Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DIDIAN SHTATORI:NESËR VOTOHET... KUPTIMI SEMANTIKOR I FJALËZËS ”VOTË”

Shko poshtë

DIDIAN SHTATORI:NESËR VOTOHET... KUPTIMI SEMANTIKOR I FJALËZËS ”VOTË” Empty DIDIAN SHTATORI:NESËR VOTOHET... KUPTIMI SEMANTIKOR I FJALËZËS ”VOTË”

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 9:58 pm

DIDIAN SHTATORI:NESËR VOTOHET... KUPTIMI SEMANTIKOR I FJALËZËS ”VOTË” 230783_10150180732883186_678723185_6811365_6914544_n
NESËR VOTOHET... KUPTIMI SEMANTIKOR I FJALËZËS ”VOTË”

Kush do të jetë pushtetar? Dhe kush do të jetë pusht+ tar?
Nga DIDIAN SHTATORI


1.
Nesër votohet ..
Përse votohet?
Kujt duhet t’i jepet vota?
Dhe pse duhet të jepet vota?
Vota duhet të shënojë në të ardhmën dhe jo të lajthitet…
Apel ky …
Jo…
Thirrje ..
Jo…
Po çfarë ?
Impuls mendimi…
Drejtpeshim…
Drejtqëndrim...
Kush qenka më i bukur?
Kush qenkerka më i dukur?
Kush qenka më i lodruar?
Kush është më publiku?
Kë qendisën si ”publik”?
Kush e ka akoma ndërgjegjen?
Kush ka “bregore”, “gunga” në hemisfera?
Kush s’përfill fitimin?
Kush vjen nga e kaluara për te ardhmja?
Kush do të vijë nga e sotmja për në të nesërmen?
Kush , kush , kush sjell Ndryshimin?
*
Kush do të jetë pushtetar?
Dhe kush do të jetë pusht+ tar?


*
Kush është më i lajthitur në premtime?
Kush dasmon ?
Kush zjarrmon?
Kush besohet?

Nesër votohet...

Qetësia mbretëron....
Vendoset e ardhmja... nëpër aleanca...
Mbaroi demonstrimi,
ngërdheshja,
trilli,
kacafytja,
nxjerrja në pah e të palarave...
U shkri kallai....
Votuesi vë gishtin tregues në kokë… dhe përdor analizë-deduksionin logjik...
Iluzioni kërcen tango, foks, vals , e .. e .. e…...
Premtimi ka qenë këtë kohë: Kryefjala....
Kundërshtarët nxorën shpatat nga milli i fjalësive ...Ndezën... Mbytën flakën ...Ngjyrosën, ”Groposën”, Pikasën ...
Kundërshtarët e ideve dhe të realiteteve duelizojnë...
Nesër….”lahen” hesapet... në shtatë ngjyra ylberore…
Nesër marrin frytin...

Qytetet tona do të lulëzojnë…
Komunat do të begatohen...
Vendi do të këndojë: ”I bukukuri Atdhe po futesh në Evropë”...

Do ta këndojnë në kor të gjithë të zgjedhurit e rinj...
”Më të mirët, më të besuarit e të besuarve, më programatorët, më dinamikët, më produktorët...”
dhe Refreni

”Të duam, o popull,
të kemi shpirt,
lart e më lart
në begatim...
Fanfara, shampanja, bori, fishekzjarre masive…. Aleanca do të gazmohet...


Nesër votohet...

Votat do të numërohen me kujdes. Dijeni…. Do të dalin shumë shpejt si asnjëherë rezultatet, të cilat do t’i paraprijnë sondazhet ”BOB”,”POP” ”KOT” ”SA MË AFËR” ”PAK GABIM”... „PËR QIME...”
*
Kryetarë bashkish të rinj, apo ata që ishin?
Këshilltarë që kanë kaq vjet në këshillat bashkiake e që s’iu dëgjua zëri?!... Këshilltarë që kërkojnë të zgjidhen përsëri të kenë përfitime dhe të jenë në krye të punëve?....
Realizatorë apo formalë?
Do të ndritet qielli, do të shkëlqejë dielli, hëna do të mos mundet të jetë gjithmonë pesëmbëdhjetëshe pa procese të mërzitshme ngrënie, mosplotime... Përralla e Vratkos është ulur këmbëkryq në mëndjet e shqiptarëve...
Kush është më i shëmtuar?
Kush ka plotim profesional?
Ata për të cilët do të votohet përfaqësojnë me të vërtet lëvizjen para, të vrullshme të shoqërisë së etur që kërkon ecjen , progresin?!
Dhe kjo është mënduar nga ”ustallarët”
Ata për të cilët votohet kanë frymëmarrje mendimi dhe intelekt për të siguruar lëvizjen shoqërore? Ç’ARSIMIM DHE PËRGATITJE PROFESIONALE KANË ATA? SI DERI MË TANI, APO NDRYSHE?!
Votohet për të ardhmen apo për interesin?
Për të mbajtur spektrin apo për ta rrëzuar atë, për të mbajtur fronin apo për thyerjen e tij…
Programe , pankarta postera, fleta të lyera me bojëra , lloj- ngjyrimesh…
Flamuj që lindën nga plurimendimi…
Programe të përafërta nga A- Zh….
Kaq shumë parti në listën votuese? Shumë marramendëse numërimi?
E majta , e djathta qendra liberale, liberale qendra, e majta e vërtetë , e majta e pavërtetë, e djathta e rinovuar, e djathta e pavërtetë, demokraci sociale, lëvizje integruese, arbërore, albanaeze,lëvizje, prosperitive… meny partesh… Erëra, brymëm ngricë, vapë, lajthitje…

Për sa akademikë, studiues, shkrimtarë , poetë , artistë , njerëz të tjerë të artit votohet nesër?
Oh, çÇpyes kot?
Kush i do humanët dhe njërzorët... që kanë privilegj ndjenjësoren…
Le të jenë të varur nga “ të pazgjuarit” të zgjuarit…
Stërkëmbth, stërpeng, pongping…”kosh”…
Më mir ë të jesh “fundja: “flutur pa një krah”, “inteligjent i ngrirë“, “mos hapës pune… e tjera e tjera…



A mund të avancojë?
Thonë se “Gjysmëtru, gjysmëmendim, gjysmë e gjysmës të gjysmës së gjysmuar…” fitojnë… S’më besohet ëtë ndodhë nesër kështu?! Mëdyshja më vret…
Nesër votohet…
A do të largohemi nga e brishta?!

Pas këtij votimi a do të shfaqen në ekrane protagonistët : mjekëroshët, mustaqegjysmëspicët, duarkrahëprerërt, gjuhëprerët, këmbëthyerit,.........alët, besëprerët, premtimhumbësit apo djemtë dhe vajzat e bukura parrullore, mesazhdhenësit, parrullambajtësit, postervendosësit, mitingashët, duartrokitësit, ”fjalëtarët” , përrallëxhinjtë.... tatuazhmbajtësit, ikonambajtësit e ajëtsit.. e ajtësist... e ajtësist....
Nesër votohet...

Ti sy i tretë shihe me aftësinë tënde zhbiruese protagonizmin real dhe ekstrem… Në librat e rinj përmbajtje bukurore nga “fasada” …
*
Mua më intereson vetëm një pyetje që ia drejtoj vetes sime dhe atyre që janë si unë: “ Sa do të lexojnë libra nga këta të zgjedhur, apo ata sa të zënë fronin s’kanë pse të lëxojnë , s’kanë pse të lodhen se do të kenë mbi shpinë një qytet, një komunë?!”
A do të investojnë për artin , kulturën , gjuhën , letërsinë e këtij populli?
A do të mbajnë në këmbë dhe të zhurrmojnë qendrat që kanë këtë objeksion?

Nesër votohet…
Pse më pyet ? Ti nuk do të votosh për asnjërin?… Mos ji menefreg… Mos e humb shansin eVOTËS…
Mund të të pëlqejë një në listë… Vendos një kryq a ndonjë iks…
Votohet, o njerëz, me mend në kokë…
Votohet për “deputetë “ të vegjël….
Le të mendohemi deri nesër të bëjmë zbërthimin semantikor të fjalës “votë”…. Dhe ndërkaq le të sjellim dhe një fakt” Mbrohet vota nga shteti dhe Evropa!”

“Brumbullim”

“Brumbujt”
lodrojnë në arenë,
bajgëzojnë topëzime,
japin konferenca shtypi…
Rrokullisen topat
nga pjerrësitë e qeverisjes
mbi njerëzit e thjeshtë bien,…
Ata krrusen,
ata krisen.
Rrokullisen gëzimet,
lidhjet në pjerrësira,
lodhen,
e kuptojnë rrokullisjen.
Topëzimet çbëhen,
shprishen si lidhjet
në dy kahjet e fijeve.
Brumbujt do t’i ribëjnë
topëzimet prej bajge,
sa herë të duhen,
sa herë t’u flihet…,
sa herë të zihen,
sa herë të zgjidhen…
Topëzimet…


Dergoi:Kristaq Shabani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi