Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luçiano Boçi: Socialistët i blenë dhe i rrëmbyen votat në Elbasan

Shko poshtë

Luçiano Boçi: Socialistët i blenë dhe i rrëmbyen votat në Elbasan  Empty Luçiano Boçi: Socialistët i blenë dhe i rrëmbyen votat në Elbasan

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 1:31 pm

Luçiano Boçi: Socialistët i blenë dhe i rrëmbyen votat në Elbasan  6bf71561be67cf4b9a40aec57d7acc1f
Luçiano Boçi: Socialistët i blenë dhe i rrëmbyen votat në Elbasan

Intervista

Kreu i PD-së së Elbasanit mendon se votuesit nuk i panë saktë gjërat thelbësore

Luçiano Boçi, kryetari i Partisë Demokratike të Elbasanit, e quan “qesharake” fitoren e thellë të socialistit Qazim Sejdini në Bashkinë e Elbasanit dhe akuzon PS-në për blerje e rrëmbim votash. Nga ana tjetër, Boçi e konsideron PD-në fituese në Qarkun e Elbasanit, pavarësisht rezultatit të Elbasanit.

Zoti Boçi, Partia Demokratike humbi thellë në qytetin e Elbasanit, por fitoi shumicën e bashkive dhe komunave në rang qarku. Si e komentoni këtë rezultat?

Partia Demokratike është fituese në Qarkun e Elbasanit dhe do ta konsideroja këtë si një refleksion real dhe si shprehje e mirënjohjes së votuesve për vëmendjen që qeveria i ka kushtuar këtij qarku me investime, që kanë ndikuar dhe do të ndikojnë dukshëm në përmirësimin e jetesës së banorëve. Njëkohësisht e quaj shprehje të vullnetit politik konkret dhe si deklaratë mbështetjeje e vlerësimi për punën e bërë në këto vite.
Sigurisht do të shtoja në argumentet e mia edhe vlerësimin që votuesit u bënë kandidaturave të selektuara, si statura të cilat kanë pasur reputacion publik shumë pozitiv, që ofruan vizion, besueshmëri dhe bashkëpunim.
Përse kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” pësoi një humbje kaq të thellë në Bashkinë e Elbasanit? Është problem i zgjedhjes së kandidatit, apo mungesë bashkëpunimi mes strukturave të LSI-së dhe PD-së?

Në realitet faktorët që ndikojnë në një humbje zgjedhore janë shumë, të pastër dhe të pistë, pasi vetë procesi i zgjedhjes është mjaft kompleks dhe secili prej tyre ka peshën e vet specifike. Arsyetimin tonë nuk mund ta reduktojmë thjesht në çështjen e përzgjedhjes apo të mosfunksionimit të bashkëpunimit ndërmjet dy forcave kryesore politike në aleancë. Në këto vite, politika shqiptare, sidomos ajo djathtas, ka ecur drejt fshirjes së barrierave ideologjike dhe ka tentuar një afrim më të madh drejt qytetarit dhe problematikës që konturon ekzistencën e tij. Në këtë aspekt, zgjedhja e Hushit për kandidat ishte adekuate dhe bashkëpunimi i shprehur gjatë fushatës PD-LSI ka qenë i një niveli të kënaqshëm. Ajo që cedoi ishte këndvështrimi personalizues, brenda të cilit u fut vlerësimi për figurat e paraqitura, gjë që prishi orientimin e saktë për votën e shprehur. Si rezultat i kësaj, votuesi nuk pa saktë atë që ishte më thelbësore, që para tyre, nga një krah kishin një kandidat si Hushi, shumë vizionar, profesionist, me karizëm e ide, dhe nga krahu tjetër qëndronte një kandidat me staturë të ulët, nivel mediokër, i demonstruar si shprehje e arkaizmit dhe populizmit banal. Por më dominante në përcaktimin e rezultatit ishin faktorët e pistë, të cilët ende, për fatin tonë të keq, mbeten funksionalë. Në politikën shqiptare ndër vite është stimuluar ky faktor si pjesë e kulturës së politikës së majtë, me qëllim manipulimin e votës, rrëmbimin e shtrembërimin e saj.
Këta faktorë lidhen me zhvillimin e metodave e mënyrave të presioneve të natyrave të ndryshme, të cilat arrijnë të ngjisin te një pjesë e votuesit, me bërjen e ndereve joligjore për hir të këmbimit me votë apo që shkojnë deri në blerjen reale të votës me gjetjet nga më të sofistikuarat dhe të hapurat. Edhe në Elbasan realizimi i këtyre mënyrave nga kandidati i majtë ka qenë në pikat më kulmore, pasi këto gjëra i ka aplikuar në vazhdimësinë e ekzistencës së tij politike. Makiavelizmi i dëshmuar në këto zgjedhje ka qenë i paprecedent dhe u kristalizua jo vetëm si pazar votash, por edhe si përpjekje për të defaktorizuar procesin legjitim të zgjedhjeve me anë metodave të karuselit apo si përcaktohet ndryshe të trenit bullgar, të grabitjes së fletëve të votimit, apo kërcënimit të komisionerëve.
Shuma e të gjitha këtyre faktorëve ishte edhe ajo diferencë votash që për një qytet të civilizuar si Elbasani nuk është e arsyeshme. Këtu më së shumti kemi shtrembërim vullneti, pasi personalisht kam besuar dhe besoj në mirënjohjen dhe shprehjen e mirënjohjes së bashkëqytetarëve të mi për të gjithë atë vëmendje që është treguar për Elbasanin nga Kryeministri Berisha dhe qeveria. Në terma të tjerë unë do ta përcaktoja fitoren e Sejdinit si fitoren më qesharake dhe më pesimiste për ëndrrat e një qyteti, e realizuar ndonjëherë.
“Aleanca për Qytetarin” ka marrë më shumë vende në Këshillin Bashkiak. Ç’do të thotë kjo për ju?

Kjo për ne përkthehet një mbështetje politike e pastër, një bashkëpunim efikas politik dhe na jep favorin të kemi në dorë një instrument të fortë demokratik për të mbrojtur interesat e qytetarëve, për të mbështetur iniciativat e tyre, për të penguar zullumet e pafundme dhe për të denoncuar aferat e zotit kryetar dhe të “ndërmarrjes” që ai ka marrë përsipër ta drejtojë.
Shohim se Partia Demokratike ka fituar shumë njësi vendore në rang qarku: 25 komuna dhe 5 bashki. Çfarë do të thotë kjo për ju si kryetar i rrethit për Partinë Demokratike në Elbasan?

Për mua kjo është shprehje e punës së mirë të strukturave dhe njerëzve të PD-së, performancës së përfaqësuesve të saj dhe mbështetjes që ne gëzojmë në elektorat dhe automatikisht do të thotë më shumë punë e përkushtim ndaj atyre që votëbesuan njerëzit tanë.
http://www.gazeta-shqip.com/politike#/politike/e70394cfb5c567935a85288f9547b7a3.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi