Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Gashi:Nuk jemi “servilë” të Qeverisë?

Shko poshtë

Ibrahim Gashi:Nuk jemi “servilë” të Qeverisë? Empty Ibrahim Gashi:Nuk jemi “servilë” të Qeverisë?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 24, 2009 11:01 pm

Nuk jemi “servilë” të Qeverisë?

Ibrahim Gashi, nënkryetar i AKR-së
Ibrahim Gashi:Nuk jemi “servilë” të Qeverisë? Sh_b


Ibrahim Gashi:Nuk jemi “servilë” të Qeverisë? Ibra

Ne deputetët e Grupit kuvendar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës jemi për herë të parë deputetë në Kuvend, madje edhe në politikë. Madje shumica prej nesh kemi hyrë në politikë për herë të parë në AKR. Në fillim kemi qenë në një farë “stresi” duke menduar se do të na mungojë eksperienca dhe nuk do të jemi shumë kreativë. Mirëpo ka rezultuar e kundërta. Falë përgjegjësisë së madhe të secilit prej nesh për rolin që ka, AKR-ja ka qenë mjaftë aktive në politikë dhe në Kuvend.
Deputetët e AKR-së nuk e kanë pasur atë ndjenjën e inferioritetit. Do të thotë se i kanë thënë gjërat ashtu si kanë menduar se duhet të jenë. Mbi të gjitha GK i AKR-se ka pasur nisma konkrete kuvendare për të ngritur çështje që është menduar se nuk po bëhen mirë . Konkretisht Grupi Kuvendar i AKR-së është grupi i parë në këtë legjislaturë që ka ngritur çështjen e interpelancës për ministrin e të Punëve të Jashtme. Ka qenë interpelanca më e suksesshme që në fakt drejtpërdrejt ka ndikuar që ministria , përkatësisht qeveria të mobilizohen dhe të intensifikojnë punën dhe të dalin nga pasiviteti i tyre. Tre muaj ne nuk kemi pasur Ministri të Jashtme. Praktikisht, kemi pasur vetëm një ministër me tre katër punëtorë me dy zyra, një ueb faqe me gabime drejtshkrimore dhe vetëm në gjuhën shqipe. Pas interpelancës që ka ndodhur në shtator ne kemi pasur një ndryshim, kanë pasur ngritja e misioneve diplomatike, konsolidimin e stafit. Pra kjo ka qene një impuls që ka dhënë AKR-ja për Qeverinë. Më pas Qeveria është mobilizuar dhe ministria përkatëse ka filluar të veprojë më ndryshe.
Pastaj ju e dini se me pyetjet parlamentare deputetët e AKR-së gjithmonë nga sondazhet që janë bërë për punën e Kuvendit dhe të deputetëve kanë dalë grupi më aktiv në Kuvendin e Kosovës. Konkretisht deputeti Riza Smaka në dy sezonet e punës së Kuvendit është shpallur deputeti më aktiv me pyetje parlamentare dhe komente.
Mendoj që Grupi Kuvendar i AKR.-së përkundër të gjitha atyre hendikepeve që në politikë i ka munguar eksperienca, në të njëjtën kohë ka një përparësi se nuk ka pasur komplekse të së kaluarës dhe i kanë thënë gjërat ashtu si i kanë menduar, ka qenë grup mjaft aktiv, grup konstruktiv, produktiv kreativ që i ka dhënë ide dhe begatuar punën e Kuvendit.
Ne mendojmë se AKR-ja e ka arsyetuar veprimin e vet si parti opozitare. Në fakt ne kemi vepruar ndryshe, nuk kemi qenë të ashpër në fjalor. Por ne jemi treguar më të kujdesshëm që ta kritikojmë qeverinë për gjërat që nuk kemi qenë shumë të sigurt se do të mund t’i bënim vetë më mirë për shkak se kanë qenë shumë komplekse. P.sh. çështja e veriut, çështja e shtrirjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës nuk është varur krejtësisht nga mungesa e vullnetit të Qeverisë së Kosovës. Ne kemi kërkuar që qeveria të jetë më imponuese, por nuk e kemi akuzuar se nuk po bën asgjë. Ndërkaq, për çështjet ekonomike, për papunësinë, për çështjet e punëtorëve shëndetësorë, për policinë, kemi qenë mjaftë aktivë dhe mendoj se e kemi kryer misionin tonë parlamentar opozitar në mënyrën racionale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme në rrethanat që kemi punuar si Kuvend i Kosovës. Për çështjet ekonomike ne në fakt jemi munduar të bëjmë një farë presioni dhe qeveria është munduar të marrë masa, dhe ne kemi menduar se ato masa do të sjellin sado pak ndryshime pozitive. Disa premtime për sektorin e shëndetësisë, mandej për policinë, nuk janë realizuar në masën e kërkuar . Ne duhet t’i përcjellim me vëmendje në rast se qeveria ka dhënë premtime dhe ato nuk i realizon , atëherë ne jemi këtu dhe do të shohim, çka është realizuar e çka nuk është realizuar nga premtimet. Siç ka thënë edhe lideri unë Behgjet Pacolli ne përshëndesim çdo punë të mirë që e bën qeveria në shërbim të qytetarëve në përmbushje të asaj që ka thënë në programin e vet, por do të jemi shumë kritikë dhe kreativë dhe do t’u themi atyre se “...ju nuk e keni bërë kështu, është dashur ta bëni kështu...!”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi