Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PS-ja publikoi rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë

Shko poshtë

PS-ja publikoi rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë Empty PS-ja publikoi rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 3:14 pm


PS-ja publikoi rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë

PS-ja publikoi rezultate të tjera për disa bashki të Shqipërisë M.Mimi-


(I plotësuar)-Partia Socialiste (PS) vijon të publikojë rezultate të cilat sipas saj paraqesin një fitore të kandidatëve të “Aleancës për të Ardhmen” në disa bashki të vendit.



Në konferencën e dytë për ditën e sotme zëdhënësja e PS-së, Mimi Kodheli ka theksuar se deri më këto momente në bashkinë e Kavajës ku në 2 qendra ka përfunduar procesi i numërimit të votave rezulton fitues me 70 për qind kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” kundrejt rivalit të tij i cili ka marrë vetëm 30 për qind të votave.



Sipas Kodhelit gjithashtu ka kandidatët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” kanë përparuar në Përmet, Ballsh, Poliçan, Rrëshen dhe Ura Vajgurore.



“Drejt rrugës së fitores janë kanditatët tanë në Korçë, Pogradec, Patos, Bulqizë dhe Fushë Krujë ku procesi i numërimit ende po vazhdon”, theksoi Kodheli.



Më tej Kodheli në emër të PS-së ka falënderuar të gjtihë qytetarët që votuan Partinë Socialiste (PS) duke dhënë një mbështetje për kandidatët e saj.

* * * * * * *



Tiranë, vijon numërimi i votave



Janë numruar 30 kuti nga 433 që ka gjithsej Tirana ndërsa deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.



Kreu aktual i bashkisë Rama ka marrë me 10251 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë Lulzim Basha i cili ka marrë 8755vota.



Në Tiranë Edi Rama i PS 7766 vota, ndërsa Basha i PD 6422 vota ndërsa Milloshi me 73 vota ndërsa kandidati i Partisë Komuniste ka marrë 44 vota.



Në KZAZ nr 2 që përfshin njësinë nr 9 u numeruan 5 kuti, nga të cilat në 4 kuti kryeson Rama në një kuti Basha

PS jep rezultate, Rama kryeson me 10 përqind të votave

Partia Socialiste shpalli fitore në dia bashki ndërsa paralajmëroi fitore në disa bashkia të tjera ku procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende.

Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Mimi Kodheli theksoi se kreu aktual i bashkisë së Tiranës Edi Rama kryeson me 10 përqind të votave në 7 minibashki të kryeqytetit.

Sipas saj Partia Socialiste është fituese në disa bashki të vendit si në Vlorë, Fier, Lushnje, Himarë, Korçë, Elbasan ndërsa është fituese në shumë komuna të vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi