Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë

Shko poshtë

Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë Empty Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 11:03 am


Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë



Mimoza Kusari Lila, ministresha që i ka dhënë ultimatum Serbisë 20MimozaIntervistoi: Bajrush Morina



Mimoza Kusari –Lila është emër i njohur në skenën politikë të Kosovës. Në politikë ka hyrë përmes “derës” së zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës. Në ndërkohë është “tërhequr” nga skena politike për t’u rikthyer si sfiduese e garës për qytetin e saj të lindjes Gjakovën. Është ankuar deri në instancat më të larta të drejtësisë në Kosovë por prapë nuk ka arritur të ulet në ‘fronin” e qytetit të Gjakovës. Por nëse ka “humbur” në zgjedhjet lokale në Gjakovë ka fituar në skenën politike në Prishtinë. Ka zënë vendin e zëvendëspresidentes në AKR prej nga për një kohë ka qenë më e zëshmja kundër ish-koalicionit PDK-LDK e mbi të gjitha kundër PDK-së si parti dhe Hashim Thaçit si kryeministër. Sot është zëvendësministre e Thaçit por nuk e ndjen veten “fajtore” për kritikat e drejtuara ndaj kryeministrit në të kaluarën.

Tash ka marrë përsipër një detyrë të madhe e të rëndë. I ka shpallur “luftë” Serbisë, përkatësisht i ka dhënë ultimatum Serbisë se nëse nuk respekton reiciporcitetin e qarkullimit të mallrave në bazë të marrëveshjes se CEFTA-s, do t’i tatimojë të gjitha prodhimet që vijnë nga Serbia në Kosovë.

Ministresha Mimoza Kusari është e vendosur se do të fitojë në këtë sfidë të saj. Ta shohim.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e ardhshëm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi