Në Tiranë promovohet libri i Sylë Mujajat
Faqja 1 e 1
Në Tiranë promovohet libri i Sylë Mujajat
Shqiperi
Salla e Muzeut Historik Kombetar
Tirana, Albania
Krijuar nga:
Syle Mujaj, Ganimet Shala, Sulejman Abazi
Më tepër Info
PROMOVIMI ZHVILLOHET Në patronatin e UNIONIT KOMBETAR SHQIPTAR (U N I K O M B)
Jeni te ftuar ne promovimin e Librave te autorit Sylë Mujaj
Pjesëmarrja e Juaj na nderon.
Presim konfirmim
Me nderime nga Stafi i UNIKOMB-it
Autori Sylë Mujaj
MARSI OSE KRYEVLERA E NJË EPOKE
Prend Buzhala
(Në vend të recensionit)
Cili është ky mars vlerash?
Dhe përse Marsi?
Sa e sa kulte qëndrese e luftarake janë ngritur që nga epoka ilire e deri te lufta e fundit çlirimtare në Kosovë.
Marsi, kjo perëndi e luftës, shfaqet si SHENJË SHQIPTARE e historisë moderne. Ky mars nisi shembjen e një perandorie të quajtur Jugosllavi. E nisi pa asnjë armë në duar, po vetëm me armën mbi të gjitha armët, atë armën e pamposhtur që është shpirti liridashës i ideve liridashëse dhe të vetëflijimit shqiptar. Shtigje që rrugëtuan deri te kryengritja paqësore e viteve ‘90 dhe që kulmoi me luftën e popullit shqiptar në krye me UÇK-në. Dhe, nëpër të gjitha faqet e të dy vëllimeve, autori flet, mediton, shqyrton, debaton, apelon, bashkëbisedon dhe shkruan për bashkim vlerash shqiptare, për ndërkomunikim vlerash, për bashkim e takim vlerash, që “vlerave atdhetare mos t’iu vritet koha”; vlerash që mbështeten në ndërgjegjen e bashkëvepruese nacionale (“Bashkim Vlerash Kombëtare, ku nderim i veçantë është pjesëmarrja e vullnetit kombëtar e drejtpërdrejtë, kjo do të shtynte krejt shoqërinë tonë drejt një filozofie të vlerave të përbashkëta atdhetare e jo sikur deri më sot të copëzuar apo regjionale”, ndërkomunikim vlerash akademike, diturore, vetëflijuese, ...jashtë militantizmave partiake a regjionale.
Është një mars që nisi një epokë dhe bëri një epokë...
Përgjatë dy vëllimeve me titullin e përbashkët, qëndron nocioni bazë VLERË.
Përgjatë dy librave ngrihet e lartësohet KULTI I VLERAVE.
Në këtë kuadër do shquar edhe theksimet e personaliteteve të shquara për krijimtarinë figurative të Sylës (Syla kishte krijuar një varg punimesh figurative në burgje...dhe për këtë veprimtari krijuese nën kërbaçin policor, ku studio arti e kishte qelinë, ka rrëfime të prekshme e interesante). Kështu, Zija Çela thekson se “në punimet ‘Lotët e qyqes’ shoh shtatë plagë që është një vlerë morale. Ky libër është album”, kurse Adem Istrefi: “Me ashtin e shpirtit vizatimet e tij përcjellin diçka të madhe me vlera të mëdha e do të mbetet e veçantë me vlerat e veta.” Apo Adriatik Kallulli: “Ky njeri i do vlerat kombëtare dhe po ndihmon pa kursim”. Madje, vetë autori e trajton në një artikull të tërë këtë problematikë, me titullin ”Ç’është vlera kombëtare?”. Vlerat e burgut, vlerat e Luftës, Vlerat Atdhetare, duhet ta kenë mbrojtjen e shtetit, si personale ashtu dhe të objekteve dhe mjeteve apo veprave të burgut, luftës etj, nënvizon autori.
Meqenëse përgjatë dy veprave autori apelon për një shënim dinjitoz të 30-vjetorit të PRANVERËS SË MADHE, kësaj Shenje marsi të Vlerave Shqiptare, atëherë ai thekson se vlerat e të burgosurve ish-jugosllavë, duke filluar nga periudha e viteve 1981 - ta duhet të kenë guximin qytetar e ta tregojnë të vërtetën në krejt periudhën 1981-2011...Autori e afishon pikëpamjen e tij se “Vlerat kombëtare nuk kanë limit klanor-politik apo regjional ato po mblidhen me shembullin e Rilindëseve tanë në një kauzë të vetme të formuar e të dalë hapur që quhet vlera Kombëtare Unioni Kombëtar Shqiptar.” Dhe nuk është e habitshme pse ka pjesë të tëra, shkrime e komente të tëra dhe bashkëbisedime e dialogë të tërë përkitazi me parimin vetëvendosjes së Kosovës. Autori shquan zërin autentik etnik dhe i jep jehonë identitetit tonë evropian, kontributit çlirimtar të të gjitha lëvizjeve kombëtare dhe atij euroamerikan në çlirimin e Kosovës. Ai e ndërton vizionin e tij kombëtar mbi bazën e zhvillimit të vizionit evropian.
1. E vërteta dhe historibërja e Kosovës
Titulli shënjues, kuptimplotë, “Marsi sjell vlera:”, na sjell në dy skena kuptimplote dokumentare kohësh: në atë të viteve 1981-1999 dhe këtë të pasluftës. Në këto dy makroskena na shfaqet AUTORI herë në cilësinë e dëshmitarit e të rrëfimtarit,herë në atë të komentuesit apo të bashkëbiseduesit, herë të përjetuesit të ngjarjeve, dhe, kudo e në secilin rol të tillë të shumëfishuar, saktësohet, flitet, shkruhet, dëshmohet e dokumentohet ngjarja reale, përjetimi real, me protagonistë realë e me persona konkretë. Nuk është e habitshme, prandaj, pse në këtë polifoni dokumentare parakalojnë studentë demonstrues, punëtorë, të afërt të autorit, familjarë, udhëheqës politikë të katër dekadave të fundit, policë jugosllavë, udbashë, gardianë, artistë, shkrimtarë, gazetarë, deputetë, keqbërës, qelepirxhinj konkretë me emër e mbiemër, figura ndërkombëtarësh, zviceranë, bashkëvuajtës, të burgosur ordinerë. Është biografia e veçantë e autorit, është biografia jonë e përbashkët, ku rrugët personale çojnë te magjistralja e madhe e shtigjeve të përbashkëta kombëtare.
Lexuesi do ta vërejë Autorin në cilësinë e Njeriut të Drejtë, ë Guximshëm, veprues dhe, sidomos, të Njeriut të Mirë, i cili ne guxim prin në demonstrata, përleshet me policë, gardianë, politikën shtypëse të ditës… dhe përbën një guxim të veçantë guximi autorial për të përleshur me fantazmat e secilës kohë, me hijet para muzgut, dhe në hijet e kujtesës, dëshmisë e dokumentit, duke na e sqaruar: ja cilat janë ato në dritën e diellit, që ju nuk po i shihni, përpara se të bjerë nata, nata e shtypjes dhe errësirës kriminale; përpara se të ndizen dritat tjera për të ndriçuar skuta rrugësh dhe njerëzit që ecin rrugës, në kohë e në histori… dhe, të dy vëllimet autori nuk dëshiron t’i ndajë në “kojë” që tashmë kanë kaluar.
Assesi!
Pse?
Sepse ai konsideron se historia, ajo më e largët dhe kjo më e afërta, ende vazhdojnë, me sirtarët e kujtimeve dhe me ndjenjat e njeriut që i ka mbijetuar të gjitha, dhe, mbi të gjitha, sepse këto hije na shfaqen në rolin e mësues së jetës e mësueses së historisë; aty ku përplasen e ndeshen të vërteta e një kohë; aty ku na shfaqen forcat aktuale histori-krijuese. Aty ku SHENJUESI DHE I SHENJUARI detyrohen që ende ta plotësojnë dhe përplotësojnë njëri-tjetrin (historitë paralele, me arkivat, dokumentet dhe dëshmitë e gjalla).
....
Kurse autori i këtyre dy vëllimeve, Syl Mujaj, na vjen me përvojën e begatshme jetësore. «Jeta shkruan romane», thoshin lexuesit dhe krijuesit e shekullit nëntëmbëdhjetë. E pra, të dy vëllimet vijnë mbasi kanë ndodhur ato shpërthime të pandërprera tektonike atdhetare, jetësore, shoqërore historike e politike, që marrin udhë duke u përfshirë në valën e madhe të ngjarjeve nëpër shtigje kohe. Do të thoshim: jeta e ka përgatitur shkrimin e këtyre librave. Kurse gjithë këtë akumulim të kësaj lënde jetësore, vetëm autori dëshmitar do të mund ta çlironte nga zgjedha e shkapërderdhur për t’i dhënë trajtë; apo për t’u shkarkuar nëpërmes trajtave të vetë Syl Mujaj i takon plejadës së të burgosurve të ndërgjegjes, mbasi kishte rënë ndesh me politikën antikombëtare e antishqiptare të kohës. .....
.....
Prend BUZHALA
Shkurt 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Promovohet libri me poezi 'Gorgonë'
» PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ
» Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë”
» Arsim Halili: Promovohet libri “Lojra popullore në Kosovën Lindore
» Më 26 shtator 2009, do të promovohet libri ''Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi'', të autorit Hysen Ibrahimi
» PROMOVOHET LIBRI ME TREGIME I AUTORIT SHAIP ADEMAJ
» Në tri qytete të Zvicrës promovohet libri „Agimi i lirisë”
» Arsim Halili: Promovohet libri “Lojra popullore në Kosovën Lindore
» Më 26 shtator 2009, do të promovohet libri ''Kosova në zemrën e mërgatës në Suedi'', të autorit Hysen Ibrahimi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi