Poezi nga Puntorie ZIBA
Faqja 1 e 1
Poezi nga Puntorie ZIBA
Poezi nga Puntorie ZIBA
NJË RRUGË
(Kolosit të filmit, Bekim Fehmiut)
Eh, ti ecje vetëm
drejt një rruge,
i djegur
pa pikë force
shtroje shputën mbi asfalt,
mbi gurë e baltë
mes shikimesh të përçudnuara
qensh e macesh rrugaçe
belgradase,
njëmijë vjet larg nga vendlindja
në mesin e ujqërve të kokës tënde
kalëroje udhën me këmbë odiseje
dhe të rëndonin pellgje gjakrash
mbi sy
bojë plumbi.
Si mbete gjallë
kur hapëroje kokulur
rrugës së Kalemegdanit
me këmbët e tua të vetmuara
kur anash pemët gojëliga
përqeshnin sharraxhinjtë e tu
e ju vëndonin nga një bisht.
Ah, si mbete gjallë!
( dimër, verë)
Gjithë ato vjeshta me baltë e shi,
gjithë ato verëra
pa një rreze,
verë e dimër narthje
të dridhej damari
mëngjeseve udhës së Beligradit
kur merrje nga pak ajër
mes shkurresh e egërsirash
larg mitrës së tokës tënde.
Jeta jote betejë,
rrugëtim me këmbë Odiseje
pa asnjë këngë në buzë
i uritur
për një copë bukë
nga hambari i Kosovës
me buzë të shkrumuara
pa stërkala qumështi
nga një dele Sharri
që të shijon si qumësht
i thithur nga gjinjë nëne,
ah, i thithur nga gjinjë nëne...
(Në dhomën e gjumit)
Edhe në shtrat
trupi yt i bukur
i zënë rob
nuk prehej
se rrinte varur në ajër
afër pjellës së farës së egër.
Çdo mëngjes të ftohtë
i dëgjoje si të shanin e të rrihnin
belgratshe
dhe çdo ditë
të futnin në altarin e vdekjes.
Si mbete gjallë
kur ti ecje,
ecje
se të shtynin
e të pështynin pas shpine
atje ku derdhje mushtin
pa një kokërr fjale të nënës tënde,
në amfiteatër,
brenda në boshësinë e shpirtit
ku t’i prenin kokat
e gjakut të derdhur lum
ku të ngulfaste zëri i të vdekurve
që nuk ju dihej varri.
Ti ishe gjithçka dhe askush,
i ngazëllyer dhe i trembur
me një zemër fluide
që si gur rëndonte ,
brenda lëkurës tënde.
( Larg teatrit)
Eh,
ti ike dhe e le
vetëm,
vetë vetë
dërrasën e Talias,
me këmbë druri ike
sa e doje atë dërrasë
ku ecje me këmbë lypësi e mbreti
pa këmbë shqiptari
dhe,
sytë dritë nuk të bënin më
s’shikoje as petale lule dushku
e lulebore
asgjë shqip ne Belgradin e sertënuar
ku ti e humbe limontinë,
aty ku zjarri e akulli
s’pjellnin pranverë
aty,
ku ditë e natë
dimër, verë
të rropën nga një copë lëkurë koke,
zemre e mushkërie.
(Në mes të ditës)
Mijëra copa ndjenjash,
kokrra lotësh
si kokrra breshëri
i binin tej për tej Kosovës tënde
dhe përplaseshin rrugëve
me asfalt Beligradi
pa ajër Prishtine
pa ajër Prishtine.
Dhe ti,
kolos i artit të shenjtë
edhe pas krismave të rrufeshme
pas dergjes së nënave
për sy biri
mbete i ngujuar aty
në Beligrad
derisa të vranë
në pellgun e gjakut të kokave tua
larg bukës amnore
i kacavjerur në mendime
pa një përqafim,
pa një puthje të tokës tënde
pa i shikuar ëndrrat
si jetoje brenda nesh
ti ëngjëll i kristaltë.
( vdekja të puthi me plumb)
Ku të mbeti arkëmortja
ti hero i kuq i krenarisë
së fisme.
( vaj populli )
I vdekuri ynë u bë hi
u fut në urnë
e doli përsëri.
Ikni korba mos na ngani,
sytë e zi mos ia hani
se ka mbetur një mall vashe
dhe nëneja pa e parë.
ATDHEU ËSHTË GJITHKUND
Atdheu është atje ku dielli lind me bollëk
dhe njëmijë rreze mbeten për ta përkëdhelur
nervin e punëtorit,poetit,mësuesit,mjekut...
Atdheu është atje ku thith ajër pa frikë,
e barku nuk të mbetet bosh,
atje ku të përshëndesin me njërën gjuhë perëndie
që nuk përngjan me melodinë e gjuhës tënde,
atje ku fyerja nuk të zë
e ti mbetesh pa sedër,
as thashethemnaja nuk të bëhet gur në fyt.
Eh, atdheu është atje ku vjeshta e dimri zgjasin pak më shumë,
e ti ke zjarr për aromën e kopshtit të mollëve, gështenjave e ftonjëve,
ku si fëmijë shpoje gishtërinj e thembra, ferrë më ferrë.
Atdheu është gjithkund ku ka lule e zhurmë zogjësh,
ku nëpër rrugë nuk enden zhurmaxhinjë, shkatërrues ëndrrash ,
vrasës çiliminjsh me çanta në krahë.
Atdheu është atje ku rri zgjuar me këmbë te shtrira
mbi mobilje të bardha duke trembur një mizë vere
me nje lëvere pambuku te bardhë si borë,
duke dëgjuar lajme të reja për dërdëllitësit e një politike pa ligje, pa etikë.
Atdheu është atje ku i lanë gishtërinjtë me sapun aromë manushaqeje,
dhe përlotesh në kujtime për njerëzit e tu të lagjeve nga Skupi
që në gjumë thithin aromë myku dhomash të qullura pa kulm.
Atdheu është në tërë dheun e tokës ku mund të kesh një copë varr...
Edhe atje ku shqiptarët e mi kërkojnë lëmoshë nga matrapazët që bëjnë pazar,
e luajnë kukumsheftas me shkjaun e zi.
Atdheu është atje ku shijon gjellë me aromë peshku,
dezerte me arrë kokosi, ananasi e hurme,
pa u mrekulluar me sy nëne
pa u mrekulluar me sy vëllai e motre
ah, atje ku mbetesh pa u mrekulluar...
Atdheu është atje ku shpirtit i del tymi
për lirinë e tokës time,
si nga kandili i vjetëruar, i mbushur me gaz toksik.
Friburg,13.O7.2010
PRITJA 01.
Dhe netët vinin e shkonin buzë liqenit
e nën dallgë futej
hiri i prushit
që digjej në kurmin tim.
Le të vdes që sonte ,
i thoja vetes.
Dhe sytë e tu përgënjeshtruan qytetin,
kur gumëzhinte
dhe pickonte sedrën e syrit të gjelbërt
se gjoja hundshkaba nuk të pret.
Ah, vetëm Drini i futi nën sjetulla
zukamat kafshuese
që të mos i dëgjoja unë
se do më thahej vargu lulejasemine
që e shkruajta për ty.
Deri buzë varrit mbrrina
duke të pritur,
derisa plagës i erdhi era marxhë,
e ti bëje xhiro nëpër thimthat e njoma
pranverë më pranverë,
hepoje dhe thithje lule më lule
si gjarpër i ftohtë
dhe ikje.
Si ikje
breg pas bregu
kur luleadoleshentet virgjër,
zemërngujuara treteshin
duke të nuhatur dallgë më dallgë,
derisa m’u bënë shoqe në fb-në gjigande
dhe gjetën shpëtimin tek këta vargje.
( Unë përsëri pres)
Ditëpritjet, netëpritjet e mia
ma rropën lëkurën
ma tërbuan vdekjen
më lanë me gishtërinj të ngatërruar
me gratë e veja.
Një natë
vetëm një natë
afër dallgës së gjolit tim
kur unë të mallkova:
“ Të daltë shpirti në duart e mia!”
Sedra yte e trembur
pushoi nën hijen e supeve,
aty,
nën liqenin e dallgëzuar.
Nga larg,
të dehur pa futur gjë në gojë
dëgjuam tingujt e Boleros
dhe fjala m’u shkul nga mushti i zemrës:
“Përse më le një jetë të tërë
lulevenitur,
me nje barrë lulevargjesh
si lulelivadhesh
pa krahëshkruarat flutura.
Unë nuk do lindi kurrë më!
Kurrë, nuk do të më lind nëna mua.”
Sikur nxorra pak zë, pas një gjysmë shekulli.
Ti u trembe.
Ti ike.
Ah, ti u trete pa mbaruar kënga.
Klithmën time e dëgjoi këngëtarja e mejhanes
dhe ndaloi këngën.
Ca copëza dritëyjesh
mbuluan kurmin
e qafëzgjatja tretej mbi gjurmët e tij
nëpër rërë.
Ah, ato gjurmë
në dritëhije,
më përngjanin
si gjurmë këmbësh shpendi
që hapëron ngadalë e me naze.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba
» Puntorie Ziba:Poezi nga libri në botim: "Edhe qielli mbetet blu"
» Cikël poetik nga Puntorie Muça-Ziba
» Puntorie Ziba:Nje rruge-Bekim Fehmiut
» Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
» Puntorie Ziba:Poezi nga libri në botim: "Edhe qielli mbetet blu"
» Cikël poetik nga Puntorie Muça-Ziba
» Puntorie Ziba:Nje rruge-Bekim Fehmiut
» Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi