MBI ROLIN E KRITIKES MUZIKORE
Faqja 1 e 1
MBI ROLIN E KRITIKES MUZIKORE
Dr Sul Gragjevi
Nga Dr. Sul Gragjevi
Si dhe pse duhet ta ushqejmë kritiken muzikore .Gjithëmonë koncertet janë dhe do të jenë objekt i kritikës muzikore . Çdo kritikë nuk është një informacion sepse ndryshe do të thiresh informacion dhe jo kritikë .
Çdo kritikë është një konkluzion i qëndrimit ,pikëpamjes,mendimit dhe i
impresionit të personit i cili në këtë rast është në rolin e kritikut .
Kritikët punojnë në mënyra e rrugë të ndryshme të cilat mundë të
pëlqejnë ose jo . Qellimi kryesor është që kritika të informojë lexuesin lidhur me muziken dhe artin muzikor në përgjithësi .
Nganjëherë ndodhë që kritikët duan të vënë re në ndonjë performancë koncerti instrumental apo simfonik por edhe operistik , ndonjë
notë mangut , apo rrëshqitje të memories gjatë interpretimit për të na
treguar se e njohin pjesen që po luhet shumë më mirë nga audienca profesionale dhe në këto raste japin konkluzione a raporte pa vend , të pa
përshtatshme dhe jashtë temës kryesore .
Mendoj se kritika ka një vend të gjërë në artin muzikor . Më e mira prej të gjithave është kur kritika është e mirëinformuar sepse në këtë rast ajo do të shkruaj drejtë për çdo gjë , deri në detale e në mënyrë konstruktive duke e vën pikem mbi " i " .
Atje ku kritika është e pa aftë të gjykojë për një koncert , për solistin ,
orkestren apo dirigjentin dhe vepren , kjo ndodh ngaqë kritiku apo kritikja
nuk i njohin mirë arsyet dhe shkaqet dhe se ata nuk janë në gjendje të hyjnë mbrënda psikologjisë dhe emocioneve të interpretuesve . Në raste të tilla kritikët mundohen të japin spjegime e raporte por jo detalet kryesore që kanë të bëjnë me rezultatin përfundimtar .
Unë vetë merrem me kritiken dhe nuk nisem nga pamja e jashtme e një koncerti apo simfonie , apo opere , jo , në asnjë mënyrë .
Kur u bë performanca e violinë koncertit të Paganinit në Re maxhor No.1 në Tiranë nuk vura re asnjë lloj kritike në shtyp për një interpretim virtioz të violinistit Shqiptar Tedi Papavrami . Ai interpretoi me mjeshtri një koncert virtuoz të Paganinit .Pse kritika e Tiranës nuk tha asgjë të veçantë për Papavramin , për orkestren , dirigjentin dhe koncertin No. 1 , asgjë rreth integritetit të tij si muzikant . Se, që të analizosh në një mënyrë kritike atë performancë është e domosdoshme pa tjetër të njohësh Paganinin , 24 kapriçot e tija , repertorin e tij dhe veçoritë e koncert-virtuozit tonë modern . Violinisti ynë me një "infant prodigy" tregoi vlerat e tija artistike si një virtuoz i vërtetë i violinës . Po ashtu edhe Orkestra Simfonike nën drejtimin e Maestro Ermir Krantja ishte në nivelin e kërkuar dhe në balancë me instrumentistin , në një performancë virtuoze.
Ndersa , nuk më kujtohet se në cilen gazetë një kritike , në vend që të bënte një vlerësim real performancës po fliste për mangësitë e sistemit të ngrohjes në sallen e koncertit , pra jashtë temës qendrore , dhe jashtë çdo koncepti e niveli profesional .
Kompozitorët i kanë filluar shpesh violinë koncertet në tonalitetin "Re" sepse ky lloj tonaliteti i hapë mundësi të mëdha instrumentistit i cili ka
midis tjerash edhe një tel "Re" . Por disa kompozitorë kanë shkruar koncertet edhe në tonalitetet e tjera e që shpesh i korespondojnë telave të tjerë të violinës si Sol*, La* dhe Mi* e që i gjejmë në violinë koncertin
e Max Bruch ( në Sol ) ,të Mozartit ( në Sol ,No.3 dhe në La maxhor No.5) të Mendelssohnit ( në Mi minor ) etjera .
Kjo duhet të jetë njohja e parë e kritikës , pra tonalitetet , pastaj tri seksionet ekspozicioni , zhvillimi dhe rekapitulacioni krahas gjithë
elementëve muzikorë të virtuozitetit dhe mjeshtrisë .
Çdo orkestrant i një orkestre simfonike është pa tjetër me shkollë të lartë muzike ose konservator e me gjithate edhe orkestra dhe dirigjenti janë objekt i kritikës muzikore por jo të asaj kritike në kuptimin e mirëfilltë por i kritikës e cila është në gjendje ti bëjë një vlersim shkencor - muzikor
një koncerti a performance .
Muzika është i vetmi art i gjallë dhe ajo flet me gjuhen e vet . Eshtë dirigjenti ai nga i cili varet çdo gjë në orkester , se ai është përgjegjës për tempon, për balancen instrumentale , nivelin e volumit , koloritetin orkestral , theksin dramatik dhe klimakset . Bile muzikantët nuk janë absolutisht të pa gabueshëm në sensin e tempos prandaj edhe në këtë rast është dirigjenti ai që duhet të unifikojë tempon e orkestres .
Herbert von Karajan ishte një dirigjent gjeni jo vetëm në simfonitë dhe koncertet por veçanrisht i njihte më mirë se kushdo tjetër operat e Verdit ,
Puccinit , Wagnerit , Donizettit , Bellinit dhe ishte njohës i mrekullueshëm i
skenës . Ai kish një komandë absolute mbi orkestren megjithëse orkestrantët e tij ishin të gjithë virtuozë . Roli i tij si dirigjent duket në
Simfonitë e Beethovenit veçanrisht në Simfoninë No.5 dhe No. 9 Korale*si dhe në Simfoninë No. 6 Pathetique* të Çajkovskit .
Në të njejten rrugë është edhe dirigjenti Riccardo Muti i cili po dirigjon me sukses në Njujork dhe Chicago .
Pra fusha për të ushtruar kritiken muzikore është aqë e gjërë sa edhe e
vështirë dhe e kualifikuar sepse ka të bëjë me fokusimin e gjithë forcës në gjykimin me cilsi të interpretimit dhe performancës ndryshe nga analiza e cila merret me studimin e lidhjeve në mes të strukturës muzikore , performancës dhe kulturës .
Edhe publiku në sallë gjithashtu ndodhet para kritikës muzikore . Ai duhet ta njoh koncertin , interpretimin e artistit , qoftë ky instrumentist apo dirigjent apo orkester dhe patjetër punimin muzikor dhe kompozitorin në mënyrë që ta absorbojë performancen . Vetëm dua të jap një shembull të freskët per një performancë në DeVos Hall të qytetit Grand Rapids Michigan
në të cilen asistova . Një orë para se të fillojë performanca e "Requiem" e Verdit , dirigjenti Sir David Lockington në një auditorium të madh doli para audiencës për ta njohur me gjithë pjesët e Requiemit . Kishte thirur
kengëtarët e kuartetit dhe filloi në piano ti shoqërojë në pjesët Offertorio*, Agnus Dei * , Lux Aeterna* dhe Libera Me* shkurtimisht dhe krahas kësaj i bëri spjegimet lidhur me jeten e Verdit , punen dhe vepren e tij dhe veçanrisht për Requiemin që do të çfaqesh pas 30 min. , çdo gjë e ilustruar edhe me pamjet filmore që nga çfaqja e parë në San Marco të Milanos e deri në ato të La Scalas . Këtë , dirigjenti e bëri për audiencen që ajo ta absorbojë plotsisht performancen . Dhe kjo bëhet vetëm në Amerikë , një shembull dhe praktikë që duhet të ndiqet edhe në vendin tonë ku nivelet e edukimit muzikor mbrënda audiencave janë të ndryshme. Kritika Amerikane ka se çfarë të shkruaj për një performancë të till ,fjalët më të mira, për një interpretim madhështor të një doppio kori të fuqishëm , për një kuartet brilant , për një orketster të një dimensioni të madh me 6 tromba , 7 çelo , 8 viola , 4 fagote , 4 korno e 5 base e kontrabase së bashku , përveç violinave , si dhe për një dirigjent të madh. Kjo orkester simfonike performoi deri sot edhe Simfoninë No. 80 në Re minor të Haydnit Simfoninë No. 5 të Beethovenit , Skerco nga Simfonia No. 9 , violinë koncertin e Beethovenit dhe piano koncertin No. 20 të Mozartit , Simfonia No. 3 "Eroica", Simfonia No. 8 Dvorzhak , violinë koncerti i Mozartit No. 3 , piano koncerti No. 1 i Çajkovskit etj. nga veprat e klasikëve , pra siç shihet deri tani kur sezoni është në fillimin e tij ka një ngarkesë të madhe me një pragram shumë të ngjeshur performancash .
Një rendësi të veçantë ka edhe media shqiptare e cila duhet të shkruaj më tepër për performancat , interpretuesit , e bazuar mbi kritiken muzikore.
Pianistja kroate Martina Filjak e përfundoi me sukses vitin 2009 , me një triumf në një konkurs prestigjioz të pianistëve . Recitali u mbajt në Njujork në sallen e pallatit Zankel* që i ngjanë atij të famshmit Carnegie Hall . Kësaj pianiste i hapet një derë e re e sukseseve sidomos mbas kritikës që i bëri interpretimit të saj kritiku i New York Times , Antony
Tommasini , një prej kryesorëve në këtë gazetë për muziken . Ajo interpretoi sonaten e Beethovenit "Hammerklavier" plot mjeshtri dhe koloritet . Sipas Tommasinit , Martina luajti plot kolor e gjallëri e me një kontroll absolut ndersa në fund ai tha :" Zonjusha Filjak është pianistja që duhet mbajtur para sysh " ( Branimir Pofuk 22.12.09 ) . E , një konkluzion i till sigurisht është rezultat i njohjes jo vetëm të muzikës por edhe i një informimi të plotë për vepren e Beethovenit , stilin e tij të kompozimit dhe të "Hammerklavier" sonatës , një sonatë më se e bukur , e trajtuar nga forca e konfliktit dhe e tensionit . Kjo sonatë është e para prej serisë të punimeve në të cilen bëjnë pjesë arritjet më monumentale të Beethovenit si Variacionet Diabelli , Missa Solemnis dhe Simfonia No. 9 "Korale" . Beethoveni e konsideroi sonaten "Hammerklavier" një kompozim të madh që , op. 106,
ka se çfarë ti japë pianistëve virtuozë që edhe sot luhet dhe ndëgjohet me admirim . Prandaj Beethoveni deklaronte për këtë sonatë :" Eshtë një nga kompozimet shumë të suksesëshme "
Me sa kam lexuar regullisht shtypin për kulturen dhe artin , e vetmja gazetare e aftë që është marrë me kritiken muzikore ka qenë znj. Dhurata Hamzai e gazetës Tema , me një nivel profesional dhe edukim kulturor të veçantë , artikujt , analizat dhe kritika muzikore e së cilës kanë qenë gjithëmonë konstruktive , të dobishme dhe interesante për lexuesin .
Historia e muzikës në rradhë të parë është histori
e stilit muzikor dhe prandaj është e domosdoshme që të njihen disa terma muzikorë të rendësishëm krahas harmonisë nëpërmjet leximit dhe ndëgjimeve të shpeshta të muzikës klasike në radio , me anë të regjistrimeve dhe koncerteve direkte në skenë . Se , për të bërë një kritikë një performance koncerti apo opere është e domosdoshme të dallosh qartë se cila performancë është më e mira . Shumë mendime dhe opinione ka sot në tekstet muzikore bile edhe të vitit 2010 për realizimin më të mirë të Operas "Rigoletto" të Verdit , por mendoj se performancë më të shkelqyeshme se ajo e Tullio Serafinit me starët* Maria Callas , Tito Gobbi
nuk ka , apo "Tosca" e Puccinit me Maria Callas para Renata Tebaldit , dhe me Tito Gobbin , ende nuk duket sot pas më shumë se 30 viteve . E njejta gjë në performancat e piano koncerteve të Beethovenit dhe të Mozartit . I kam parë dhe ndëgjuar shumicen e pianistëve virtuozë por si interpretimet e Vladimir Ashkenazit , Evgeny Kissin dhe Yefim Bronfman për mendimin tim më brilantë se këta nuk ka . Ashkenazi është brilant në koncertet e Mozartit veçanrisht në piano koncertet No. 20, 21 , 23 , 24 dhe 25 ndersa Kissin dhe Bronfman në të pesë piano koncertet e Beethovenit , ato te {ajkovskit , Rachmaninovit ashtu si mundë të thuhet për interpretimin e 6 violinë koncerteve të Paganinit prej virtuozit Salvatore Accardo .
Për gjithë këto arsye që rjedhin nga gjithë këto argumentë , kritika
muzikore është një fushë e gjërë , e nderlikuar që kërkon profesionalizëm, saktësi , mirëinformim , edukim artistik dhe përgjegjësi.
Dr. Sul Gragjevi .
Mesa kam lexuar regullisht shtypin për kulturen dhe artin , e vetmja gazetare e aftë që është marrë me kritiken muzikore ka qenë znj. Dhurata Hamzai e gazetës Tema* me një nivel profesional dhe edukim kulturor të veçantë , artikujt dhe kritikat e së cilës kan qenë gjithëmonë konstruktive , të dobishme dhe interesante për lexuesin .

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hilmi Saraçi: Etika e kritikës dhe e polemikës
» Demir Krasniqi: Stili ''Tallava'' në jetën tonë muzikore
» Maki Canolli:Në mbrëmjen muzikore te "Flaka e Janarit" - Presheva anashkalohet
» SECILI NË ROLIN E VET
» Përballen për rolin e UNMIK’ut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi