Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zyrapi: Për Gani Gecin kishte urdhërarrestim, jo urdhër për vrasje

Shko poshtë

Zyrapi: Për Gani Gecin kishte urdhërarrestim, jo urdhër për vrasje Empty Zyrapi: Për Gani Gecin kishte urdhërarrestim, jo urdhër për vrasje

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 3:29 pm


Zyrapi: Për Gani Gecin kishte urdhërarrestim, jo urdhër për vrasje

Zyrapi: Për Gani Gecin kishte urdhërarrestim, jo urdhër për vrasje 15zyrap_1405X
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, mohon që gjatë luftës të jetë lëshuar ndonjë urdhër për vrasjen e Gani Gecit. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai thotë se për ish-deputetin e LDD-së ka qenë i lëshuar vetëm një urdhërarrestim, për shkak të vrasjes së komandantit, Abedin Rexha-Sandokani. Urdhër i njëjtë, sipas tij, ishte lëshuar edhe për kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçin.


Vendimet për ekzekutimin e njerëzve, siç ka thënë ai, kanë mundur të lëshohen jo nga komandantët, por nga Gjykata Ushtarake. Por për punën e asaj gjykate, ai nuk ka dashur të flasë shumë, e aq më pak të tregojë nëse me vendim të saj është privuar nga jeta ndonjë person. Ka thënë se për këtë çështje mund të flasin vetëm njerëzit kompetentë që e kanë udhëhequr gjykatën. E në atë kohë, sipas tij, ai organ ushtarak është drejtuar nga Sokol Dobruna.

Sekretari aktual për siguri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është për hetimin e së kaluarës së SHIK-ut, por nuk e sheh të arsyeshme që ky hetim të bëhet pikërisht në këtë kohë. Ai nuk pajtohet as me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili SHIK-un e ka cilësuar si organizatë kriminale. Ka thënë se kualifikime të tilla mund të jepen vetëm nga komisionet e posaçme dhe nga organet e drejtësisë. Por, ai nuk ka mëdyshje për një gjë. SHIK-u, sipas tij, ka qenë dashur ta pushojë veprimtarinë me shuarjen e Qeverisë së Përkohshme. Në intervistë Zyrapi e pranon se ka pasur dhe ka kontakte me ish-shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli, por mohon që AAK-ja të ketë pasur shërbim sekret që prej kohës kur ai është bërë anëtar i kësaj partie.

Ai thotë se SHIK-u është dashur të funksionojë deri në përfundimin e mandatit të Qeverisë së Përkohshme më 1999, atëherë kur edhe është formuar Këshilli i Përkohshëm Administrativ.

Bislim Zyrapi nuk ka dashur të japë kualifikime se a ka qenë SHIK-u legal apo jo. Unë vetëm e shpreha qëndrimin tim se deri kur është dashur të veprojë ky shërbim. Një shërbim inteligjent është dashur të veprojë vetëm.Zyrapi tregon edhe për G-2. të cilin ai e quan paraardhëse të SHIKit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi