Isa Mulaj: Shumica e qytetarëve të Kosovës janë gënjeshtarë dhe armiq të lirisë
Faqja 1 e 1
Isa Mulaj: Shumica e qytetarëve të Kosovës janë gënjeshtarë dhe armiq të lirisë
Shumica e qytetarëve të Kosovës janë gënjeshtarë dhe armiq të lirisë
Vetëm të vdekurit e kanë parë fundin e luftës – Platoni.
Nga Isa Mulaj
A keni bërë ndonjëherë një sintezë të bisedave nga mendimet dhe komentet e qytetarëve kudo që i keni hasur ato (universitet, internet, restorante, çajtore, bibliotekë, treg, stacion të autobusëve, shtëpi, aeroplan, etj.) rreth problemeve politike, ekonomike, shtetërore, trazirave, dhe dhunës në Kosovë? Çfarë tendence në rritje keni mundur të hasni në perceptimet e tyre? Me siguri atë se fajet për shumicën e të këqijave që e kanë kapluar Kosovën dhe shoqërinë e saj, tani i ka populli, e më pak politika. Me politikën e tanishme jemi mësuar për një kohë shumë të gjatë. Dihet si funksionon, pasojat që i ka prodhuar, dhe ku e solli popullin e Kosovës, por nuk dihet se ku mund ta sjellë populli dhe shoqëria Kosovën.
Institucionet e Kosovës nuk janë të qytetarëve të saj
Jemi dëshmitarë të asaj se për gjitha të zezat që e kanë përfshirë Kosovën, fajet më së shumti i ka populli. Mjaft kanë pasur dhe kanë faj politikanët. Kemi ardhur në përfundim se të gjitha institucionet dhe forma e qeverisjes së instaluar në to është produkt i këtij populli të shkretë, edhe pse gjithnjë e më pak e këtij populli del në votime.
Demokracia është helmi më i rrezikshëm në praktikë për shqiptarët. Nuk ka opium më të fortë dhe me pasoja se kjo demokraci. Mund ta vëreni përditë në ngjarjet politike. Nëse keni luajtur shumë herë në lotarinë e Kosovës 7 nga 39 dhe nuk keni mundur t’ia qëlloni të 7 numrave, keni gjasa të jeni si numër në lotarinë e mafisë ndërkombëtare në Kosovë për pozitat më të larta të shtetit. Dhe shihe mrekullinë! Fitoni vetëm me nga një numër. Nuk ka nevojë të luani ose zgjidhni 7 numra ose 7 pozita sikur me votat e qytetarëve. Ajo që u caktohet, është qind për qind e sigurt.
Pasi të keni fituar në lojën 1 nga mbi 1 milionë (numri i qytetarëve të moshës madhore), i merrni udhëzimet fije për pe nga ata që u kanë zgjedhur, jo nga populli që ka mundur t’iu votoj por nuk e ka ditur se ekzistoni, se si duhet vepruar, kë ta vizitoni, çfarë vendimesh të nënshkruani, për llogari dhe kundër kujt duhet të punoni. Dhe jo vetëm kaq. Ju viheni në ato pozita edhe me vota të manipuluara për t’i pritur në takime edhe armiqtë tuaj dhe të qytetarëve të Kosovës. Ja pra, kështu funksionon helmi më i rrezikshëm i quajtur demokraci, ose koalicioni “Demokracia në veprim”. Kur bëhen përpjekje për t’i rezistuar këtij helmi duke sulmuar objektet qeveritare, del një helm tjetër në mbrojtje të tij, dhe këta janë kryesisht qytetarët “zemërmirë”, me arsyetimin se objektet qeveritare qenkan të popullit, e jo të politikanëve ose pushtetit, çka është qind për qind e pavërtetë.
Objektet qeveritare nuk janë të tatimpaguesve, e as të popullit
Gjatë socializmit vetëqeverisës ishte krijuar koncepti dhe legjislacioni i pronës shoqërore si pronë e shoqërisë, ose pronë e popullit të Kosovës. Në realitet nuk ishte kështu. Nga ajo pronë përfitonin drejtpërdrejtë ata që ishin të punësuar në ndërmarrjet shoqërore (drejtorët dhe punëtorët). Shoqëria ose populli nuk ka mundur, pavarësisht se a e ka ndier veten pronare të asaj prone. E njëjta gjë vlen për objektet qeveritare dhe të institucioneve të Kosovës në raport me qytetarët ose popullin, ndonëse këtu ka një dallim të theksuar me pronën shoqërore.
Objektet qeveritare janë ndërtuar me paratë e tatimpaguesve ose qytetarëve. Megjithatë, qytetarët dhe tatimpaguesit nuk kanë qasje në ato objekte, pos rasteve kur duhet të paguajnë diçka. Nga këto objekte përfitojnë vetëm ata që janë të punësuar aty dhe i shfrytëzojnë. Për dallim nga drejtorët dhe punëtoret në ndërmarrjet shoqërore që prodhonin ee realizonin të ardhura vetë, qeveritarët në objektet shtetërore i marrin pagat nga tatimpaguesit kosovarë dhe si “shpërblim” ose shkëmbim prodhojnë më shumë të këqija se të mira për qytetarët. Shihe tash absurdin e disa qytetarëve: Ato objekte dhe personat që i kanë nën kontroll nuk bënë të dëmtohen shkaku se qenkan të tatimpaguesve, qytetarëve, popullit, shoqërisë, ose emërtimeve të ngjashme për kolektivin! Po të ishte kështu, atëherë të njëjtit do të duhej të thoshin se sulmi i aeroplanëve të NATO-s kundër ambasadës kineze në Beograd ku strehoheshin kriminelët serbë, ishte sulm ndaj popullit kinez, tatimpaguesve, qytetarëve, shoqërisë apo popullit serb, çka nuk është e vërtetë. NATO nuk po godiste objektet e qytetarëve ose popullit serbë, por një çerdhe kriminelësh, sikur gjuajtjet me gurë të ndërtesave qeveritare në Kosovë ku strehohen shumë kriminelë, hajdutë, mercenarë, mafiozë, dhe korrupsionistë. Vazhdon tutje absurdi i shumë qytetarëve kosovarë: Ata dënojnë sulmet kundër objekteve që shfrytëzohen nga keqbërësit e interesave qytetare, dhe janë të mendimit se duhet përdorur forca për t’i dëmtuar ose përgjakur qeniet njerëzore në mbrojtjen e objekteve fizike të cilat nuk qesin gjak ose nuk ndiejnë dhembje!
Përpos që janë ndërtuar me paratë e tatimpaguesve, kush e paguan rrymën dhe shpenzimet tjera në objektet qeveritare? Mos ata që punojnë aty brenda dhe i kanë nën kontroll këto objekte, apo tatimet e qytetarëve? Kuptohet se qytetarët përpos që i kanë ndërtuar me mjetet e tyre, u japin rroga të majme si tatimpagues të punësuarve aty, plus ua paguajnë të gjitha shpenzimet fikse e variabile atyre ndërtesave. Të punësuarit aty brenda nuk paguajnë gjë për rrymën, ujin, kanalizimin, mbeturinat, etj. Ndërkaq, qytetarët në objektet e tyre private ose shtëpia duhet t’i paguajnë të gjitha këto nga xhepi i tyre, pavarësisht se a munden apo jo – duhet hyrë edhe borxh se përndryshe pasojnë masat e shkyçjes dhe dënimeve. Së këndejmi lind pyetja: Pse të mos dëmtohen nganjëherë me sulme edhe objektet qeveritare dhe njerëzit e tyre që nuk paguajnë kurrë, dhe u sjellin përditë dëme qytetarëve?
Gjersa mendimi absurd “qytetar” në Kosovë i dënon sulmet ndaj objekteve qeveritare, të cilat gabimisht i quan të popullit, nuk e pa të arsyeshme kurrë të dënoj vandalizmin primitiv nëpër objektet e PTK-së, ku aparatet telefonike janë “nukë me rrajë”, shkaku se Qeveria do ta shesë PTK-në me çmim sa më të ultë që është e mundur. Cilët kriminelë ose terroristë i bënë këto sulme kundër PTK-së si pronë publike me të cilën shërbehen qytetarët? Ishin dhe janë pikërisht këta nga ndërtesat qeveritare. Tani rasti për krahasim: Qytetarët kanë qasje në kabinat telefonike për të shfrytëzuar telefonat fiks që kushtojnë dukshëm më lirë se ata mobil, janë më ekologjik (nuk kanë rrezatim), më ekonomik se thirrjet me kartela që kanë çmime fikse (në PTK e leni kur të doni bisedën dhe aq paguani, ndërsa kartelën duhet ta paguani para se ta shfrytëzoni për bisedë). Ata të objekteve qeveritare janë të interesuar që edhe këtu ta dëmtojnë qytetarin.
Goditja me gurë dhe thyerja e xhamave të ndërtesave qeveritare, ose një breshëri me “Gorjunov” të cilit shqiptarët gabimisht i thonë “Gulinov”, nuk është më e dëmshme se aksioni i Qeverisë për t’i “nukë me rrajë” aparatet telefonike nëpër objektet e PTK-së ose të publikut. Xhamat nuk realizojnë të hyra dhe me ta nuk mund të kryhet punë sikur me aparatet telefonike. Xhamat zëvendësohen me të tjerë dhe përsëri nuk realizojnë gjë. Kthimi i aparateve telefonike në vendin e përkatës në objektet e PTK-së e nxjerr veten brenda ditës, dhe këtë shpagim ia mundëson shfrytëzimi i tyre nga qytetarët. Në objektet e veta, Qeveria nuk ndërmerr kësi veprimi vandalist, dhe për bisedat e pakufishme telefonike të veta me çmime të larta, i detyron qytetarët t’i paguajnë të gjitha.
Qytetarët me shumicë si gënjeshtarë dhe armiq latent e praktik të lirisë
Nëse bëni ndonjë sondazh me një grup qytetarësh kosovarë për të gjetur se çka urrejnë më së shumti, do ta nxirrni një listë të gjatë gjërash dhe dukurish. Ka gjasa që përgjigja më e shpeshtë e tyre të jetë “i urrejmë gënjeshtrat”. Në të njëjtën kohë, përgjigja më e shpeshtë e tyre për gjërat që i çmojnë më së shumti, mund të jetë “liria”. Mirëpo, qytetarët kosovarë e kanë një lloj kodi të fshehur që zbulon sa çel e mbyll sytë se ata janë gënjeshtarë dhe armiq të mëdhenj të lirisë. Si vërtetohet kjo?
Kush e ka sjellë gjithë këtë imazh negativ të Kosovës nëpër botë? Shumica e qytetarëve do të mendonin për partitë politike në pozitë e opozitë, por kjo nuk mjafton. Është mbushur kupa me këta dhe dihen botërisht. Vëzhguesit e ndryshëm ndërkombëtarë janë të bindur më shumë se faji është tek “vdekja” e qytetarëve, dhe tek të gjithë ata që nuk pajtohen me rebelizmin e drejtë. Të vetmit njerëz që nuk llogarisin kurrë në luftë, janë shqiptarët e Kosovës. Llogarisin se edhe liria mund të fitohet me gënjeshtra, vidhet nga dikush, e në rastet më të shpeshta, janë të mendimit se këtë e sjellë dikush nga “miqtë ndërkombëtarë” në pjatë! Ky mentalitet sui generis zbulon defektin serioz të qasjes së mbrapshtë të qytetarëve kosovarë për lirinë. Duket sikur nuk kanë qenë kurrë në katër klasat e para të shkollës fillore dhe nuk e kanë hasur kund fjalinë: “Liria nuk falet; atë askush nuk ta sjell”.
Ja edhe kulminacioni i absurdit të shumë qytetarëve kosovarë: Sulmet ndaj objekteve qeveritare dëmtojnë imazhin e Kosovës në sytë e botës dhe ndërkombëtarëve! Çka i intereson botës dhe ndërkombëtarëve se çfarë bëjnë qytetarët kosovarë për t’i mbrojtur të drejtat e tyre nga shtypësit? Apo, të gjithë ata qytetarë mendojnë se sulmet e tilla në fakt janë më së të domosdoshme për vetëdijesimin e politikës “demokratike” të Kosovës, por duhet të përmbahemi se kjo nuk i pëlqen mafisë së huaj që i zgjedhin përfaqësuesit dhe udhëheqësit e “qytetarëve” të Kosovës! A duhet të ekzistojnë qytetarët e Kosovës për t’ia bërë qejfin lloj-lloj “miqve ndërkombëtarë”, apo të sakrifikojnë për të drejtat e tyre dhe vendin ku jetojnë? Shumica prej jush në biseda private do ta përkrahnit fuqishëm të parën, ndërsa në publik këtë të dytën shkaku i frikës nga “miqtë ndërkombëtarë”. Kështu zbulohet karakteri i fshehur kundër lirisë i shumicës së qytetarëve të Kosovës. Armiq më të sertë të lirës se këta, në Evropë nuk ka. E ndoshta edhe në botë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Një e treta e qytetarëve të Kosovës janë duhan pirës
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Berisha: 20 Shkurti, dita e kurajës dhe e lirisë së qytetarëve
» Kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj
» Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Enver Bytyçi:Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari janë simboli i lirisë së Kosovës
» Berisha: 20 Shkurti, dita e kurajës dhe e lirisë së qytetarëve
» Kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi