Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshmitari me kodin “K” tregon se si është arrestuar e rrahur në kampin e UÇK-së në Cahan të Shqipërisë

Shko poshtë

Dëshmitari me kodin “K” tregon se si është arrestuar e rrahur në kampin e UÇK-së në Cahan të Shqipërisë Empty Dëshmitari me kodin “K” tregon se si është arrestuar e rrahur në kampin e UÇK-së në Cahan të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 16, 2011 9:15 pm


Dëshmitari me kodin “K” tregon se si është arrestuar e rrahur në kampin e UÇK-së në Cahan të Shqipërisë

Tetuta Rexhepi Bota sot
Dëshmitari me kodin “K” tregon se si është arrestuar e rrahur në kampin e UÇK-së në Cahan të Shqipërisë Gjykata


Dëshmitari i mbrojtur me kodin “K” të hënën është paraqitur në Gjykatën Supreme të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në gjykimin kundër Sabit Gecit, Rizah Aliajt dhe Haki Hajdarit, i njohur si “Haki Drenica”, Sali Rexhepi dhe Shaban Hotit, të cilët ngarkohen për veprat penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në kampin e Cahanit, Shqipëri. Dëshmitari “K” duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes, Maurisio Salustro tha se pas bombardimeve të NATO-së në Kosovë saktësisht më 30 mars 1999 me bashkëshorten e tij dhe disa bashkëfshatarë të tij kishin shkuar në Durrës dhe ishin vendosur në kampin e punëtorëve në afërsi të plazhit. Aty tha se kishin qëndruar 12 ditë derisa ishte arrestuar siç ,tha ai, nga Xhemshit Krasniqi.

“Arrestimi ka ndodhur gjersa shkoja te një shok i imi në Durrës dhe më dolën dy persona civil njëri nga ta Xhemshiti me një veturë të cilët më pyetën se kush jam, ku banoj dhe se a ka ndonjë person nga Rahoveci në kampin e punëtorëve. U ofrova afër veturës së tyre dhe i pyeta se kush janë dhe mu përgjigjen se janë pjesëtarë të UÇK-së dhe se duan të më marrin në pyetje dhe nëse kam faj të më mbajnë nëse jo të më lirojnë. Unë pranova të shkoja me gjithë qeft. Nga aty më dërguan në hotel “Drenica” në Durrës ku ishte shtabi i UCK-së. Kur shkova aty më pyetën nëse e njoh Xhemshitin dhe unë u thash jo. Këtë person e njihja vetëm me emër sepse ishte i vendit tim. Në hotel më dërguan në një dhomë ku më morën informata dhe janë sjell shumë mirë me mua”, tha dëshmitari i mbrojtur “K”. Ai po ashtu tha se të nesërmen në hotel ia kishin sjellë një hetues nga Tirana për ta marrë në pyetje. “Unë kundërshtova gjatë kësaj interviste dhe ai reagoi duke thënë përse nuk ia keni lidhur duar këtij personi. Unë pas kësaj i thash se ti nuk qenke gjyqtar sepse nuk merret një person në pyetje me duart e lidhura dhe hetuesi u revoltuar dhe filloi të më pyeste për vitin 1981 dhe unë i tregova se isha vetëm mësues”, u shpreh dëshmitari “K”. Ai po ashtu tha se në mbrëmje të asaj dite e kishin marrë dhe e kishin dërguar në një qeli afër një lumi që sipas tij ishte vend shumë i vështirë. Pastaj ai deklaroi se sërish kishin shkuar dhe e kishin marrë dhe dërguar në hotel “Drenica” kurse disa persona të tjerë e kishin dërguar në Kukës.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi