Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar

Shko poshtë

REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar  Empty REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 03, 2011 12:09 pm

REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar

INTERVISTA Me Olivier Basille. drejtor i "Reproters sans Frontieres" për Evropë


REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar  OliveriNjeriu numër një i "Reporters sans Frontieres" për Evropë z.Olivier Basille i ka deklaruar sot, një ditë para ditës ndërkombëtare të lirisë së shtypit, agjencisë informative kombëtare « Presheva Jonë » se «në Kosovë liria e shtypit është ende larg standardeve ndërkombëtare… » Këtë e dëshmon edhe fakti se Kosova e cila zinte vendin e 75 të tabelës së klasifikimit nga vendet botërore ku më së shumti diskriminhohen dhe rrezikohen mediat dhe gazetarët ajo bien ë vendin e 92-të, thotë përgjegjësi i « Reporters sans Frontieres » për Evropë z.Basillë, duke përmendur këtu kërcnimet ndaj « Koha Ditore » (Rasti i Veton Surroit : për spiun të Serbisë) pastaj ndaj atyre të RTK-së, ndja Halil Matoshit, presioni i disa misioneve të vendeve botërore ndaj « Koha..» dhe Expresse etj..

Gjenevë/UNO 2 maj / AIK-Presheva Jonë


Nga mediat në ballkan nuk kërkojmë "superman gazetar", por bile t'mos tolerojnë të jenë "mercenar" të politikave

Presheva Jonë » Fillimisht z.Basille meqë jeni përgjjegjës nga « Reporters Sans Fronitieres » (Reproterë pa Kuifij) për Evropë, jeni të kënaqur rme lirinë mediave sot në botë ?

OLIVIER BASILLE : Jemi edhe s’jemi, ku aktualisht një gjendje të paparesind të shkeljes flagrante të lirisë së shtypit po përjeton ditëve të fundit mediat në Marrakesh, Jemen, Behram e disa vende tjera arabe. Fillimisht do t’ju jepja vetëm disha shifra të dhëna mbi gjendjen e lirisë, kërcnimit të gazetarëve sot ne botë. Pra në ket vit dhe vitin e kaluar. Gjatë këtij viti, vetëm gjatë këtyre katër muajve sot në botë janë vrarë 18 gazetarë ndërsa vitin e kaluar kishim 57. Më së shumti në Irak dhe Libi, ndërsa aktualisht në burgjet e ndryshme të botës gjenden 145, prejt tyre më së shumti në kinë (39) pastaj në Iran (30), në Eritrea (29) , Birmani (14) e kështu me radhë. Sa i përket listës së klasifikimit të vedneve botërore se kush mës ë shumti (nuk) rrespekton mediat apo sa shkilen, diskriminohen ato nga qeveritë venion e parë sivjet e zen Zvicra ndërsa të fundit, pra të 178 e zen Eritrea. Pra, nëse kemi parasysh këto shifra të lartpërmendura të gazetarëve të vrarë, të plagosur apo në burgje dhe nëse bëjë krahasime ngha vitit në vit vërehet një përmisim, por situata e lirisë së shtypit mbetet gjithnjë dramatike sidiomos në vendet arabe si dhe vendet e ish-bashkimit sovjetki, si në Russi, Gjeorgji apo Bjellorusi.


Presheva Jonë : Po, cfarë mund të na thoni rreth situatës së mediave në Ballkan, sidomos në Kosovë ?

REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar  Koha%20ditoreOLIVTER BASILLE : Sa i përket lirisë së mediave në ballkan, natyrisht është shumë më e mirë se nga ajo e para luftës apo gjatë luftës. Kjo është dëshmuar edhe pas luftës në Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë apo edhe në Shqipëri. Tash, kur rajonet i ndajnë disa vite nga konflikti dhe kur në keto vedne sot kemi një situatë të re madje me ambicie për t’u ofruar apo inkuadruar në Bashkimin Evropian. Situata e mediave nuk është përmisuar kushn e din sa në keto vende, sepse nevoite edhe shumë për të punuar për relaizimin e standrardve të lirisë së shytpit, siq rekomandohet nga komuniteti ndërkombëtar. Por, shtrohet pyetja si mund të arrijnë këtë, kur në në disa vende që përmendëm përveq problemeve të politike, të korrupcionit apo krimit të organizuar kanë probleme edhe me mediat, me shkeljen e lirisë së fjalës. Sa i përket vendeve të Evropës Juglindore për shembull në Shqipëri vërehet një përsmisim i lirisë së shtypit, ku vitin e kaluar ky vend gjendjej në radhën e 88, ndërsa sivjet zen vendin e 80-të të listës së klasifimit t¨èe vedneve ku më së shumti shkliet fjala e lirë apo është e pranishme rrezikshëmëria e profesuionit të gazetarëve. Kosova vitin e kaluar ishte më mirë kur ajo zinte vendin e 75, ndërsaa sivjet gjendet në vendin e 92, Sikur Kosova, ngjajshëm ka shënuar rnënie edhe Serbi e cila vitin e kaluar ishte në vendin e 62, ndërsa sivjet në atë të 85. Diskriminim apo rënie moskujdesit ndaj mediave ka rënë edhe në Maqedoni. (2009-34, 2010 -68), pastaj në Mali i Zi (2009-77, 2010- 104), Greqia (2009-35, 2010- 70) e kështu me radhë…



Qeveria e Kosovës është e vetdijshme se rruga për në Evropë kalon përmes lirisë së shtypit

Presheva Jonë : Nëse i lëshojmë një sy faqes së juaj «Reporters sans Frontieres » apo lexojmë raportet e organizatës së juaj, vërejmë në një seri, apo valë të re të kercnimeve ndaj mediave dhe gazetarëve në Kosovë, ku Kosova nga vendi i 75 ka rënë në atë të 92. Cfarë mund të na thoni lidhur me këtë dhe cilat janë arësyet e kësaj rënie drastike z.Basille ?

REPORTERS sans Frontieres: Situata e lirisë së shtypit në Shqipëri në përmisim, ndërsa në Kosovë e keqësuar  ListaOLIVIER BASILLE : Siq e dini në mesin e shumë kushteve apo kritereve i praperijnë vendeve të rejaqë pretendojnë të inkuadruar në familjen e madhe të bashkimit Evropian padyshim është edhe kushti që në atë vend të ketë frymë demokartike dhe lirija e shytpit të mos jetë kontestuese. Pra gjitha vendet e reja për të hyrë në BE duhet të kalojnë edhepërmes rrugës së rrespektimit të mediave, ndyshe me diskriminim të mediave do të ihste vestiré të inkuadrohet në Bashkimin Evropian, cka e besoj se vendet e interesuar janë të vetdijshme në këtë drejtim. Por nganjëherë Brukselli bien ndesh me vet veten, meqë kur kemi parasysh se sot mediat edhe pse ndihen të diskriminuara në Rumani, Bullgari apo Greqi ato megjithatë janë anëtare të BE-së ?! Në Kosovë liria e shtypit është ende larg standardeve ndërkombëtare, përmedndur këtu kërcnimet serike ndaj gazetareve të mediave të ndryshme, siq ishin ato kundër « Koha Ditore », rasti i Veton Surroit, për spiun të Serbisë, rasti Halili Matoshit, pastaj ndaj atyre të RTK-së, presioni i disa misioneve të vendeve botërore ndaj « Koha..» dhe Expresse etj..Kur është fjala për RTK-në, ky medium nën një treg të kufizuar dhe të manipuluar trajtohen në kontrollin e qeverisë. Por zingjirët e pavarësisë mediale në këtë televizon publik po përpiqen të operojnë tregun e prerë për të vepruar lirshëm apo për t'mos qenë i kontrolluar nga askush. Nëse Hashim Thaci dëshiron të dëshmojë se Qeveria e Kosovës është një një qveri e një vedni demokartik dhe është përbetuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit, atëherë ajo nuk duhet të mos pengojnë gazetarët investigativ të bëjnë punën e tyre profesionale hetime, anketa në insitucionet e Kosovës për ta luftuar krimin e organizuar apo dukuritë tjera negative në shoqërinë kosovare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi