Flurans ILIA:Dhe thashe ne librari...
Faqja 1 e 1
Flurans ILIA:Dhe thashe ne librari...
Dhe thashe ne librari...
"Degjome me vemendje, o shpirtke e shpupuritur: Te thuash Mitrush Kuteli apo Dhimiter Pasko, eshte e njejta gje. Ka qene i njejti njeri. Perkthyesi dhe shkrimtari." Ku i thashe keto fjale? Ne librari. Kujt ia thash e? Asaj qe shiste libra.
Flurans ILIA
1.
Duhet te kete qene fillim vjeshte. Ne nje dite te zakonshme, duke u kredhur thelle ne femijeri, kisha perjetuar te flitej per romanin ? poeme te N. Gogolit "Shpirtra te vdekura", botim i vitit 1962, shqiperuar nga Dhimiter Pasko. Isha i familjarizuar me faktin se ky roman kishte qene pjese e bibliotekes familjare, ngjizur, pasuruar, mbushur me fryme shpirtrash te lena trashegim (ne fakt e vetmja pasuri qe trasheguam) nga ati yne i ndjere. Nje intelektual intuitiv qe, me sa kam kam vene re, brezi qe e ka njohur e ka rrenjosur me mirenjohje ne kujtese. Por, pas vdekjes se tij aksidentale, ky roman u zhduk nga biblioteka e familjes. Dikush "kishte vene dore" pa kerkuar leje ne te paprekshmen biblioteke te familjes.
Ashtu sic ndodh rendomte me njerezit e rendomte, ky veprim-incest "i kishte perlare" Shpirtrat... Nje ribotim i dyte i romanit me disa ndryshime te domosdoshme, del ne vitin 1974. Kesaj here me titullin "Fryme te vdekura". Ishte porosia e te ndjerit perkthyes Dhimiter Pasko (i cili kishte nderruar jete ne 1967-en), qe titulli me i perafruar duhet te ishte ky. Por edhe pse ribotim, ka qene nje periudhe qe nuk mund t?i gjeje kollaj "Shpirtrat" (ose "Frymet") as ne biblioteken e qytetit, as ne librari. Kjo ndodhte per shkak se frymoret e gjalle i mbanin "Shpirtrat e vdekura" (ose "Frymet") te fshehura, dhe nuk i leshonin te dilnin kollaj nga bibliotekat e tyre familjare.
2.
Kurioziteti im u be pothuajse i padurueshem rreth asaj fillimvjeshte, teksa gjurmoja dhe mblidhja plot kureshtje nektarin e fjaleve te gjuhes se Dhimiter Paskos si perkthyes. Nje talent qe konkurronte vetveten, po aq sa edhe faqja e Henes qe refuzon te na shfaqet. Mitrush Kuteli, ky poet dhe prozator i nje stili te rrefyeri plot elegance. Stil i njohur ndryshe edhe si "rrefimi i magjishem kutelian". Pasko, gjuhetar dhe folklorist, botonjes i pare i poezise se Poradecit dhe Nolit, perkthyes i kujdesshem dhe ekonomist i shkelqyer, karakterizohej po nga nje inteligjence e urte intuitive qe indukton kulturen e perbashket, duke zene vend butesisht me miresjellje brenda ndergjegjes kolektive. Padyshim qe zoteronte nje kulture shumegjuheshe, te cilen e pasqyronte magjishem te komuniteti i lexuesve. Mbi te gjitha, Pasko-Kuteli te mahniste teresisht si folk-gjuhetar. Por kur ndeshesh me "Shpirtrat" (apo "Frymet"), gjithmone sipas mendimit tim, kemi te beje me nje nga majat e perkthimit shqip, shenje e nje graviteti ku konotacioni eshte i pakontestueshem sot e gjithe diten.
3.
Kohe me pas, shtepia botuese Onufri e risjell edhe njehere ne publik ribotimin e ketij romani rreth viteve 1998-99 dhe se fundmi, ne vitin 2003, rishfaqet "Fryme te vdekura". Tashme librin e gjen lehtesisht neper librari, ose ngaqe bolleku i botimeve ka mberritur te mireqenia, ose ngaqe lexuesit jane anoreksike kundrejt dijes.
Parathenia e Kadarese qe shoqeron botimin e mbrame, me kishte shtyre ne kerkimin kembengules te nje pasthenie. Ne fakt, po rremoja ne biblioteken time "Artikujt Kritike" te Bjelinskit, ku edhe gjeta: "Leter Gogolit", "Mbi tregimin rus dhe tregimet e zotit Gogol", si dhe "Nje panorame mbi letersine ruse te vitit 1847". Ndoshta prej ketyre shkrimeve kritike ka zanafillen e gjithe rrjedha e asaj cka ndodhi me vete Gogolin ne Rusi. Me perkthyesin Dhimiter Pasko ne Shqiperi. Dhe me te gjithe turbulliren qe shkaktoi indoktrinimi soc-realist ne intuiten e kulluar te nje ose me shume te eturve per dije.
4.
Takohem ne Tirane me te bijen e Kutelit, e cila me nje gjuhe te ngrohte me thote se "nuk i kujtohen shume detaje reale nga jeta e te atit, por komunikon vazhdimisht me te nepermjet librave". "Edhe une," i them, "nuk kam patur fatin ta njoh realisht tim ate, por komunikoj njesoj si ti."
Takohem pergjate veres ne Pogradec me romancierin dhe skenaristin Dhimiter Xhuvani. Ne biseda, ajo qe me vuri ne levizje ishte nje rrefenje-detaj i tij e lidhur me perkthimin qe Pasko i kishte bere ne shqip "Shpirtrave". Xhuvani tregon: "Shpesh here e vizitoja Dhimiter Paskon ne shtepine e vet ne Tirane, pergjate kohes qe punonte si perkthyes me meditje. Paralelisht me perkthimet e detyruara, Dhimiter Pasko perkthente "Shpirtra te vdekura" te Gogolit. E shqiperonte romanin duke pasur paralelisht ne tavolinen e punes versionin origjinal nga rusishtja, versionin rumun, versionin italian dhe ate francez. Me bente pershtypje se, kur shkoja dhe e takoja pas dy-tri javesh, faqet e perkthimit leviznin duke perparuar shume-shume ngadale. I them: " Mitrush, nuk paske ecur fare me perkthimin." Me pergjigjet: "Lerme, mos me nga, me kete roman une shkruaj, nuk perkthej..."
cicikovet e soc-realizmit e ndeshkuan jo "me pushkatim", por "me perkthim" Mitrush Kutelin. Me kete akt ata pretendonin t?ia ulnin koken ketij Prometeu te mendimit shqiptar, duke u perpjekur t?i lanin hesapet jo thjesht me nje njeri qe nuk ishte si ata, por, e thene me shkoqur, me "mitin kutelian". Megjithate deshtuan. Edhe ne ate pak drite burgu, pergjate viteve 1948-1949 , na shfaqet "ad memorandum" Mitrush Kuteli, teksa studionte brenda mureve te sketerres metoden "Nina Potapova", e njohur per pervetesimin e rusishtes aso kohe. Edhe nga qela e burgut Dhimiter Pasko diti te mesoje (te na mesoje) se si mund te behet realitet, ne nje kohe me te vonshme, nje perkthim i perkryer, si ai qe doli ne drite ne vitin 1962.
5.
Te gjitha keto te dhena fragmentare i bluaj ne mendje, ndersa data shenon shtate shtator... Ne nje librari, bash mu ne zemer te kryeqytetit... I ndodhur perballe nje shiteseje librash, e cila ha Hot-Dog (perkthimi fjale-per-fjale nga anglishtja vjen ne shqip ne formen "qen i nxehte")... Mustarda i ka veshur paksa cipat e buzeve... Nje vajzushke me buze qe vlojne si "fjale te nxehta" sperkat banakun e librave me sterkala mikroskopike mustarde... Nga prezantimi del se vajza eshte studente e filologjikut ne Tirane. I kerkoj romanin "Shpirtra te Vdekura" te Gogolit. "E ka perkthyer Mitrush Kuteli," shtoj per ta lehtesuar kerkimin e saj. Shitesja avitet neper raftet e librave me hotdogun ne njeren dore dhe romanin ne tjetren. Rikthehet perballe meje per te me korrigjuar: "Zoteri, libri qe kerkoni nuk gjendet, por ne kemi ne shitje romanin Fryme te vdekura." "eshte i njejti," them. "Jo, jo, nuk eshte i njejti...", vazhdon te kembengule tjetra, "ju me thate se e ka perkthyer Mitrush Kuteli, ndersa kete ketu...", dhe troket me gishtin tregues mbi kapakun e Frymeve, "e ka perkthyer Dhimiter Pasko". Me shikim te lagur prej atyre sterkalave mikroskopike te mustardes, qe me bien ne fytyre, them ftohte: "Ju lutem, mund te ma jepni romanin se jam duke nxituar." Pasi e sigurova librin, per te mos e kafshuar ne hunde ate krijese te pafajshme (Ruana Zot, nuk jam i dhunshem!), i peshperita pikerisht afer hundes, ngadale, qe ta ndijonte sa me mire aromen e fjaleve: "Degjome me vemendje, o shpirtke e shpupuritur: Te thuash Mitrush Kuteli apo Dhimiter Pasko, eshte e njejta gje. Ka qene i njejti njeri. Perkthyesi dhe shkrimtari."
6.
Ishte fillimi i vjeshtes. Data e sakte shenonte shtate shtator. Po, e di qe mund te jete vetem nje rast i izoluar, nje absurditet, nje ndodhi rastesore ne prag te vjeshtes kjo ngjarja e sotme, por brenda meje me fertyme dimri frymet kishte shtruar. ...Hej, trojke! Zog trojke! Kush te ka ngjizur ty? Ti s?mund te lindje vecse te nje popull i shendoshe, ...dhe ja tani, shko te numerosh vjorstat, gjersa te te erresohen syte. Dhe ti, mjet udhetimi, s?dukesh aspak i nderlikuar. Ty s?te kane kapur me vidha hekuri, por te kane stisur shpejt e shpejt vetem me sepate e zdrukth,. ...kuajt turren si tufan, spicat e rrotave kerleshen e perbejne bashke nje rreth te lemuar, udha bubullon, udhetari kembesor ndalet ne vend, i trembur, dhe trojka ike, ike, ike... c?eshte ky vrap qe te kall tmerrin? Dhe c?eshte kjo fuqi e papare gjer me sot ne bote? Hej, kuaj, kuaj! Kuaj te mrekullishem? A mos ne jelet tuaja ka bere strofken shakullima? A mos ne cdo rrembe te shtatit tuaj vigjilon nje vesh i ndjeshem? ...ku valle rend ti? Pergjigjmu. Nuk pergjigjet. Zilka derdh anembane tringellime te cuditshme...
17 Mars 2008

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Flurans Ilia:Në kërkim të personazhit
» Ftillim Pamjesh - cikël poetik nga Flurans Ilia
» Shpresa Besa:TE THASHE.... MOS MA ZEN DIELLIN....
» Shazim Mehmeti: DHE I THASHË, NGA VERANDA, NJË NATË...
» Eduard M. Dilo: ''Jemi shqiptare'' - i thashe...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi