Vetëvendosja garanton: Kjo është kontrata në vlerë prej 659 milionë euro
Vetëvendosja garanton: Kjo është kontrata në vlerë prej 659 milionë euro
Vetëvendosja garanton: Kjo është kontrata në vlerë prej 659 milionë euro
(I plotësuar)- Përderisa paradite në konferencë për media e ka bërë publike kontratën ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe konzorciumit “Bechtel&Enka” për autostradën Vërmicë-Merdare, në konferencën e pasdites, Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur detaje të kësaj kontrate dhe tashmë është e bindur qind për qind se kjo është kontrata origjinale, ani pse i mungojnë nënshkrimet.
Ekonomistët e kësaj lëvizje, Shpend Ahmeti e Besnik Bislimi edhe njëherë kanë paraqitur qëndrimin e Vetëvendosje për rrugën e kombit, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje e mbështetë ndërtimin e kësaj rruge, por kundërshton keqpërdorimit në emër të kombit.
Për kontratën të cilën paradite Albin Kurti e Visar Ymeri e kanë bërë publike, por nuk kanë folur me siguri të plotë nëse është origjinale, pasdite Shpend Ahmeti është shprehur i bindur se është ajo, edhe pse nuk ka nënshkrime, duke thënë se e kanë krahasuar me një tjetër kontratë me nënshkrime.
“Jemi të bindur se kjo është kontrata e fundit, sepse tanimë e kemi parë edhe një version me nënshkrime. Prandaj mendojmë se kjo kontrata 100 për qind ajo që është nënshkruar në fund me ‘Bechtel&Enka’”, ka thënë Ahmeti.
Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes në kontratë është specifikuar në mënyrë fikse çmimi prej 659 milionë e 813 mijë e 400 euro e 39 centë, por ndërkohë në brendësi të kontratës nuk përfshihet asnjë çmim fiks.
Shpend Ahmeti ka thënë me këtë rast se edhe kursimet prej 350 milionëve që i përmend kryeministri nuk janë të qëndrueshme.
“Para disa javësh dëgjuam se do të ketë kursime 350 milionë euro. Nëse kontrata është 659 milionë, a do të thotë se kjo rrugë do të na kushtojë 300 milionë. Jo, sepse kryeministri vetë tha se do të na kushtojë diku rreth 700 milionë euro. Domethënë, sipas tij, 1 miliard paska kushtuar autostrada që pas këtyre kursime të kushtojë 700 milionë. Domethënë flasin me aq lehtësi për qindra miliona euro që janë aq të vlefshme për buxhetin e Kosovës, sa që kjo është marramendëse”, ka thënë Ahmeti.
Kurse, Besnik Bislimi është ndalur tek anët tjera të kontratës, duke paraqitur favorizime të ndryshme të kompanisë “Bechtel&Enka”.
“Në kuadër të çmimit parashihen edhe disa pagesa direkte në ‘Bechtel&Enka’. Për shembull ata marrin 40 milionë euro pagesë fillestare, vetëm për ta sjellur makinerinë e vetë në Kosovë. Pastaj për amortizimin e kësaj makinerie marrin për çdo muaj nga 1 milionë euro, pastaj marrin para për ta kthyer makinerinë në vendin e tyre, marrin para për t’i kthyer punëtorët që kanë punuar në Kosovë nëpër vendet e tyre. Do të thotë për çdo hap të punës ata marrin para prej Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Bislimi.
Sipas tij, në bazë të tenderit parashihet që kompanitë ofertuese të ofrojnë edhe dizajnin e rrugës dhe kontos, por një gjë të tillë nuk e ka bërë ‘Bechtel&Enka’.
Ndërkaq një tjetër element që veçon Bislimi, është fakti se çmimet në kontratë vlejnë vetëm për tri vjet dhe nëse punimet vazhdojnë për më gjatë se tri vjet, në emër të inflacionit automatikisht të gjitha çmimet rriten për 12 për qind, pa bërë një analizë se sa mund të jetë inflacioni në këto tri vjet.
Po ashtu edhe proklamimin se kompania është e obliguar të punësojë staf lokal, Bislimi e quan farsë, ngase në kontratë sipas tij, kompania vetëm inkurajohet të pranojë staf lokal, por nuk obligohet dhe sipas tij, ky numër i punëtorëve lokalë do të jetë 1 mijë e 533, që do të arrihet në vitin 2012.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë krahasuar edhe çmimet për njësi, të cilat sipas kontratës, për “Bechtel&Enka” janë të panegociueshme.
“Betonin ne e paguajmë 180 euro për kub sipas kontratës, në treg mund të gjendet me 75 euro. Më shumë se dyfishi i tregut. Rëra paguhet me 26 euro sipas kontratës, në treg mund të gjendet 10 deri në 13 euro, pra dyfishi i asaj që është në treg. Nëse po duam ekonomi të tregut, së paku t’i marrim çmimet e tregut. Pse janë këto çmime të panegociueshme. Asfalti, shtresa e fundit paguhet me 117 euro për ton, ndërsa ne në treg mund ta gjejmë me çmimin nga 70 deri në 80 euro”, ka thënë Shpend Ahmeti.
Kontrata sipas Lëvizjes Vetëvendosje, është kopje e kontratës së Shqipërisë, ndërsa ata kanë paralajmëruar se do të analizojnë edhe më shumë bashkë edhe me ekspertë të tjerë për të nxjerrë detaje tjera të saj. Po ashtu ata kanë thënë se do të shohin mënyrën se si do ta ngrisin këtë çështje në Kuvendin e Kosovës.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes, kanë theksuar se publikimin e kësaj kontrate e bëjnë duke u bazuar në nenin 97 që paraqet përgjegjësinë e Qeverisë, në nenin 120 që thotë se shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave, duhet të bazohet në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës, në rregulloren e punës së Qeverisë dhe në vetë kontratën e nënshkruar.
* * * * * * *
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka zbuluar kontratën midis Qeverisë dhe kompanisë së angazhuar për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Merdare, pjesë të së cilës deri më tash janë bërë publike në formë të pjesshme. Kjo Lëvizje pretendon se kontrata i është dërguar udhëheqësve të saj, Albin Kurtit dhe Visar Ymerit, nga persona të panjohur.
“Kontrata është e nënshkruar. Nënshkrimet nuk janë, por është kontratë që ka të bëjë me autostradën që e lidhë Merdarën me Morinën, me autostradën në Shqipëri dhe këtu janë logot edhe të korporatës “Bechtel&Enka” edhe të Qeverisë së Kosovës dhe në përmbajtjen e saj shihet se flitet për sektorët, ose segmentet që do të ndërtohen në Kosovë. Pra kjo kontratë është kontratë që e ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me “Bechtel&Enka”. Mirëpo për ta verifikuar nëse saktësisht është kjo kontratë konsiderojmë se duhet ta pyesni Qeverinë që ta bëni një krahasim mes asaj që e ka Qeveria, të cilën nuk po e bën publike, me këtë kontratë”, ka thënë Visar Ymeri.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» PTK u shit për 242 milionë euro, jo për 277 milionë
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» ANP: Bllokohen tenderët dhe prokurimet në vlerë 3.5 milion euro
» BE ofron 63.9 milionë euro për zhvillimin e Kosovës
» Qeveria humb edhe 100 milionë euro
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» ANP: Bllokohen tenderët dhe prokurimet në vlerë 3.5 milion euro
» BE ofron 63.9 milionë euro për zhvillimin e Kosovës
» Qeveria humb edhe 100 milionë euro
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi