Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvendosje ripublikoi kontratën me vulë dhe nënshkrime

Shko poshtë

Vetëvendosje ripublikoi kontratën me vulë dhe nënshkrime Empty Vetëvendosje ripublikoi kontratën me vulë dhe nënshkrime

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 11:23 pm



Vetëvendosje ripublikoi kontratën me vulë dhe nënshkrime

Vetëvendosje ripublikoi kontratën me vulë dhe nënshkrime Shpend-ahmeti-19


Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka ripublikuar kontratën ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdare, me vulat dhe nënshkrimet e të dyja palëve.

Shpend Ahmeti ka thënë se posedojnë një dokument të “Eversheds”, kompani e kontraktuar nga Qeveria e Kosovës për ta konsultuar në lidhje me kontratën me “Bechtel-Enka”, sipas të cilës kontrata me konsorciumin turko-amerikan është i pafavorshëm për Kosovën.

“Sot e kemi publikuar kontratën mes Qeverisë dhe Bechtel-Enkas, e cila mban nënshkrimin e zyrtarëve të Qeverisë dhe vulat e kompanisë Bechtel-Enka”, tha Shpend Ahmeti, në konferencën për gazetarë.

“Vetëvendosje nuk ka vërejtur asnjë dallim mes kopjes që e kemi publikuar ditë më parë dhe asaj që kemi publikuar sot. Sot përfundimisht jemi siguruar se kontrata që e kemi publikuar është origjinale dhe jemi edhe më të shqetësuar rreth disfavoreve që përmban kjo kontratë”, tha Ahmeti.

Ai bëri të ditur se kanë publikuar edhe dokumentet e kompanisë këshilluese “Eversheds”, e cila me "para të taksapaguesve është paguar mbi 1 milion euro si kompani konsulente e Qeverisë".

Ahemti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje do ta ngrejë në Kuvendin e Kosovës çështjen në fjalë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi