Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bumçi: Basha ka përmbysur rezultatin

Shko poshtë

Bumçi: Basha ka përmbysur rezultatin Empty Bumçi: Basha ka përmbysur rezultatin

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 8:39 pm


Bumçi: Basha ka përmbysur rezultatin



Bumçi: Basha ka përmbysur rezultatin 10rama-bashaBasha: Premisat janë premtuese, do të respektojmë procesin e numërimit dhe shpalljen zyrtare të rezultatit


(I plotësuar)-Kanë nisur tashmë deklaratat dhe kundër-deklaratat nga dy kampet politikë ndonëse procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar.



Deputeti i PD-së Aldo Bumçi deklaroi kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka përmbysur rezultatin.



"Kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Basha ka arritur rezultate mjaft të mira duke përfituar terren deri në masën 50 përqind” theksoi Bumçi.



Më tej deputeti Bumçi theksoi se edhe pse PD-ja është optimiste për rezultatin përfundimtar ajo do të presë rezultatin përfundimtar.

* * * * * *



Basha: Premisat janë premtuese, do të respektojmë procesin e numërimit dhe shpalljen zyrtare të rezultatit



Numërimi i votave të 8 Majit për Tiranën është në fillimet e tij. Lulzim Basha deklaroi edhe një natë më parë para mediave se pas një procesi me standarde mjaft të larta të votimit, do të presë deri në fund procesin e numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultatit. Ne ju kërkojmë të bëni durim dhe të mos shqetësoheni nga rezultatet e para që dalin në media. Aktualisht shifrat e mëngjesit po përmbysen dhe kemi një situatë mjaft optimiste. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme në zgjedhje dhe shumë premisa të tjera janë shumë premtuese për projektin e ndryshimit të Tiranës. Lulzim Basha është i vendosur të respektojë deri në fund standardet europiane të këtyre zgjedhjeve për të pritur procesin e numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultatit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi