Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Maliqi:Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s

Shko poshtë

Skënder Maliqi:Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s Empty Skënder Maliqi:Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 25, 2009 4:49 pm

Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s

Skender Mulliqi
Shënohet “Epopeja e Dukagjinit” dhe 10-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s.
Skënder Maliqi:Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s Sh_b


Skënder Maliqi:Nata kur i pamë me sy aeroplanët e NATO-s Ramush_haradinaj
Ramush Haradinaj: Ne kemi jetuar për t’i dalë zot vetë historisë dhe të vërtetës sonë

Në mënyrë madhështore sot në Gllogjan u shënua Epopeja e Dukagjinit. Mijëra qytetarë nga mbarë Kosova, delegacione nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, të institucioneve të vendit, të partive politike, familjarë të dëshmorëve me dinjitet shënuan këtë datë historike - 10-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Në këtë manifestim morën pjesë edhe: lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, Murat Jashari, Blerim Shala, gjeneral Sylejman Selimi, Agim Çeku, Stiven Shuk, Hysen Gërvalla, strukturat komunale të komunave nga vendi e shumë të tjerë. Pjesëmarrësit e këtij manifestimi fillimisht bënë homazhe dhe vunë kurora lulesh mbi varret e dëshmorëve të kombit në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Në emër të OVL të Dukagjinit foli kryetari i saj Avdyl Mushkolaj. Ai veçoi figurën e komandantit të ish-ZOD-it, Ramush Haradinajn si protagonistin e shumë betejave çlirimtare që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit. “Jemi këtu në vendin e betejave dhe me pietet kemi arsye të shënojmë këtë histori, të cilën askush nuk mund të na mohojë e as të na marrë kurrsesi”, tha ai, për të shtuar se dëshmorët e parë të kësaj beteje ishin Agron e Gazmend Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Mushkolaj përkujtoi humbjet e mëdha të armikut që pësoi në Glogjan e në shumë fronte të tjera të luftës në Dukagjin.
Në emër të familjeve të dëshmorëve pjesëmarrësve iu drejtua Murat Jashari..”Luftën të cilën e bëri familja Haradinaj bashkë më luftëtarët e Dukagjinit përballë forcave serbe dhe NATO-n, të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe falë kësaj mbështetjeje e sakrifice vendi ynë u bë shtet dhe ne jemi të lirë. Ne sot kemi obligime të mëdha për shkak të sakrificave të atyre që u flijuan që ne sot të jemi të lirë, kemi obligim ndaj miqve dhe ndërkombëtarëve, të cilët bënë të pamundurën për ne, por mbi të gjitha kemi obligim edhe për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Murat Jashari.
Ish-komandanti i ZOD-it, Ramush Haradinaj, tani lider i AAK-së, tha ne kemi jetuar për t’i dalë zot vetë historisë dhe të vërtetës sonë. “Askush nuk mund ta na marrë historinë dhe të vërtetën ose ta ndryshojë atë, sepse historia dhe e vërteta jonë jemi vetë ne. Më 24 mars 1998 në Dukagjin u luftua për të jetuar, për t’i dalë zot historisë. Më 24 mars ‘99 ne vetë e pamë me sy dhe me zemrat tona NATO-n në qiellin tonë. Sot më 24 mars 2009 jemi bashkë në këtë vend, duke jetuar të lirë, falë gjakut të gjithë atyre që e sollën lirinë e këtij vendi”. Manifestimi “Epopeja e Dukagjinit” u përmbyll me një program të pasur kulturor-artistik të Estradës mbarëshqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi