Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË. Empty Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË.

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2011 11:44 am

Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË. 222874_1676045424627_1342220805_1421785_787385_n
Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË. 50098_1342220805_3882957_n
Kujtim Stojku:JETË E VËSHTIRË.

Shpesh jeta të fishkëllon pa mëshirë
Ngandonjë fjalë që ti pa qëllim e thua
Jeta të godet ashpër me kamxhik në fytyrë
Sillet barbarisht e vëngër më sheh mua.

Por më pas unë prap me ty takohem
N’mes udhëkryqesh plot mister
Dallgët e shpirtit thellë m’kanë trazuar
Shpesh portat e dheut m’hapen gati për ferr.

Nën vështrimet e tinzarëve gjithnjë nën dyshim
intrigat si rrjeta merimangash thurin për të rënë në lak
gënjeshtrat dhe thashethemet dalin nga shpirtrat e tyre
e shpirtin tënd ta helmojnë përditë e nga pak.

Por ti duhet t’fitosh mbi këtë botë të errët djallëzore
Duke pritur mbi parzmore shigjetat helmuese
Pas këtij dyluftimi të vështirë zemra t’mbushet gjith gëzim
Shpirti t’ripërtrihet si lulet n’pranverë, mposht çdo trishtim…

Fund.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi