Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tronditet Greqia, kush është biondja e zbuluar në kampin e romëve

Shko poshtë

Tronditet Greqia, kush është biondja e zbuluar në kampin e romëve Empty Tronditet Greqia, kush është biondja e zbuluar në kampin e romëve

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 19, 2013 9:25 pm

Tronditet Greqia, kush është biondja e zbuluar në kampin e romëve
Tronditet Greqia, kush është biondja e zbuluar në kampin e romëve F1_19-tronditet-balline-71382170413

Athinë, 19 tetor - Opinioni grek është shokuar pas zbulimit të një vajze të mitur, me sa duket të rrëmbyer që pas lindjes së saj, në një kamp romësh në Farsala, pranë qytetit Larisa të Greqisë.  

Gjatë një operacioni për zbulimin e lëndëve narkotike në kampin e romëve, policia gjeti vajzën 4 vjeçare, që ka tipare dukshëm të ndryshme, nga ato të prindërve të supozuar. 

Burri dhe gruaja rome, të cilët u paraqitën si prindërit e saj, ranë në kontradiktë në dëshmitë e tyre. Në fillim thanë se ishin prindërit e vërtetë të vajzës. Pas testit të ADN-së ata pranuan se nuk ishte fëmija i tyre, por se e kishin gjetur në një supermarket, ndërsa pastaj gruaja tha se e kishte lindur atë me një burrë tjetër. Megjithatë, policia beson se vajza është rrëmbyer që në lindje, në vitin 2009, raporton BalkanWeb. 

Mosha e vajzës nuk është llogaritur me saktësi, por besohet të jetë 4-5 vjeç. Bazuar në karakteristikat e jashtme, lëkurë shumë të bardhë, me flokë të verdhë e sy të kaltër, autoritetet vlerësojnë se prindërit e saj biologjikë janë nga Evropa Veriore ose Lindore. Vajza flet gjuhën rome dhe nuk kupton fare greqisht, gjë që do të thotë se ka qenë pranë romëve që në foshnjëri. Pritet që një antropolog të studiojë profilin e kockave për të përcaktuar se nga e ka origjinën fëmija. 

Policia ka shpërndarë foton e vogëlushes që mban emrin Maria dhe kërkon ndihmën e komunitetit për gjetjen e prindërve biologjikë të saj, ndërsa për këtë qëllim është njoftuar Interpoli dhe është vendosur bashkëpunimi me policitë e vendeve të Ballkanit. Po hetohet edhe në gjendjen civile të Athinës, ku vajza është pajisur me certifikatën e lindjes.

Rasti ka vënë në lëvizje gjithë strukturat madje edhe qeverinë greke. Vetë kryeministri Samaras i ka kërkuar ministrit të Punës të jepet çdo ndihmë dhe mbështetje që është e mundur, për hetimet dhe gjetjen e prindërve biologjikë të fëmijës. 

Ngjarja ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një organizatë të madhe të trafikimit të fëmijëve. Sipas këtij versioni, gra shtatzëna të huaja (kryesisht bullgare) sillen në Greqi për të lindur dhe më pas fëmijët e tyre dërgohen për t’u shitur. 

Mediat britanike shkruajnë se identifikimi i Marias është një shpresë e re për prindërit e Madleinës së vogël, të zhdukur në vitin 2007. 

“Daily Mirror” bën një paralele mes historisë së Marias, vajzës bionde që u gjet në kampin e romëve në Larisa, me atë të Madlein Mek-Keit, e cila u zhduk në Portugali në vitin 2007, ndërsa ishte me pushime me prindërit e saj. 

“Kush është kjo vajzë e vogël bionde që u gjet në kampin e romëve në Greqi?", është titulli i shkrimit të “Daily Mirror”, sipas të cilit identifikimi i Marias jep shpresë të re për prindërit e Madleine. 

Edhe gazetat Daily Mail dhe Telegraph njoftojnë për gjetjen e Marias në një kamp romësh në Greqi, ndërsa faqet amerikane i referohen së miturës duke theksuar përpjekjet për të gjetur prindërit e saj të vërtetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi