Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën

Shko poshtë

Nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën Empty Nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 12:03 am


Nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën

Rrahman Jasharaj
Nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën 11rapsodi%204


Në varrezat te kodra afër Banjës së Pejës qindra e qindra njerëz po ndanin dhembjen dhe krenarinë me familjen Sadiku nga Baica e Istogut. Po ndaheshin me lot në sy artistët, këngëtarët e veprimtarët e shumtë nga njeriu i fjalës, angazhimeve atdhetare dhe nga rapsodi i njohur Sali Sadiku. Baca Salih është njeriu që me dekada e mbajti gjallë kujtimin për trimin Kadri Bistrica.

“E dua shuam këtë kangë. Nuk ka pasur dasmë që isha e që nuk lupshin prej meje që ta këndoj atë. Kjo kangë i kushtohet Kadri Bistricës dhe dy vëllezërve të tij, Rexhepit e Rifatit. Ata, kur kishte mësyer çetniku nga Shumadia, kishin marrë armët e tyre dhe ashtu vetëm këta të tre i kishin dalë përballë në Sllatinë një ushtrie aq të madhe, që në Kosovë po vinte për me vra e për me pre”, tregonte mes burrash në festa e dasma Baca Sali. Ky njeri i besës e këngës kishte provuar që në rini edhe torturat dhe tmerret që i bëheshin djemve të zgjedhur të këtij populli në burgjet e rënda të pushtuesit serb. Ai ishte dëshmitarë i gjallë i masakrës që u bë edhe në 11 gushtin e vitit 1946 gjatë skenarit të improvizuar të thyerjes së burgut në Kullën e Sheremetit. “ Vëllain Selmonin ma vrarë në pritën që e kishin pas përgatit. Ne pasi kishim dalë nga burgu ia mësyem Karragaçit po u teshëm në batare. U vranë shumë aty. Unë u fsheha në një kaçube dhe masandej u nisa e mbërrita në Qyshk. Dojsha me ra rrugëve të katunit e arave e me mrri të shpija e masandej me dalë në bjeshkë. Po, në Qyshk me zunë rojet, që pushteti i kishte vënë në vende të fshehta. Më hetuen fill se i kishim ato teshat e burgut. Më morën dhe më derguan në stacionin e milicisë në Kliçinë. Aty më munuan boll e masandej me quan në burg të Pejës. Pej asaj dite e derisa nuk na kanë lirue s’na e kanë da dhunën”, baca SaliBacën Sali nuk e kishin thyer as burgjet e as dhuna e torturat. Ai i bashkohet lumit të të rinjve në aksionin e madh e të shenjtë të pajtimit të gjaqeve. “Po shërohen plagët e hasmërisë mes njerëzve tanë dhe kjo është mirër. Vitet kanë ikur, por nuk vdes kurrë as Baca Sali , as kënga për Kadri Bistricën
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi