Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë

Shko poshtë

Ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë Empty Ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 9:09 pm


Ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë

Ambasadorët, shpallja e rezultateve sa më shpejtë 17ristaniii

(I plotësuar) Kanë qenë vëzhguesit më të rregullt në KZAZ e Tiranës për të parë më nga afrë numërimin e votave për kryebashkiakun e ri të kryeqytetit. Kanë lëshuar mesazhe për politikanët dhe për qytetarët për të pranuar rezultatin dhe tashmë që gjithcka i ka mbetur në dorë KQZ-së, ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu, i BE-së Etore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth, kanë qenë për 30 minuta në një takim me kryetarin e KQZ-së Arben Ristani.

Burime nga ky institucion bënë të ditur se një nga temat e bisedimeve mes diplomatëve të huaj dhe kreut të KQZ, kishte të bente me marrjen e një udhëzimi, kjo sa i takon shpalljes së rezultateve.

Ndërkohë që ende nuk dihet se cilat kanë qenë këshillat e dhëna nga ambasadorët, kreut të KQZ, ku të gjithë sytë e qytetarëve të Tiranës janë drejtuar tashmë nga ai, pasi është pikërisht ky institucion qe do të shpallë edhe fituesin e ri dhe kryebashkiakun që do të drejtojë Bashkinë e Tiranës për katër vite me rradhë.

Ndërsa sipas burimeve nuk përjashtohet mundësia që tre diplomatët e huaj Arvizu, Sequi si dhe Wollfarth të kenë diskutuar edhe për tema të tjera që kanë lidhje me zgjedhjet lokale të 8 majit.

Ndërkohë që pas daljes nga takimi, ambasadorët nuk kanë preferuar të japin asnjë prononcim në lidhje me këtë takim dhe cfarë është diskutuar aty. Por në deklarata që ata kanë bërë për mediat gjatë numërimit te KZAZ 49, njësia nr. 5, kanë thënë qartë se vota e cdo qytetari duhet të numërohet.

Takim me Ristanin për Tiranën, ambasadorët në KQZ

Tre ambasadorët me të rëndësishëm të akredituar në Tiranë, kanë mbërritur në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Situata për shpalljen e fituesit për Bashkinë më të madhe ne vend, duket se ka bërë që ambasadori i SHBA-së Aleksander Arvizu, ai i BE-së Etore Sequi dhe ai i OSBE-së Eugen Wollfarth, të mberrijnë në zyrën e Arben Ristanit.
Mësohet se ambasadorët janë takuar për të diskutuar për procedurat që po ndiqen për shpalljen e fituesit për kryeqytetin.
Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura. Ende nuk dihen detajet e bisedës që po mbahet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi