Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga aktivitetet e partive politike në diasporë

Shko poshtë

Nga aktivitetet e partive politike në diasporë Empty Nga aktivitetet e partive politike në diasporë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 4:43 pm

Komunikatë e BD të PDKI në Zvicër

Nuk kërkojmë lider të përqarjes, por kërkojmë lider të bashkimit
Nga aktivitetet e partive politike në diasporë Sh_b


Nga aktivitetet e partive politike në diasporë 000%20PDKI
Zef Morina, kryetar i PDKI-së gjatë vizitës së fundit në BD të PDKI-së në Zvicër
Krysia e Bashkësisë së Degëve (BD) të PDKI-së që vepron në Zvicër, për hir të informimit të opininit, në mënyrë sa më objektive dhe reale, del me një kumtesë për shtyp, lidhur me ecurinë e bashkimit të demokristianëve të Kosovës.
Tani më dihet, që ne si BD, ka kohë që kemi ngritë zërin për bashkim, çka e kemi konsideruar si imperativ dhe të pa alternativë. Na gëzon fakti, se po të njëjtit mendim ishin edhe Kryesia Qendrore e Partisë si dhe kryetari Zef Morina. Andaj, pa hezitim dhe pa humbur kohë, dhe duke mos u marrë me të kaluarën, kalohet në një fazë të re veprimi, dhe nga KQ e PDKI-së, i dërgohet oferta për bashkim KQ të PSHDK-së. Një kohë të gjatë hasi në vesh të shurdhër, mirëpo, pas disa freskimesh në KQ të PSHDK-së, si duket u pa e nevojshme që të fillohet me bisedime. Së pari në nivel komisionesh, për të kaluar pastaj në nivel kryetarësh. Kështu, që të dy kryetarëve, iu dha autorizimi i plotë si nga dy kryesitë, ashtu edhe nga elektorati për të konkretizuar sa më parë që është e mundur marrëveshjen për unifikim. Pas shumë takimesh që kishin të dy kryetarët arritën të hartojnë një draftrregullore, me të cilën pothuajse plotësoheshin kërkesat e mbi 95% të elektoratit demokristian. Në vazhdën e këtyre bisedimeve, ne si BD e PDKI-së në Zvicër, organizuam një manifestim në shenjë të njëvjetorit të pavarësisë së Kosovës e ku patëm nderin që së bashku me disa anëtarë të Kryesisë, dhe Kryetarin Zef Morina, deputet në Parlamentin e Kosovës, të kemi prezent edhe vet kryetarin e PSHDK-së, Ton Markun së bashku me bashkëpuntorët, Nikë Gjeloshi, nënkryetar, Lazër Krasniqi, kryetar senati, Pjetër Coli, anëtarë i kryesisë si dhe kryesinë e BD të PSHDK-së për Zvicër, për të festuar të gjithë së bashku. Nga këtu u dha mesazhi i qartë i të dy kryetarëve, se shumë shpejt demokristianët e Kosovës do të jenë të unifikuar, për çka u mirëpritën nga të pranishmit si dhe nga opinioni i gjerë (shi për këtë ekziston xhirimi filmik si dhe deklaratët e dy kryetarëve).
Ne, si kryesi e BD të PDKI-së në Zvicër, jemi deklaruar se pranojmë çdolloj marrëveshje për të cilën vendos Kryesia Qendrore e Partisë dhe kryetari Zef Morina, që ka mandatin dhe autorizimin e plotë, dhe e mbështesim pa rezervë, me një përkrahje maksimale.
Me këto argumente dëshirojmë të njoftojmë opinionin në tërsi se pavarësisht nga disa individë apo klane të vogla interesi, me ta, apo pa ta, herët o vonë, bashkimi do të ndodhë. Dhe se kot dikush thirret, në emër të punës kordinuese me BD të PSHDK-së në Zvicër, kur tani më dihet qëndrimi i tyre. BD e PSHDK-së në Zvicër, ashtu si edhe BD e PDKI-së, nuk jemi në kërkim të liderit të përqarjes, por në kërkim të liderit të bashkimit. Këtë koha do ta vërtetojë. Ne jemi duke i përcjellë më shumë vemendje ngjarjet, dhe shpresojmë se nuk do të ketë vend për shqetësim. Andaj, iu bëjmë thirrje të gjihë përsonave të vullnetit të mirë, që t´i bashkojnë forcat dhe energjitë, dhe mos të kthehen në retrospektivë, për të analizuar të kaluarën, por të krijojnë kushte të volitshme për bashkim, me një vizion të qartë, çfarë e meritojnë demokristianët. Kur, tani më dihet se pas krijimit të shtetit të Kosovës na presin edhe shumë punë për t´u bërë, të japim kontributin tonë dhe ta ndiejmë vetën pjesë të proceseve nëpër të cilat po kalon sot Kosova. Të bëhemi edhe ne demokristianët e bashkuar, një gur në Kalanë e quajtur Republika e Kosovës, ashtu siç ishim një gur edhe në themelet e kësaj kalaje para sa e sa vitesh. Në të kundërtën do të bjerë mallkimi mbi ata të cilëve po iu shkon për shtati gjendja e “status-quos” e demokristianëve. Dhe për ta do të vlejë fjala: ,,Fali o Zot se nuk dinë ç`bëjnë” sepse demokristianët dinë edhe të falin.
Dhashtë Zoti që unifikimi i demokristianëve të Kosovës të bëhet realitet.
Këshilli për informim i BD e PDKI-së në Zvicër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi