhune në familje, ku përmendet babai i tij plak. Të gjitha këto tregojnë kush është ky dhe me çfarë merret. Sipas Adem Salihjat, ky person është i njohur ku në trazirat e 17 marsit, i priu masës së njerëzve dhe me një kontë benzine, shkoi te ndërtesa e institucionit më të lartë komunal dhe bëri thirrje për ta kallur ndërtesën e komunës. “Lidhjet e tij me SHIK-un janë të dukshme, është njeri i kontrolluar dhe përdoret për nevoja të tyre dhe qëllimi i tij dhe i SHIK-ut, ka qenë që ta zhvendos vëmendjen nga dëshmitë rrëqethëse të krimit nga të cilat u shokua gjithë opinioni i Kosovës”, tha deputeti i Kuvendit të Kosovës. Sipas tij kjo është bërë që të lihet një përshtypje se gjoja Adem Salihaj edhe persona tjerë ka gjetur e mashtruar me para që të dëshmojnë për krimin gjë që nuk është aspak e vërtetë. Deputeti tha se Nazim Bllaca, ka dal para mediave dhe i ka dëshmuar të gjitha. “Unë them me përgjegjësi të plotë se Nazim Bllaca jo vetëm që nuk ka marr, por as nuk ka kërkuar asnjë lloj kompenësimi në asnjë formë e as ndihmë prej meje që të ndikoi në polici. Ato dëshmi ai i ka bërë me vetë dëshirën e tij”, tha nënkryetari i LDD-së. Ai shtoi se Hajriz Zeqiri, është i njohur edhe për faktin se bredh poshtë e lart nëpër Ferizaj dhe u ofron njerëzve shitjen e një veshke të tij. Adem Salihaj, tha se SHIK-u dhe mediat që kontrollon, kanë tentuar edhe më parë që nga viti 1999 deri më sot të më njollosin në forma të ndryshme me lloj lloj shpifjesh dhe të në fund të aprovojnë se Adem Salihaj duhet të jetë viktimë e tyre dhe ata duhet të likuidojnë. Sipas Salihajt, kjo ka ndodh me të gjitha viktimat e SHIK-ut në periudhën e pasluftës, ku paraprakisht janë bërë fushata të shfrenuara kundër tyre me njollosje e stigmatizime dhe në fund po ata njerëz kanë qenë viktima të vrasjeve të SHIK-ut. “Unë dëshiroj të them se jemi të inkurajuar që këto ditë Brukseli e shqyrtoi edhe çështjen e Kosovës dhe mori qëndrim që EULEX-i të bëjë një luftë më këmbëngulëse kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Them se këto dy dukuri në Kosovë janë shumë të lidhur dhe financohet nga tenderët e korrupsioni, që është në të gjitha segmentet e shoqërisë dhe në institucionet e Kosovës”, tha deputeti. Ai shtoi se EULEX-i, po përgatitet edhe me kuadro të reja që do ti dërgoj në Kosovë dhe po përgatitet për një ballafaqim serioz me krimin e organizuar në Kosovë. “Është shumë interesant se SHIK-u, ka metoda dhe shkollë të njëjtë sikur UDB-a e dikurshme serbe, paraprakisht ka akuzuar e zhvilluar fushata të shfrenuara kundër personave të caktuar dhe më vonë i kanë arrestuar ose likuiduar. Mund të them se SHIK-u e ka zënë me një meritë të plotë vendin që dikur e kishte UDB-ja në Kosovë dhe sot shumë njerëz, politika, e pronar biznesesh jetojnë në ankth sikur dikur nga UDB-ja e Serbisë, e tash nga SHIK-u në Kosovë”, tha Salihaj. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, mendon se kjo situatë nuk mund të zgjas pa fund dhe organet e drejtësisë, EULEX-i dhe gjithë bashkërisht duhet të jenë bashkë në luftë kundër krimit të organizuar, sepse kjo po e shkatërron jo vetëm të ardhmen tonë, por edhe të fëmijëve tanë. Nënkryetari i LDD-së, tha se duhet të luftohet kjo dukuri, e cila është shkatërruese për shoqërinë tonë në Kosovë. Sipas tij logjika e shpifjeve, e njollosjes është metodë e SHIK-ut dhe askush tjetër në Kosovë nuk ka asnjë interes që të veprojë kësisoji ndaj meje dhe shumë politikanëve në Kosovë dhe kjo është metodë e njohur. “Mua më erdhi interesant që RTK si media publike shkon dhe e gjen apo ua ofron një njeri problematik Hajriz Zeqiri dhe nuk njoftohet asnjë media tjetër. Ndërsa dy mediat tjera dhe Epoka e re dhe Expresi e marrin të njëjtin material. Këtu është një lidhje shumë e dukshme e SHIK-ut me disa media të Kosovës”, tha Salihaj. Sipas tij kjo është dashur të jepet në të gjitha mediat. Por ka ekzistuar frika se ky person, i cili është mësuar ta plasoj një gënjeshtër të SHIK-ut frika ishte se ai nuk do të dijë të gjendet para mediave dhe do të zbulohet dhe e kanë thirr vetëm RTK-në dhe të mos jetë asnjë gazetarë tjetër dhe të plasohet vetëm nga RTK-ja si lajmi kryesor i tyre”, tha Adem Salihaj. Ai tha se këtë betejë shumë të vështirë që po e bënë kundër krimit të organizuar është në interes të Kosovës. / Besim Toska

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adem Salihaj “godet” SHIK-un
» Salihaj: Kryeministri Thaçi përgjegjësi për krimet e SHIK-ut
» Salihaj: Fraksioni i SHIK-ut me VV-në duan ta prishin koalicionin PDK-LDK!
» Salihaj, ende nuk është shuar dëshira e SHIK-ut, për t`i hequr kokat e LDK-së
» Adem Salihaj reagon ndaj Isa Mustafes: A i zuri peng SHIK-u deputetët e LDK-së në një skutë të kuvendit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi