Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore

Shko poshtë

Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore Empty Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 1:41 pm

Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore U1_XhevatRexhaj
24 MARS 1999, 19.45 PËRFUNDOI ERRËSIRA SHEKULLORE
Nga Xhevat Rexhaj
Këta mjeranë u larguan përgjithmonë nga Republika e Kosovës, ndërsa shtëpitë dhe shteti i ri po zbukurohet dita ditës…, Xh. Rexhaj
Dihet mirëfilli se njerëzimi njeh shumë ngritje në rruzullin tokësor. Në kuadër të këtij njerëzimi ishin krijuar edhe kombet në periudha të ndryshme jetësore. Fati kishte dashur që shumë kombe të ishin formësuar dhe të kishin krijuar kapital të ndryshëm për veten e vet shumë herë edhe në kurriz të të tjerëve. Faktikisht edhe nuk ishte shumë here fakt sepse ishte edhe gjeturi dhe dije që kombe të tilla kishin ecur shumë përpara në aspekte dhe forma të ndryshme. Të tillë ishim deri diku edhe ne shqiptarët, pra herët ishim formuar dhe herët kishim gjetur veten tonë, por furtunat e ndryshme bënë që ne të mbeteshim me shekuj të rrethuar dhe të robëruar nga armiq të ndryshëm, si dhe pse është punë historie.
Zakonisht neve shpesh e fajësojmë armikun për disa padrejtësi ndaj nesh, besa shpesh edhe e fajësojmë veten tonë për shumë gjëra, mirëpo disi kemi pasur problem të jemi mirënjohës kur dikush na u gjend në anën tonë, të tillë ka pasur edhe prej kohërave më të hershme që mundoheshin të ishin aleatë tanë.
Aleatët tanë ishin të natyrshëm, bota perëndimore në krye me SHBA, duhej vetëm materializimi i tyre, duhej dije dhe trimëri që të thuhej se duam të jemi me ata që janë vetë të drejtë, me ata që janë të predisponuar ta zhvillojnë dhe prosperojnë kombin e vetë, me ata që sjellin mirëqene për kombin e vetë me ata që ecin përpara në ardhmëri. Pra për të gjitha këto duhej bërë oferta duhej treguar se jemi të këtij brumi civilizues, të këtij kontinenti dhe thjeshtë të këtij orientimi, pra euro-amerikanizmit.

Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore U1_24mars
„Serbische Soldaten passieren das brennende Haus eines Albaners. 1999 habe sie eine ethnische Säuberung verhindert, rechtfertigt die NATO ihren Einsatz. Nji gazetë ditore zvicerrane (SHN) shkruan se si ushtarët serbë e festojnë djegjen e një shtëpie shqiptare…“
Për të venë në tavolinë këtë realitet pra këtë ofertë ishte i dërguari dhe i linduri nga kombi shqiptarë, i kërkuari dhe i zgjedhuri për këtë moment nga kombi dhe nga Zoti, i bekuari i shqiptarisë Ibrahim Rugova. I Madhi i shqiptarëve e hapi dritaren dhe u tregoi shqiptarëve nga e kanë fytyrën nga perëndimi, atje ku Dielli perëndon dhe çështja shqiptare për të mirë përfundon. Dritaren e hapur dhe derën e hapur për liri e vërejtën të mëdhenjtë e botës, u vërtetuan se ky komb qenka pjesë e civilizimit të madh, ky komb qenka vërtet pjesë e tyre dhe ndoshta edhe civilizim para tyre.

Pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe pa ndihmën e NATO-s shqiptarët janë të rrezikuar nga gjenocidi serb, ishte përsëritja e shpeshtë. E duam protektoratin përsëritje e shpeshtë, pra e duam Amerikën në trojet shqiptare, kërkohej me ngulm, e duam pavarësinë dhe lirinë sepse jemi në trojet tona, pra vetëm pritej momenti i volitshëm për vërsulje ndaj barbarisë institucionale të një shteti pushtues, dhe kjo ishte e pashmangshme.
Pas shumë përpjekjesh dhe fitoreve diplomatike duhej edhe organizimi ushtarak të dilte në skenë pas organizimeve qysh nga viti 1991 e tutje, dhe forca Ushtarake UCK filloi të sulmoi makinerinë e Serbisë, shqiptarët ma ishin aleatë të besueshëm të SHBA së.
24 Mars, ora 19.45 shkrepet raketa e parë mbi caqet serbe, sulmohet bastioni i së keqes, thyhet miti i paprekshmërisë së një kuazi shteti, pra NATO lufton bashkë me UCK-në kundër Serbisë, fillon fillimi i fundit të pushtimit të Dardanisë antike nga karpatlinjët dhe kthimi i gëzimit që do jetë me dhimbje për tërë kombin,por edhe fitore e madhe e tërë kombit.
2 fitore shqiptare në dy përvjetor të NATO-s
Me fillimin dhe mbarimin e luftës kundër Serbisë shqiptarët korrën fitoren e parë kundër Serbisë, pra me rastin e përvjetorit të 50- të, të Nato-s. Ndërsa fitorja e dytë do të ndodhi në 60 vjetorin e NATO-s kur Shqipëria do të jetë anëtare edhe formalisht e NATO-s.

Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore U1_Rugova-Klinton
Bill Clinton - Ibrahim Rugova
Faleminderit USA, faleminderit NATO

Faleminderit Shqipëri, dhe shqiptarë të të gjitha trojeve etnike
Faleminderit mërgimtarë në Amerikë dhe Evropë
Faleminderit UCK
Të falemi për mote I MADHI PRESIDENT RUGOVA
Xhevat Rexhaj- Cerrca
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi