Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba

Shko poshtë

Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba Empty Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 01, 2011 8:36 pm

Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba 221763_1525335992450_1806157215_914945_6085138_n
Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba

Më rastin e ditelindjes se poetes Puntorie Ziba po ua sjelli një tufë poezish nga ajo,duke i uruar Ditëlindjen shendet,lumturi dhe suksese në jetë!

Për "Sofra poetike" Agim Gashi - Drenica

KËNGA PËR NËNEN E DETIT
(Shqipërisë)

Eja erë ledhatoji
flokët e nënës së detit!
Thonë se ishte zonjë e moçme
9000020...milion vjet kishte
në faqe gurësh
datëlindjen ia shkroi
një zog sqepartë
kur gjysma e saj
doli nga kufiri gjeografik,
u fut në ankth.
Sa herë që era frynte,
një selam dielli e hëna
ia dërgonte
se vendlindje e kishin
nuk kujtonin as bregdetin
as Morenë
mendjen ua mori
me të bukurën e Drinit
me Sirenën e detit
me Zanën malit
dhe pehrrinë e fushës.
Eja erë
eja ledhatoji flokët e nënës
së detit.


Utopi 0001

Përse më shikon
sikur dëshiron të ma përbish natën,
verën, dimrin.
Kur unë futem në vjershë
e mbushem me imazhe dashurie,
çdo vjeshtë me shi të kuq,
me luleshtrydhe,
e kam afër valën
shiun e diellin
dhe jetoj si zonjë Stambolli.

Utopi ikjeje 2

Përse nuk ika diku larg
ta rahatoj foshnjen time
prej mëndafshi?
Këtu s’pata fryte vere
as darkë me peshq
as këngë me lotë
as varg me lotë
as vaj me lotë
as buzëqeshje me lotë
as gëzime me lotë
asgjë s’pat në këtë kasollë
mbuluar me vrerë!
Përse nuk ika
atje ku s’ ka kërcënim
për vdekje!
Ah, net të veshura me të zeza!
Sikur të udhëtoja jashtë kasolles,
t’i dhuroja pak gjumë
foshnjes
që rritet me vaj!


EJA NË MESNATË NË STRUGË...

Eja në mesnatë
të shëtisim buzë liqenit të Ohrisë
vetëm mjellmat do na shikojnë
asnjë sy smirak
do i kalojmë shavarët
pa grithur asnjë copë lëkurë
do bijmë mespërmes trandofilishteve
kah kopshti i mollëve të çelura
do shikojmë shtëpinë e verdhë afër Drinit
që e humba në bixhoz
do mahnitemi pak
pastaj do ulemi në bangën te pisha e madhe
nuk mund të shihemi sy më sy
hëna nuk bën dritë
do rrimë si dy mumie
me siklet
nuk do puthemi
mbase
të thithim pak aromë peshku .

UTOPI KOMBI

O, malli im i ndezur
për sojin tim
në dhe do futem
po s’i mblodha ata thërime zogjsh
me një copë buknore do mbajmë shpirt
me këngë dasmore do mbulohemi
se kemi mall të shumohemi
e t’i hamë esull mollat e atdheut.


UTOPI KOZMIKE

O hënë nur
përse më dukesh si e gjallë
na shikon me sy
mos je vashë lule
e rrotullohesh
e zbehesh
tmerrohesh e pikturohesh
sikur të të bënin mblesëri
dhe përsëri më përvidhesh diku
e ik
si të ishe nuse
ku po ve
të dashurin ku e ke?


UTOPI 2000

Si t’i mbys tërë veset
E t’i fus në turbullirë
Mos bën mëkate thanë lulkuqet
Mos i fut ata të veseve në vjerrshë.


VAJ NËNE

Nëna tha:
Sa i mundimshëm është mendimi
se vdekja është e pashmangshme.
Më mirë të vdes para fëmijëve
ndonjë vjeshtë të vonë
kur trungjet sehir bëjnë
gjethe e frute në tokë i rrëzojnë
kur lules së verdhë i shteret shikimi
e i pikon koka mbi tokë
kur s’mbetet asnjë gjethe
të gjitha i fryn era
kuturu.
Ku e di e gjora nënë,
se nga i braktis era ato gjethe,
e kur do të kalben...
Nënës i erdhi për të ulëritur
kur i shikoi pemë e
lule pa gjak në fytyrë.
Thanë se nëna u tërbua:
shkuli flokët
hëngri thonjtë
theu dhëmbët
qau natë e ditë
qulli jastëkun
nxori kokërdhokët jashtë
por, nuk plasi duke qarë.
Nadje doli në dritare
afroi pëllëmbën
nën strehën që pikonte me naze:
tak-tak
dëgjoi si asnjëherë
zhurmën e kobshme,
të një humbjeje eterike.
Nëna mezi mbushi një grusht ujë
nga piklat e shiut vjeshtor,
flladiti sytë që i digjnin zjarr,
dhe zgjati duart
deri në qiell,
shkuli hënën me gjithë yje
s’e mëshiroi as të ngrohtin diell,
për inat të vdekjes së pashmangshme
që i harron shtërzimet e bulëzimit
kur lulojnë bij e bija.
Nëna lutej e mallkonte:
Mos na merr moj e zeza vdekje,
o mos na merr!
Mos na merr moj bijë e bija,
se do na zbrazet shtëpia.
Eter u bëfsh moj po na more!
Eter u bëfsh...!

Friburg,13.O7.2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi