Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pacolli: Hoxhajt i mungon diçka në tru ose është një dyfytyrësh

Shko poshtë

Pacolli: Hoxhajt i mungon diçka në tru ose është një dyfytyrësh Empty Pacolli: Hoxhajt i mungon diçka në tru ose është një dyfytyrësh

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 08, 2012 12:44 pm

Pacolli: Hoxhajt i mungon diçka në tru ose është një dyfytyrësh


Pacolli: Hoxhajt i mungon diçka në tru ose është një dyfytyrësh Largea_pacolli1347063436
Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli duke folur për çështjen e diskutuar të njohjes nga Mali, tha se në zyrën e tij ka pasur dokumentin e dërguar nga atje, të notës verbale, por pas dy ditëve ka marrë një letër nga një këshilltar i atjeshëm, se Kosova nuk ka mundësi të njihet. Në mënyrë shumë gjentile thotë se kanë mundur të mos i përgjigjen asaj letre. Është një agjencion kinez që i kishte telefonuar z.Pacolli, duke i thënë se Mali fare nuk e kishte njohur Kosovën. Kam shikuar portalet dhe mediat përgjithësisht se si kanë bërë zhurmë të madhe për këtë çështje. Ai tha se Presidenti i Malit i ka deklaruar se kjo situatë është krijuar për shkak të presionit të brendshëm.
Ndërsa, tha se origjinalin e notës verbale ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa kopjen a ka mbajtur për vete dhe se një ia shpërndarë medieve.
Duke folur për reagimin Enver Hoxhës, sipas të cilit nuk ka ekzistuar njohja nga Mali, ai ka folur me tone mjaft agresive. “Është shumë keq për zotin Hoxha të spikat një gjë të tillë. Mos ka ndonjë zbrazëti në trurin e tij ose është një dyfytyrësi e tij”, tha ai. Pacolli tha se nuk i prish për këtë gjë punët me qeveri, se morali i tij nuk është në shitje, nuk blihet me asgjë. “Unë të gjithë lotimin e bëj me shpenzimet e mia, udhëtimet, hotelet, biletën etj. Paratë për këto nuk i marrë në qeveri, por i mbuloj vetë. Mund ti marrë edhe unë si krejt të tjerët”, tha ai.
Zëvendëskryeministri Pacolli duke folur për reagimin e kryeministrit Thaçi, i cili në debatin Pacolli-Hoxhaj për Malin, i kishte dalur në mbrojtje kreut të AKR-së, tha se i është mirënjohës dhe është i vetmi njeri “që më ka mbrojtur edhe kur nuk kam qenë në Qeveri”.
Duke folur për debatin e porsa hapur se edhe njohja nga Nigeria nuk është e vërtetë, z.Pacolli tha se sa i përket atij Nigeria e ka njohur Kosovën. Ai thotë se Nigeria kishte njoftuar publikisht se Kosova mund të hapte një zyre atje, ndërsa shkrimin në “Ekspres” për mosnjohjen nga ky shtet e quan të pavërtetë dhe të mbështetur në spekulime.
Ai ka kritikuar diplomacinë shtetërore duke e akuzuar se deri më tash për asnjë njohje nuk e ka bërë asnjë falënderim me shkrim për dërguesit e njohjeve verbale.
Duke folur për mospërmbushjen e marrëveshjes së PDK-së sipas së cilës ajo duhej t’ia jepte edhe një ministri, Pacolli tha se nuk do ta prishte koalicionin për një çështje të tillë. Por, ai tha se i ka sugjeruar Kryeministrit që t’i bëjë ndrrimet e duhura në Qeveri.
Duke folur për mos përmbushjen e marrëveshjes, PDK-AKR-LDK, sipas së cilës do të duhej tashmë të kishte filluar rrjedhja e kohës për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale, meqë koha për miratimin e ndryshimeve kushtetuese është duke u tejkaluar, Pacolli tha se është i lumtur që ajo marrëveshje e ka krijuar mundësinë që Presidenti të zgjidhet nga populli. Ai tha se në momentin kur Presidentja është zgjedhur në Kuvend aty ka deklaruar se ajo është zgjedhur si fryt i marrëveshjes në fjalë. “Por, nëse ajo do të vazhdojë të rrijë aty, unë nuk kam fjalë”, tha ai. Por, Pacolli ka këmbëngulur se marrëveshja që është bërë në shtëpinë e tij, nga ku e jepte edhe këtë intervistë sonte për “Interaktiv”, e obligon Presidenten të jap dorëheqje, dhe se një gjest i tillë i jep favore asaj që të hyjë në garën zgjedhore për President.
BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi