Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar

Shko poshtë

AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar Empty AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 18, 2009 1:18 am

AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar


AKR: Në Gjakovë votat janë manipuluar Mimoza_kusari

Mimoza Kusari Lila: Ka pasur edhe kërcënime

Drejtuesit nga Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë reaguar ndaj disa parregullsive që janë bërë gjatë procesit zgjedhor në komunën e Gjakovës, ndërsa përveç paralajmërimeve për ankesa në të gjitha institucionet përgjegjëse edhe kanë paraqitur para medieve disa video-materiale ku shihen persona që manipulojnë me votën.
Reagimet e AKR-së kanë ardhur të hënën gjatë një konference për media, me ç’rast krerët e këtij subjekti politik kanë theksuar se do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të ndëshkuar ata që kanë abuzuar me votën e qytetarëve.
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se procesi zgjedhor në komunën e Gjakovës është manipuluar në shumë raste dhe kjo e ka cenuar edhe rezultatin, i cili nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve të kësaj komune dhe se nëse nuk merret masa nga drejtësia, kjo situatë mund të jetë me pasoja.
Kandidatja e AKR-së për kryearte të komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila duke folur për parregullsitë, tha se incizimet filmike të siguruara nga një vëzhgues i AKR-së tregojnë më së miri keqpërdorimet e 200 votave që janë bërë me votën e lirë, sidomos në qendrën e votimit në Damjan.
“Në Brekoc në një qendër tjetër të vendvotimit, e cila gjithashtu ka qenë problematike në vitin 2007, tani ka pasur kërcenim edhe të vëzhguesve të KQZ-së, por ka edhe kërcënim edhe të komisionarit të ARK-së. Të gjitha këto kërcënime që janë raportuar dhe janë dhënë me shkrim do me thanë tani janë pranë Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Në Doblibare ka kërcenim të komisioneve dhe ka mbyllje të dyerve të tyre të klasës në qendër tjetër të votimit dhe mbushje e kutive të votimit nga përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi