Gratë nga Kosova, përpjekje në SHBA për më shumë njohje
Gratë nga Kosova, përpjekje në SHBA për më shumë njohje
Gratë nga Kosova, përpjekje në SHBA për më shumë njohje
Një ekip grash nga Kosova, kryesisht nga shoqëria civile, vizitoi këto ditë në Uashington disa ambasada të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Qëllimi ishte të njiheshin ato ambasada me përpjekjet e shtetit të ri për forcimin e institucioneve dhe rimëkëmbjen e ekonomisë. Të mërkurën, ato ishin në selinë e Kongresit amerikan, në një pritje ku morën pjesë disa anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve.
Njëmbëdhjetë gra nga Kosova ndodhen në Uashington për një program të quajtur Hope Fellowship, i cili organizohet nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ato kanë patur rast të takohen me anëtarë të Kongresit amerikan dhe t’i shoqërojnë nga afër gjatë një dite pune. Annemarie Repiç është zëvendësdrejtoreshë e Radio Televizionit të Kosovës.
“Unë shoqërova anëtaren e Kongresit nga Nju Jorku, Carolajn Melloni. Vura re se ajo ishte një grua shumë aktive dhe dinamike. Gjatë ditës ajo mori pjesë në shumë mbledhje, madje dha edhe dy konferenca për shtyp, çka do të thotë se ajo duhej edhe të përgatitej për to. Unë kuptova se cilat janë përgjegjësitë e anëtarëve dhe anëtareve të Kongresit. Ata janë të zënë me aktivitete gjatë gjithë ditës”.
Në Uashington kanë ardhur shumë grupe të tillë nga Kosova por kësaj here, gratë kanë një mision mjaft të veçantë. Arjeta Emra, drejtoreshë e Këshillit Britanik për Kosovën, thotë se ato kanë vizituar 17 ambasada të vendeve që nuk e kanë njohur shtetin e ri dhe u kanë bërë thirrje të vendosin marrëdhënie diplomatike me Prishtinën.
“Diçka shumë interesante gjatë këtyre takimeve ka qenë se sa pak këto shtete janë të informuara për zhvillimet në Kosovë. Pra, në një mënyrë, ne kemi parë se informimi i këtyre shteteve është shumë i rëndësishëm sepse pa informim shtetet nuk do të marrin dot asnjë vendim për pavarësinë e Kosovës”. Shtete si Mozambiku, Nepali ose Meksika janë mjaft larg Kosovës dhe shumë pak ose aspak kanë të bëjnë me të.
“Në të gjitha takimet na është thënë se ato nuk kanë asgjë kundër pavarësisë mirëpo Kosova nuk është në agjendën e tyre dhe përderisa udhëheqësit tanë dhe shoqëria kosovare nuk i informon për zhvillimet në Kosovë, njohjet nuk do të vijnë”.
“Të gjithë nga pak e kemi fajin. Jo vetëm qeveria por mendoj se edhe shoqëria civile, edhe mediat dhe të gjithë ata që duhet të përfshihen në lobimin për Kosovën”.
Gratë nga Kosova kanë edhe mbështetjen e ligjvënësve amerikanë në këto përpjekje, si Eliot Engel.
“E kam parë Kosovën të rritet, u kam bërë thirrje vendeve të ndryshme ta mbështesin Kosovën dhe përparimi ka qenë i madh”. Në Uashington ka 29 ambasadore gra dhe mes tyre janë 19 shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Gratë nga Kosova kanë planifikuar për javën e ardhshme një koktej me këto ambasadore.
“Ne kemi ardhur këtu me një qasje krejt tjetër. Nuk u themi asnjërës prej ambasadave që çdo gjë është në rregull në Kosovë, sepse nuk është çdo gjë në rregull në Kosovë. Por kemi rastin të shkëmbejmë informacione dhe të tregojmë se ku qëndron Kosova tre vjet pas pavarësisë”.
Anëtari i Kongresit, Xhim MacDermot e përshëndet nismën e grave për të vizituar ambasadat në Uashington. “Zakonisht, ambasadorët rrinë në rezidencën e tyre dhe presin që të tjerët të shkojnë e t’i takojnë sepse ata e quajnë veten shumë të rëndësishëm. Kur ti shkon në rezidencën e tjetrit për ta vizituar, përshtypja që bën është shumë e madhe. Prandaj ju uroj për këto vizita që po bëni. Ne jetojmë në një botë që po ndryshon dhe Kosova është pjesë e saj”.
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Gilbert Galanxhi, tha se gratë nga Kosova po bëjnë përshtypje të mirë me vizitën e tyre.
“Ndihem vërtet krenar sepse këto gra një ditë do të përfaqësojnë Kosovën dhe do të jenë koleget e mija. Pak javë më parë isha në një konferencë në Baltimore dhe e pashë vetë se sa mirë u përfaqësua Kosova nga zëvendëskryeministrja e saj, e cila shkëlqeu në atë konferencë”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Presidenti Sejdiu kthehet nga SHBA-të me shumë premtime për njohje
» Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja
» Prishtina e Kosova kremtojnë 4 Korrikun e SHBA-së
» Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq
» SHBA-të nuk tërhiqen nga Kosova
» Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja
» Prishtina e Kosova kremtojnë 4 Korrikun e SHBA-së
» Pacolli: Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq
» SHBA-të nuk tërhiqen nga Kosova
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi