Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tension në burgun e Dubravës

Shko poshtë

Tension në burgun e Dubravës Empty Tension në burgun e Dubravës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 19, 2014 8:06 pm

Tension në burgun e Dubravës
Tension në burgun e Dubravës 20140219132527251646- 2014-02-19 13:25:00
Këshilli i të burgosurve në burgun e Dubravës, njofton se brenda këtij institucioni është ngritur tension i madh në mesin e të burgosurve, që janë të pakënaqur me vendimin e fundit të presidentes, e cila me rastin e përvjetorit të pavarësisë me dekret liroi vetëm dy të dënuar, raporton KTV.
Ky këshill është i pakënaqur me vendimin e presidentes. Në komunikatën që ka nxjerrë ky këshill, thuhet se tash e tutje nuk merr përgjegjësi për veprimet e të burgosurve në ditët në vijim. Kjo situatë, thotë Këshilli, është krijuar pasi presidentja Jahjaga nga 515 kërkesa aprovoi vetëm 2 për falje. 

Me Ligjin për amnisti jemi ndarë të zhgënjyer, ngase Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, përdori standarde të dyfishta për veriun dhe jugun e vendit, me ç’rast vetëm një i dënuar përfitoi nga ligji. 

Jemi të vetëdijshëm që kemi rënë ndesh me ligjin, por në Kosovën e pasluftës shumë faktorë kanë ndikuar që ne të bëjmë një vepër të tillë. Andaj besojmë se kemi të drejtë për një shans të dytë për jetë”, thuhet në deklaratën e Këshillit të të burgosurve të Dubravës. 

Vendimin e presidentes për të falur vetëm dy të dënuar, e kritikoi edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi