Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli mungon në mbledhjet e Qeverisë

Shko poshtë

Pacolli mungon në mbledhjet e Qeverisë Empty Pacolli mungon në mbledhjet e Qeverisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 21, 2011 1:52 am


Pacolli mungon në mbledhjet e Qeverisë

Pacolli mungon në mbledhjet e Qeverisë 21pacolli-200411


Në kohën kur Qeveria po mblidhej në mbledhjen e pasdites, zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, po pinte kafe me bashkëpartiakët dhe me miqtë e tij në njërin nga lokalet në qendër të Prishtinës, disa dhjetëra metra larg ndërtesës së ekzekutivit. Ai ka përshëndetur zëvendëskryeministren Mimoza Kusari-Lila, e cila është nisur për në mbledhje, kurse ai ka vazhduar pushimin. Pacolli prej që është emëruar zëvendëskryeministër i parë nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Qeverisë, ndërkaq nga zyrtarët qeveritar mungesa e tij është arsyetuar me mungesën fizike në Kosovë, por të mërkurën, kjo nuk ishte arsye.

Behgjet Pacolli është emëruar zëvendëskryeministër i parë, pas marrëveshjes së re të koalicionit qeveritar bashkë me LDK-në për zgjedhjen e presidentes konsensuale. Zyrtarët qeveritarë nuk shohin dualizëm të kompetencave të politikës së jashtme me këtë rast, megjithatë, vetë Pacolli ka kërkuar që të ketë qartësim të kompetencave të tij.

Ndërkohë, edhe çështja e ridizajnimit të Qeverisë pas kësaj marrëveshje të re ende ka mbetur pezull.

Sipas marrëveshjes së re, Aleanca për Kosovë të Re kërkon që t’i ketë edhe dy ministri të reja dhe tre zëvendësministra, mirëpo burimet qeveritare bëjnë të ditur se PDK-ja insiston që mos t’i jap më shumë se një ministri partnerit të koalicionit dhe dy zëvendësministra.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi