Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth.

Shko poshtë

Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth. Empty Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth.

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 14, 2010 10:13 pm

Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth. 17063_1190156198878_1377540732_519267_948281_n





Adelina Dardha: Poezi " E ëmbla ime nënë" Gezuar nënë diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall të puth.


Nënë urimet për ty i nxora si perla të bardha nga shpirti,
I nisa dje në agim, pulëbardhës ia vara në qafë,
I vesha me mallin, që digjet në zemër,
E nuk shuhet nga lotët që bëhen valë.
Me yjet e qiellit po t’i shkruaj urimet,
nga cdo cep i shpirtit tim,
Jam flutur pa krah,
se krahët mu këputen nga dhimbja,
Ditën kur u largova,
Prej teje nënë!
Ti sot do shuash qirinjtë mbi tortë,
Dëshira jote e vetme
Ardhja ime, për të gëzuar sytë e tu,
Për të zbutur rrudhat e viteve,
qëndisur fisnikërisht në fytyrën tënde,
Ku buzëqeshja ka ngrirë në pasqyrën e syve të mi,
Lyer dhe zhuritur nga etja e viteve të ndarjes.
Premtimet e mia nënë, që shuhen
Si qirinjtë e tortës tënde,
Që ndizen çdo vitë dëshirave të mia
Ngelur peng biletave të paprera,
Aeroporteve të zhurmshëm pa nisje.
Nënë, po t’i shkruaj me mallin e një bije
Të gjitha në këtë poezi,
me duart që më dridhen nga mendimet për TY,
Se dashurinë tënde e kam prekur të ngrohtë
në qumshtin e gjirit,
Ditën që ti me fale dritën e jetës mbi sytë e mi
të ëmbël foshnjor.
Mbretëresha ime,
sot feston si shqiponja pa zogjtë e saj,
Vitet e jetës mbushur me dallgë,
që se mposhtën kurrë zemrën e vrarë
në oqeanin e mallit.
Kurora jote e dhembsurisë o nënë,
si petalet e luleve rrezaton në flokët e tua të argjenta,
Dritë mirësie fal dhe lutje qe të më përkëdhelësh përsëri....
Nënë po të gatuaj me mallin e
gjithë këtyre viteve mbledhur lëmsh,
Një urim dashurie të zjarrtë si dielli,
Me miell të bluar, nga tik-tak-et e zemrës time,
E sherbet lotët e krypur në këtë natë,
duke pëshpëritur lehtë si fllad plot dashuri:
GËZUAR NËNË DITËN E LINDJES!
 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi