Një e treta e qytetarëve të Kosovës janë duhan pirës

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është shqetësuese përqindja prej 53.6 e fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit. Dita Botërore kundër duhanit e gjen Kosovën pa ligj funksional. Derisa moto për këtë vit është ndërhyrje në industrinë e duhanit.
Kosova vazhdon të mos ketë të dhëna të sakta rreth konsumit të duhanit. Megjithatë, përpjekjet që synojnë të vënë në pah rreziqet që sjell ajo, nuk mungojnë.
Miliona viktima në vit dhe miliona të sëmurë nga kanceri, janë disa nga pasojat që shkakton pirja e duhanit në mbarë botën.
Në Ditën Botërore Kundër Duhanit, ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se ligji kundër duhanit nuk po gjen zbatueshmëri të duhur në Kosovë.
Ligji kundër pirjes së duhanit në Kosovë, është miratuar në shkurt të vitit të kaluar. Por, ai ende nuk është duke u zbatuar në tërësi.
Andaj, ky ligj është ri-draftuar për shkak të mangësive që kanë konstatuar zyrtarët qeveritarë.
“Ligji nuk është duke e gjetur zbatueshmërinë e duhur. Drafti i parë është përfunduar dhe në muajin qershor do të jetë në debat publik. Gjatë korrikut pres që ta sjellim në Kuvendin e Kosovës për miratim. Nuk do të ketë ndarje me 70 për qind dhe 30 për qind, por do të jetë e ndaluar 100 për qind”.
“Ne kemi konstatuar mangësi dhe nga komisioni parlamentar për shëndetësi dhe nga Kuvendi i Kosovës, dhe kanë ardhur propozime konkrete për amandamentimin e tij, dhe ne kemi filluar një proces të tërë të elaborimit të ligjit të ri për duhanin”, thotë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.
Ndërkaq, Skender Syla, udhëheqës i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, ka pohuar se zbatimi i ligjit kundër duhanit varet nga vullneti politik.
Ai shton se nëse nuk përfshihen gjitha institucionet gjegjëse, por mbetet përgjegjëse vetëm Ministria e Shëndetësisë, siç ka qenë deri më tani, është skeptik se do të ketë sukses.
“Ligji, i cili tashmë është ri-draftuar, se sa do të zbatohet në praktikë varet nga vullneti politik, duke filluar nga Parlamenti, Qeveria dhe gjitha ministritë e linjës”.
“Duke u nisur nga përvoja e vendeve të tjera që ka pasur sukses të plotë zbatimi i ligjit për kontroll të plotë të duhanit, tregon se vetëm me një përkushtim të të gjitha ministrive dhe ekzistimi në e një mekanizmi të mirëfilltë, mund të zbatohet ky ligj. Në qoftë se mbetet si tani, përgjegjëse vetëm një ministri, është problem të gjejë zbatim”, shprehet Syla.
Ndërsa zyrtarë nga Instituti i Shëndetit Publik, tashmë kanë pohuar se ky fenomen ngelë si i rëndë, sepse në organizmin e njeriut duhani po bën dëme shumë të mëdha.
Zoti Syla deklaron se përmirësimet në ligj, për ndalimin 100 për qind të pirjes së duhanit në hapësirat publike, është një hap pozitiv.
“Është një hap pozitiv, sepse ligji, i cili thotë të ndalohet 100 për qind duhani, ka pasur sukses. Me angazhimin e gjitha strukturave, shpresoj se do të ketë sukses”.
“Ne si OBSH e përshëndesim këtë hap dhe mendojmë se me një angazhim të secilit, kjo mund të arrihet”, thekson ai.
Zyrtarët shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare kanë bërë thirrje te duhanpirësit që të ndalojnë tymosjen, për shkak se, siç thonë ata, askush më tepër se klinicistët nuk ballafaqohet me sëmundje që sjellë duhani, si kanceri i mushkërive dhe shumë të tjera.
Sipas tyre, shpenzohen me qindra miliona euro për blerjen e barnave dhe vetëm sa i zgjasin ato vuajtje dhe nuk kanë ndonjë sukses përfundimtar. Prandaj ata kanë pohuar që të merren iniciativa për ndalimin e duhanit.
Sidoqoftë, rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan. Kjo shifër vjen sipas hulumtimeve të bëra nga organizatat joqeveritare që merren me vetëdijesimin e të rinjve për pasojat e duhanit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Opozita e Kosovës, letër të hapur qytetarëve
» Sa vrasës janë në Parlamentin e Kosovës?
» Rreth 37 përqind e qytetarëve janë të gatshëm të migrojnë
» Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë
» Pro hyrjes në BE, 72 % e qytetarëve të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi