Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë

Shko poshtë

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë Empty Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 18, 2011 8:59 pm

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë Pro-kqz950

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë Ten610x-2


Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë 1dep-kom

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë

Fletët e kontestuara, 13 vota Basha, 6 Rama


Pas shqyrtimit të fletëve të para të kontestuara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për në orën 18:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me fletët e votimit të kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara, ku nga hapja e 9 kutive, 13 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite qe po hapen ne keto momente i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Në këtë mbledhje do të vazhdohet me hapjen e kutive të tjera të mbërritura në KQZ, ku do të vazhdojë numërimi i fletëve të kontestuara.

Situata pranë KQZ-së vazhdon të jetë e tensionuar ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së vazhdojnë të qëndrojnë përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

**********

Pas shqyrtimit të fletëve të para të kontestuara, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e paralajmëruar për në orën 18:00. Ne kete mbledhje mungojne tre perfaqesuesit e opozites ne KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me fletët e votimit të kontestuara të gjetura në kutitë e gabuara, ku nga hapja e 7 kutive, 9 vota kanë shkuar ne favor te kandidatit për “Aleancën për qytetarin”, Lulzim Basha dhe 3 vota për kandidatin e “Aleancës për të ardhmen”, Edi Rama. Kutite qe po hapen ne keto momente i perkasin KZAZ-se 47, perkatesisht njesise bashkiake nr.3.

Në këtë mbledhje do të vazhdohet me hapjen e kutive të tjera të mbërritura në KQZ, ku do të vazhdojë numërimi i fletëve të kontestuara.

Situata pranë KQZ-së vazhdon të jetë e tensionuar ku deputetë dhe simpatizantë të PS-së vazhdojnë të qëndrojnë përpara këtij institucioni. Prej mengjesit te sotem forca te shumta policie jane stacionuar prane KQZ-se.

************

KQZ, mbledhja e radhës në orën 18.00

Mbledhja e radhës e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve do të realizohet në orës 18.00, ndërsa jo pak evacione pati gjatë mbledhjes në të cilat janë shqyrtuar fletët e kontestuara.

Në këtë mbledhje u hapën dy kuti të njësisë numër 3 përkatësisht KZAZ 47, ku kanë rezultuar tre vota të kontestueshme të cilat kanë shkuar në favor të kandidatit Lulzim Basha dhe nje fletë ka shkuar në favor të kandidatit të PS, Edi Rama.

Tashmë qyteti ka marrë një pamje tjetër, ndërsa shtohen gjithmonë e më shumë forcat policore jashte selise se KQZ-së. Kjo mbledhje hasi jo pak kundërshti nga PS-ja, me akuza, se numërimi i këtyre fletëve është tërësisht i paligjshëm.

Ruçi: Revoltë popullore, të mbrojmë lirinë e votës

Partia Socialiste i ka bërë thirrje shqiptareve të bashkohen në revoltë popullore në mbrojtje të lirisë themelore, asaj të votës. Në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, kreu i grupit, Gramoz Ruçi ka bërë me dije se e vetmja rrugë që i mbetet opozites ne kushte te tilla është revolta popullore.

“Në kundërshtim me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve, me interesat e Shqipërisë, parimet dhe vlerat universale të botës demokratike, sot populli opoitar është sfiduar nga një regjim diktatorial dhe kusar, që ditën për diell përmbysën rezultatin e parë dhe dëgjuar nga miliona sy e vesh, direkt ne ekranin e numërimit me transparencë të paparë”- tha Ruci.

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë 18-MAJ-RUCI

Sipas tij, opozitës i mbeten dy rrugë; ose të ulë kokën e t’i nënshtrohet diktaturës së faktit të kryer që vazhdon të vjedhë votën ose të ngrihet në këmbë e të përballet me zemër dhe trup për të larguar njëherë e mirë këtë diktaturë.

“E vetmja për ne është rruga revoltës popullore. Që nga kryetari i opozitës deri te cdo deputet ne do jemi në ballë të revoltës. Apeli im për cdo qytetar të ndershëm është të bashkohet me ne paqësisht por vendosmërisht. Shqipëria nuk është Egjip, Tunizi, as Libi. Ne në këtë vend s’mund të ketë vend edhe për qyetarë të lirë edhe për diktaturën që vret. Të gjithë në këmbë, në rrugë, në betejë për mbrojten e lirisë themelore”- përfundoi ai.

KQZ, hapet kutia e parë me fletët e kontestuara, 3 vota për Bashën

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë 19kutit43291

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur hapjen e kutive të kontestuara të ardhura nga KZAZ-të. Në kutinë me numër 17/59 në KZAZ-në 47 rezultojnë tre fletë votimi për kryetar të bashksië së Tiranës, ku në të dyja fletët është shënuar kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.

Ndërkohë më herët mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me përplasje fizike mes përfaqësuesve të PS-së dhe punonjësve të administratës të KQZ-së. Përfaqësues të Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve nuk kanë lejuar të hapet kutija me fletët e kontestuara të cilat kanë ardhur nga KZAZ-të.



Ndërkohë është vendosur një shirit në vendin ku po numërohen fletët e kontestuara për të mos lejuar të hyjë asnjë person tjetër përveç inspektorëve të KQZ-së



Tensionet në KQZ, përfundon takimi Rama-Arvizu

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu është larguar nga selia e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës Edi Rama.

Diplomati amerikan është shoqëruar nga kreu i opozitës Edi Rama jashtë ambjenteve të selisë rozë ndërsa mbështetës të PS-ja të cilët ndodheshin brenda ambjenteve të selisë në mbështetje të liderit të tyre.

Mendohet se në qendër të diskutimeve ka qënë tensionet e krijuara pas zgjedhjeve vendore tw 8 majit. Ndërkohë në këto moment ka filluar mbledhja e grupit parlamentar socialist ku do të diskutohet në lidhje me qëndrimet që do të mbajë PS-ja në lidhje me vendimin e KQZ-së për t`i cilësuar sit ë vlefshme fletët e kontestuara.

Xhafa:U instalua diktatura, thirrje popullit të mbrojë votën

Deputeti i PS-së Fatmir Xhafa i bëri thirrje qytetarëve të mblidhen në mbrojtje të votës së lirë. Në një prononcim për mediat pas miratimit nga ana e KQZ-së së aktit normative, deputeti Xhafa theksoi se me këtë veprim është instaluar përfundimisht diktatura në Shqipëri.

“U instalua diktatura e Sali Berishës, një diktaturë e tipit fashist. Ne e penguam me sa mundëm qeverinë për të rrëmbyer votën e shqiptarëve tani i bëjmë thirrje popullit të dalë përballë kësaj qeverie deri në rrëzimin e saj” theksoi Xhafa ndërsa shtoi se opozita do të bëjë gjithçka në mënyrë demokratike për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

KQZ miraton aktin,Ristani: Kutitë hapen në sallë

Ndërkohë që jashtë ambienteve situata është shume e tensionuar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne parim projekt aktin per vleresimin e fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara.

Kreu i KQZ ka kerkuar te sillen ne salle kutite e votimit per keshillat, ku jane gjetur fletet e votimit per kryetar.

Ne salle kane mberritur kutite e para per te cilat jane konstatuar flete te kontestuara, te cilat sipas Ristanit do te kqyren ne salle.

Me vendim, eshte miratuar pas propozimit te Ristanit nje grup numerimi qe do te merret me kete procedure.

Perfaqesuesit e PS-se, kane kundershtuar ashper vendimin e marre, nderkohe qe Gjoncja ka deklaruar prere: Nuk ka me sistem zgjedhor ne Shqiperi, nuk ka me zgjedhje te lira.

Berisha: Rama po përpiqet të paralizojë KQZ-në

Tension jashtë KQZ-së, deputetët tentojnë të hyjnë me forcë 19Berisha--new_20

Kreu i qeverisë, Sali Berisha ka vlerësuar shumë shqetësuese situatën e krijuar para KQZ-së, duke akuzuar liderin socialist Edi Rama se po tenton të paralizojë punën dhe vendimarrjen e KQZ.

Ai ka garantuar se votat e shqiptareve nuk jane jetime dhe ato do te numerohen.

“Në dhunim të ligjin po bëhen përpjekje për të paralizuar punën e kQZ, vendimarrjen e tij me rrugë të papajtueshme me rendin demokratik. Në situatën aktuale do sqaroj qytetarët se kjo maxhorancë nuk ka kundërshtuar deri sot asnjë rezultat. Rama kërkon me cdo kusht që rezultati paraprak të mbetet përfundimtar dhe të dalë jashtë procedurave normale të vlerësimit”- tha Berisha, gjate fjales ne mbledhjen e qeverise, dedikuar posacerisht situates pasgjedhore.

Sipas tij, asnjë seli partie nuk mund të shpallë rezultat përfundimtar, pasi vendi ka sistem të konsoliduar të sistemit të ankesave.

“KQZ ka detyrimin ligjor të përcaktojë të gjithë dokumentacionin, të zyrtarizojë ai tabelën përfundimtare për Tiranën. Probemi qëndron në votat e panumëruar që janë hedhur në kuti të ndryshme, ato vota meritojnë numërim. Ligji ynë detyron numëruesit të numërojë cdo votë”- tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi