Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VATIKANI OFRON SISTEMINFINANCIAR ISLAM PER BANKAT PERENDIMORE

Shko poshtë

VATIKANI OFRON SISTEMINFINANCIAR ISLAM PER BANKAT PERENDIMORE Empty VATIKANI OFRON SISTEMINFINANCIAR ISLAM PER BANKAT PERENDIMORE

Mesazh nga Lumi Wed Mar 25, 2009 1:38 pm

Vatikani thotë se sistemi financiar Islam mund të ndihmojë në kalimin e krizës ekonomike si alternativë ndaj kapitalizmit.

Gazeta e përditshme e Vatikanit "L'osservatore Romano",raporton se
sistemi bankar Islam mund të ndihmojë për kalimin e krizës globale
ekonomike.

Vatikani tha se bankat duhej të shikonin rregullat etike të financave
Islame për të rikthyer vetëbesimin në mesin e klientëve të tyre në
kohën e krizës globale.

"Parimet etike Islame mbi të cilat janë të vendosura financat Islame
mund të i ofrojnë bankat më afër klientëve dhe të fryma e vërtetë e
cila duhet të shënoj çdo shërbim financiar,"thuhet në gazetë.

Papa Benedikti XVI gjatë një fjalimi vitin e kaluar në lidhje me
përplasjet e tregjeve financiare tha "paratë humbin, nuk është asgjë"
dhe konkludoi se "realiteti i vetëm i qëndrueshëm është fjala e Zotit."

Vatikani ka qenë në përcjellje të situatës financiare globale duke e
kritikuar tregun e lirë për rritjen e tepërt dhe të keqe gjatë dy
dekadave të kaluara.

Edhe gazeta Austriake "Heute" ka publikuar një lajm të shkurtër ku shkruan:

Vatikani rekomandon të Drejten Islame për Bankat

Pa rritje të Kamatës,pa Spekulime:Bankat le t'i përmbahen Sheriatit Islam,shkruan Gazeta e Papës.

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

VATIKANI OFRON SISTEMINFINANCIAR ISLAM PER BANKAT PERENDIMORE Empty Re: VATIKANI OFRON SISTEMINFINANCIAR ISLAM PER BANKAT PERENDIMORE

Mesazh nga Lumi Wed Mar 25, 2009 1:40 pm

-Minnesota mundëson hipoteka Islame










Për shumë musliman në Minnesota,ishte e pamundur për të blerë shtëpi për shkak se Islami nuk lejon pagimin e kamatës.
Për të ndihmuar në mbylljen e këtij boshllëku për emigrantët
muslimanë,agjencioni banesor ka filluar me programin për dhënien e
hipotekave.

Sheik Nevevi një amerikan me prejardhje Somaleze thotë se ai dhe gruaja
e tij nuk mund të vihen kundër besimit të tyre,edhe nëse kjo do të
thotë ta heqin nga mendja ëndrrën e tyre për të pasur shtëpi.
Megjithatë,ai është lodhur nga ndërrimet e shpeshta të apartamenteve.

"Një gjë që urrej më së shumti është ndërrimi i tyre.Nuk më pëlqen ndërrimi i tyre tanë kohën,"thotë ai.

Ai tani nuk ka më plan për të ndërruar banesë.Sheiku është i pari që do të përfiton nga programi i ri shtetëror për hipoteka.
Kjo për shkak se ai i përmbush të gjitha kushtet që të jetë pronar i suksesshëm,thotë menaxherja e programit Nimo Farah.

Ky program është paraparë për familjet me të ardhura të vogla.

Hipoteka punon kështu:Shteti blen një shtëpi dhe e shet atë me një çmim më të lartë për blerësin.
Pagesat mujore janë me marrëveshje paraprake.
Marrëveshja është e ngjashme me një kredi 30 vjeçare përpos se nuk ka pagesa shtesë të kamatës.

Dhjetëra banka private dhe institucione financiare ofrojnë hipoteka
Islame në SHBA,por Agjencioni Banesor i Minesotës është i pari që ofron
kësi produkti./jamestownsun.com/

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi