Lucian Gruia: Fjalë të ëmbla që e shndrisin errësirën
Faqja 1 e 1

Fjalë të ëmbla që e shndrisin errësirën
Adelina është shqiptarja që din t’i bëjë ballë furtunës. Ajo e din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit.
Nga Lucian Gruia
Në kuadrin e kolekcionit „Biblioteka shqiptare”, kohë më parë e pat parë dritën e botimit vëllimi me vargje i Adelina Dokjes „Sekreti i dashurisë sime”. Ashtu siç tregon titulli i paralajmëruar, poezitë i dedikohen sentimentit erotik që ta përkujton zjarrin e një ndjenje të birshtë: „Ah dashuri/ ti je mollë e provuar/ ëndrrat më ndezin/ vetëm hiri që më djeg mbetet/ koha kalon dhe dashuria/ vdes në heshtje të shkrirë...” Në më të shumtën e rasteve dashuria është e papërcaktuar, prej nga edhe trishtimi dhe vetmijësimi i poetes: “Unë digjem në vetminë time/ duke u shuar nga malli...”. Malli ndaj qenjes së dashur që gjendet larg përbën subjektin elementar të lirikës së kësaj poeteshe shqiptare me banim në Itali: “Ah sa shumë do të doja të të kem pranë/ memzi po pres të zbres në tokë dhe Ti/ të më mbulosh me përkëdheljet e mallit...”.
Nostalgjia e Adelinës shumëfishoht edhe me faktin se gjendet në një vend të huaj, e zhurritur nga malli ndaj vendlindjes. E ngushllon poezia dhe dashuria të cilën e diafanizon përmes vegjetalizimit. Fjalët e saj shndërrohen në lule të dehura me nektarin e dashurisë: “Mbledh fjalë me erëtimë lulesh dhe i ledhatoj/ oh, çfarë lulesh ka ky liqen, lule bjeshke/ lulet e zemrës, dashurinë e parë,/ lisat që lartësohen përbrenda/ zogjtë që këndojnë për Atdhe/ vashat porsi fluturat të rrethokojnë/ me puthje të ëmbla ta mbulojnë shpirtin/ bëhem një fjalë e ëmbël që e shndrit errësirëm/ u kallën dritat në thellësinë time/ dhe dëshira për të qenë pronarja e fjalës Të dua”.
Heshtja e kohës, e rindjerë me dhembshuri, është e transponuar në përfytyrime të fuqishme, të transfiguruara nga shpresa për të qenë “trungu i lisit duke u plakur/ nga shiu dhe era i rrahur/ me rrënjë të thara të zbuluara/ me gjethe të rëna/ por mos harro/ edhepse jam e plagosur/ trung me shpirt jam unë/ ua dhuroj jetën atyre që kanë pësuar si unë/ është e vërtetë, fuqi kanë/ porsi ky trung i lashtë që dridhet/ ngase ti më ndihmon/ në brendinë time/ një lis që mugullon duke lindur.”
Një temë tjetër Adelina është revolta kundër forcave që kanë tentuar ta gulçojnë lëvizjen shqiptare për liri: “Gjarpërinjtë/ po të kishin fuqi/ do ta shndërronin në varrezë/ kombin e vet/ botës luftë do t’i shpallnin/ duke e ringjallur Hitlerin përsëri”. Forca ekspresive e lirikës së saj rritet mbi fondin e shqetsimit. E fuqishme dhe e trishtë, e terratisur dhe e ndritur, e tëhuajësuar dhe nostalgjike, poetja më duket si një shkëmb në mes të detit, dhe e cila din t’i bëjë ballë furtunës. Ajo din se shpirti përmes krijmit të tij, është i pavdekshëm: “Nuk jemi të pavdekshëm/ në këtë botë/ një ditë do t’i themi lamtumirë/ vetëm trupin dheu do ta shkrijë/ idetë dhe shpirti/ do të fluturojnë të lirë...”. (Adelina Dokja, Secretul iubirii mele /Sekreti i dashurisë sime, Përktheu Baki Ymeri, Editura RawexComs, Bukuresht, 2011) P. S. Autori i këtij shkrimi, Lucian Gruia është poet, eseist dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lucian Gruia:HESHTJE BIBLIKE TË POETIKËS SHQIPTARE
» Lucian Gruia:Adelina Dokja dhe sekreti i dashurisë sonë
» Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth.
» Ramadan Emini:DRITË MBI ERRËSIRËN
» Tre diej shndrisin Kinën dhe habisin banorët!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi