Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poeti Alfred Molloholli.

Shko poshtë

Poeti Alfred Molloholli. Empty Poeti Alfred Molloholli.

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 30, 2011 8:30 pm

Poeti Alfred Molloholli. 230676_1666092735816_1342220805_1409075_7664030_n

Poeti Alfred Molloholli.

Alfred Molloholli , lindur dhe banues ne qytetin e Elbasanit , i datelindjes 23 Shkurt 1966 .
Ka mbaruar shkollen e Mesme Profesionale per Metalurgji te Pergjithshme.
Kam botuar ne organe te ndryshme te shtypit periodik te kohes , si gazetat ; - '' Zeri i Rinise '' ,'' Drita '' , '' Eros '' ... etj.
Kam marre disa cmime , ku me i rendesishmi , ai ne gazeten '' Eros '' , te drejtuar nga z. Agim Deva , i vitit 1992 , ku kjo gazete hapi nje konkurs kombetar per poezine me te bukur ne shkalle vendi..
Ka botuar librin ENDERR REBELE. ne vitin 2010dhe po pregaditete te botoje librin e dyte'' fjale vjeshte''.


TI GJITHÇKA JE PER MUA...

Feshferimen e pyllit e kthej per ty ne fjale
cicerimat e zogjve - ne kenge plot pasion,
dallget e detit - simfoni nga shpirti dale
flladin e veriut - ne dore qe ledhaton.

Kur diellin e marr e t'a ve kurore mbi koke
reflekset blu te detit- brenda te dy syve,
me forcen e Anteut qe thithte ne toke
shprish galaktikat e teresine e yjeve.

Te kerkova larg ne gji te fantazise
ne detin e kujtimeve dhe te harreses,
ne sa ngjyra lulesh , emra dashurish
ne oqeanin e pafund, te jetes e te shpreses.

Ti, vetem ti , qe si hena naten qeteson
dhe ne endrra nanuritese e fanit gjithcka,
qe si aureole te ndjek kudo qe shkon
mes qiejsh te kalter, pasionesh te medha.

Per mua je gjithesia , pa cak e pa mbarim
nje yll qe s'ke te shuar,
je dhimbje , je mall per shpirtin tim
nje lule, - qe nuk mbin ne dhe te huaj.

Ti je dielli qe me zgjon ne cdo mengjes
xhelozia me e dashur kur me thua , - te dua,
je me e vogla dhe me e madhja shprese
ti pra, - vetem ti , - je gjithcka per mua.

*******************
Enderroj gjithmone te jem me ty
ndaj , perhere ne mendje te mbaj ,
ndjehem keq kur s'jemi te dy
ne , - .... fajtoret p'a faj ...!!!

******************
... Ledhaton gishti tastieren
per t'formuar numrin tend ,
por , s'i bindet ai deshires
...dicka ka , dicka e tremb ...
Rreze drite , rreze shprese
esht' nje zile qe m'dergon ,
nje '' alo '' , sa gjith' fjalt' e botes
zeri yt ne telefon ...!!!

***********************

... Kur prane s'te kam , kjo zemr' e ngrate
per ty , vargje thur cdo dite ,
dashuria , qenka zjarr -
qe i djeg gjith' perendite .

Sikur ky , mekat te quhej
para Zotit , a cdo feje ,
le te digjesha ne ferr
me deshire , vija pas teje ...!!!


********************

... GJEJA ME MIRE....

- GETE -

Kur kok' e zemer te gjemon
me mire ty , c'te ka enda ,
kush me s'gabon , me s'dashuron
ne varr le te hyje , brenda ....

*******************
... Kurre nuk veproj si dhelpra me rrushin
jo vetem s'te shaj , por as te perbuz ,
se zemra ka nevoje per dashurine , prushin
por ,... fshati qe duket , - nuk do kallauz ...!!!

**************************
... Pemet , nuk harrojne te zhvishen
kurre , - nje here ne vit ,
femrat , - cdo nate , po
ndoshta... dhe cdo dite ...!!!


Pregaditi:Kujtim Stojku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi