Fazli Maloku: Me rastin e 12 vjetorit përkujtojmë dëshmorin: Enver Shahin Berisha
Faqja 1 e 1
Fazli Maloku: Me rastin e 12 vjetorit përkujtojmë dëshmorin: Enver Shahin Berisha
Me rastin e 12 vjetorit përkujtojmë dëshmorin: Enver Shahin Berisha 10 maj 1970-18 maj 1999
"Buka e shkaut në Kosovë është sosur" (Enver Berisha)
Nga Fazli Maloku
Enver Berisha u lind në fshatin Siqevë, komuna e Prishtinës, nga prindërit: babai Shahini dhe nëna Mehreme, të cilët patën gjithsej shtatë fëmijë (dy djem e pesë vajza): Mevlude-1966, Hava - 1968, Enveri - 1970, Skenderi - !974, Sanie - 1975 dhe Magbule - 1983. Fshati Siqevë shtrihet rreth 10km në verilindje të Prishtinës, në një luginë të thellë malore dhe e rrethuar me kodra të larta malore të pasura me pyje e kullosa. Fshati ka pak tokë pjellore dhe përmes tij kalon lumi i vogël. Këtu lindi dhe u rrit Enveri ynë i dashur, në këtë ambient të shëndetshëm dhe me bukuri natyrore. Babë Shahini i rriti me një kashore buke pasi që toka e pakët nuk ua siguronte as përsafërmi bukën e gojës. Ai shpesh ngarkonte një qerre dru me kuaj, i sillte në Prishtinë dhe me ato pak para u blinte gjërat më elementare për familje. Enveri u rrit kryesisht me bukën misernike, me qumshtin e dhive e njomte kafshatën e bukës, megjithate, ai që nga vegjëlia ishte djalë i shëndetshëm, shkathtësitë ia mësoi nëna natyrë brigjeve e shpatijeve të fshatit ku vera ishte përvluese dhe dimrat shumë të ashpër. Xha Shahini në një periudhë kohore 1977--1990, punoi edhe si punëtor krahu në ish ndërmarrjen " Ramiz Sadiku" në Prishtinë dhe gjithë këto sakrifica i bënte që fëmijtë e tij të rritën sa më të shëndetshëm dhe ti shkollonte edhe jashtë mundësive matriale, megjithate themi se ia doli në mënyrë të shkëlqyeshme.
Enver Berisha shkollimin fillor e kreu në fashatin e lindjes në Siqevë, me sukses të shkëlqyeshëm dhe dallohej si një djalë i dashur, mendjehollë dhe, mbi të gjitha, natyra i kishte dhuru bukuri të veçantë. Shkollën e Mesme Bujqësore e kreu në Prishtinë, për tu regjistruar më pastaj në Fakultetin Juridik po në Prishtinë. Edhe motra e madhe-Mevlude ishte studente e Fakultetit Ekonomik dhe zakonisht mësonin në një dhomë të përbashkët, por këtu jo rrallë herë vëlla e motër bisedonin edhe për tema " të nxehta",për çeshtjen kombëtare sepse fryma studentore për liri dhe çlirim kishte përshkruar çdo zemër rinore. Ç'është e vërteta, Enveri për shumë luftëra të shqiptarëve kundër pushtuesve të shumtë i mësoi në prehrin e gjyshit- Jahirit dhe të babait. Vatra e ngrohtë familjare i mësoi atdhedashurinë ndjenjat për liri dhe çlirim kombëtar si dhe urrejtjen ndaj pushtuesit. Viti 1998 Enverin e zuri si apsolvent në Fakultetin Juridik të Univeerzitetit të Prishtinës. Zjarri i lirisë që buronte nga zemrat e rinisë studentore me epiqender Univerziteti rrezatonte gjithë Kosovën e robëruar.
Nga rrethanat e krijuara dhe sidomos dalja publike e dalëzotëses së lirisë me emrin UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), edhe për Enverin ishte sinjal ndriçues dhe tashmë ishte e çartë se puna e studimeve mori fund për derisa nuk çlirohet Kosova. Këtë ditë ai e kishte pritur por si agu diellin dhe pa u hamendur vendosi që të shkoi fillimisht në fshatin Llapashticë të Podujevës ku ishte i vendosur Shtabi i ZOLL-it ( Shtabi i Ushtriaë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e LLapit). Për këtë rrugë e dinte vetëm xhxhai i tij-Aliu dhe kishte lënë porosinë për familjen se mund ta vizitojnë po deshën në Llapashticë. Por ja si e shpjegojnë familjarët e Enverit shkuarjen e tij në UÇK:
Babai-Shahini:" Enveri dhe Magbulja zakonisht mbylleshin në një dhomë të përbashkët ku edhe mësonin, por edhe kur kishin me bisedu për gjëra sekrete. Ishte tetori i vitit 1998 dhe unë rastësisht erdha tek vëllai im, Aliu që jetonte në Prishtinë. Aliu më tha se Enveri ka shkuar në Llapashticë për tu rreshtuar në UÇK, dhe se ate mund ta vizitoni ditën e dielë. Por atje i kishin sygjerue që të kthehej në fshatin e lindjes në Siqevë sepse së shpejti UÇK-ja do të shtrihet gjithandej. Kështu edhe veproi. Në janar të vitit 1999 shkoi në fshatin Rimanishtë ku i kreu ushtrimet ushtarake 15 ditëshe. U kthye në siqevë dhe s'bashku me shokët: Bekim Krasniqi, Rrahim Hasani, Hamdi Ibrahimi, Kujtim dhe Behram Alshiqi ( vëllezër)formuan Njësitin e Siqevës. Enveri për fillim mbante një revolver gjashtëshe, tip amerikan të dhuruar nga gjyshi. Enveri pagoi edhe 1000marka gjermane për ti ardhur një armë por ajo nuk i erdhi! Ne jetonim në fshatin Siqevë dhe në familjen tonë erdhen nga pjesë të ndryshme të Kosovës edhe rreth 40 musafirë ku qendruan rreth tri javë. Fundi i marsit '99 kur u bë përzënja e popullatës së Prishtinës nga forcat okupatore serbiane, gjyshi i Enverit, bacë Jahiri 94 vjeç, i paralizuar, mbeti i ngujuar në shtëpinë e tij në lagjën Kodra e Trimave bile në pjesën ku u shpall "Zonë Policore" serbiane. I kanosej rreziku të vdes nga uria dhe etja. Me të dëgjuar për gjyshin e tij që aq fort e deshi, Enveri hyri natën në lagje dhe duke kaluar nga një obor në tjetrin hyri në shtëpinë e gjyshit. E vendosi në një karrocë dore dhe kështu e barti deri në fshat tek ne. Këtë punë ai e kreu vetëm dhe nuk deshi ti rrezikonte asnjërin nga shokët. Në fillim të muajt maj pjesa kryesore e familjeve të shtyrë nga forcat serbiane u kthyen në Prishtinë. Unë mbeta me babain tim dhe me disa pleq tjerë në një strehimore që e kishte ndërtuar UÇK-ja në thellsi të pyllit. Megjithate në ofenzivën serbiane të majit, Babain ma vranë s'bashku me fqinjin tim Sylën 85 vjeç, me gruan e tij Hida dhe një plakë tjetër Vahide dhe një musafir nga fshati Terrnavë të Podujevës! Vrasjen e Enverit e mësova përmes RTSh të Tiranës. Në atë moment u përmbajta dhe vetëm shoqes nuk i tregova. Sot ndjehem shumë krenar që pata një djalë të tillë. Ai u vra për lirinë e popullit shqiptarë të Kosovës, për çlirimin e Kosovës dhe siç thoshte ai vet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë".
Nënë Mehremja deklaron:
"Me kohë e dija se do të rreshtohet si ushtarë i UÇK-së. Thash më mirë me shokë me pushkë në dorë se me zanë shkiet si qyqan e me masakrue për ngadalë. Gjatë gjithë luftës e pash krejt pak kur vinte me marrë ushqim për vete e për shokë. Për vrasjen e Enverit e mora vesh nga burri. Ishim duke ngrënë mëngjesin. Plakut i rrodhen lotët! Unë e shikova dhe e veta: A mos u vra Enveri? Po më tha. Buka mu ndal por u përmbajta dhe në atë moment thash: Lavdi biri im! Lumja unë që po ia fal një djalë Kosovës".
Motra Mevlude e cila ishte e pandashme me Enverin shprehet:
" Në përgjithësi në familjen tonë flitej për UÇK-në që kur ajo doli publikisht. Na u kthye shpresa se megjithate paska kush i del zot Kosovës. Nga fillimi i tetorit të vitit 1998, unë i vërejta lëvizjet e vëllait tim Enverit. Dilte nga shtëpia me të gëdhirë dhe kthehej vonë. Puna e mësimeve u ndërpre plotësisht. Nuk fliste si zakonisht dhe rrinte si i mbyllur. Nuk donte ti shpaloste as para meje sekretet që mbante me shokët. Edhe unë nuk e bezdisja. Kjo zgjati deri kah fundi i dhjetorit '99. E kishte biseduar me xha Aliun, i cili jetonte në Prishtinë. E porositi në se të pyesin familja ime tregoju se unë ndodhem në Llapashticë, në UÇK, dhe po deshen mund të me vizitojnë të dielave. Kjo zgjati vetëm një natë. Erdhi vetë dhe na rrëfeu. Shokët nga Shtabi i ZOLL-it e kishin porositur që ky të kthehet në fshatin e tij dhe se atje shumë shpejt do të shtrihet UÇK-ja. Kështu edhe ndodhi. Në fillim të '99-ës i bëri ushtrimet ushtarake në Rimanishtë, nën komandën e eprorit të UÇK-së, Isak Tusha--"Kataliku". Pastaj bashkë me shokë e formuan njësitin e fshatit në kuadër të Batalionit--" BUNA-26"
të brigadës 153 të ZOLL-it. Kjo ndodhi në janar të '99-ës. Në fillim Enveri nga arma kishte një revolver gjashtëshe amerikane dhe dy bomba dore. Enveri nga familja kërkoi 1000 marka gjermane për sigurimin e armës, me kërkesën e shtabit të njësitit, por arma nuk i erdhi e as që ju kthyen paratë ndonjëherë! Gjatë ofenzivës së prillit të '99-ës e cila përfshiu edhe fshatin tonë me rrethinë, popullata civile ishte e deturuar të marshoj për në Prishtinë. Dikush nga musafëirët i dhuroi Enverit një pushkë M-48 të cilën e mbajti derisa u vra. Fillimisht Enveri na strehoi në një strehimore në thellësi të maleve por as aty nuk patëm mundësi qëndrimi dhe me 10 maj përfundimisht morëm rrugën për në Prishtinë. Në ofenzivën e 18 prillit fshati u dogj i tëri nga forcat ushtarako-policore e paramilitare serbiane. Pas kësaj date ne nuk komunikuan e as që u pamë më me Enverin. Lajmin për vrasjen e Enverit e morëm nga RTSH. Dhëmbja për vëllain tim Enverin që aq shumë e desha ishte e madhe, por u përmbajta. Edhe unë isha shumë e interesuar të rreshtohem në UÇK s'bashku me dy motrat e mia: Igballen e Sanien si dhe kusherirat tona: Zahidja, Hafia dhe Bedria, por mungesa e armatimit e bëri të vetën. Për këtë qëllim më datën 21 maj '99, të gjitha s'bashku shkuam në Shtabin e Njësitit Siqeva, tek komandanti-Nazmi Berisha--"Uka". Kuptohet na shoqëronte vëllai im Enveri, dhe e shpjeguam gadishmërinë tonë dhe dëshirën e madhe që të rreshtohemi në radhët e UÇK-së. E vërteta është se këtë dëshirë e kishin po thuaj pjesa dërmuese djem e vajza të Kosovës. Përgjigja ishte se ju fillimisht do të angazhoheni në Shtabin Civil të fshatit për derisa të sigurojmë armatimin. Sot ndjehem tepër krenare që s'paku vëllai im Enveri ia dhuroi jetën Lirisë së Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. Betimi i ushtarëve të UÇK-së e në këtë rast edhe i vëllait tim Enverit ishte çlirimi i tokave arbërore dhe bashkimi i tyre me Shqipërinë Nënë. Lavdi vëllait tim Enverit dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë"!
Motra tjetër e Enverit-- Sania shprehet:" Me kohë e kuptova se Enveri kishte vendosur të rreshtohej në radhët e UÇK-së edhe pse për këte nuk fliste askush nga ne anëtarët e familjes. Lëvizjet e Enverit kohë pa kohë dhe shpeshtimi i kontakteve të tija me shokë ishte e qartë se diçka po zihej. Një ditë unë e pyeta në katër sy dhe mora këtë përgjigje: " Po, e kam vendos të rreshtohem në UÇK, i gatshem për pasojat, le të mbetët kush të mbetët i gjallë. Kthim mbrapa nuk ka". Ishte shumë i sigurtë se lufta do të fitohej. Ai më tha edhe këtë: "I tërë kombi shqiptar është në luftë me shkaun. Buka e shkaut në Kosovë është sosur"! Momentin kur morëm lajmin për vrasjen e Enverit e përjetova shumë rëndë. Edhe sot e kësaj dite nuk mund ta besoj! Ndjehem keq që edhe mua nuk mu dha mundësia të rreshtohesha në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës--shpetimtare e popullit shqiptar të Kosovës. Lavdi vëllait tim dëshmor dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë"!
Ndërsa komandanti i Batalionit--"BUNA-26", i cili vepronte në kuadër të Brigadës 153 të ZOLL-it, Ejup Maqedonci--"UKI" për ish ushtarin e tij Enver Berishën rrëfen:
"Batalioni im "BUNA-26" fillimet e organizimeve luftarake i bëri në tetor të 1998-ës. Numri i ushtarëve sillej rreth 100. Njësiti i Siqevës ku bënte pjesë që nga formimi i tij edhe ushtari Enver Berisha u krijua në mars të vitit '99, dhe kishte 12 ushtarë. Gjatë kësaj periudhe Enveri kryente detyra të rëndësishme në vezhgim të forcave serbiane dhe në operacione luftarake. Kishte karakter të fortë, pjekuri, vizion të qartë dhe mbi të gjitha ishte shumë guximtar. Ishte i qetë në marrjen e vendimeve, diskutonte, bënte analiza të thella deri në imtësi para se të mirrej vendimi për aksion. Ishte djalë i fjalës dhe i besës me tradita shqiptare. Për guximin dhe mjeshtrinë luftarake të treguar sidomos gjatë ofenzivës së njohur serbiane të 18 prillit '99-të, Enverin e kalova në nivel më të lartë të organizimit luftarak, në "Njësitin Intervenues", pra kuptohet për intervenime të shpejta aty ku ishte rreziku më i madh i depërtimit të forcave armike në kuadër të Batalionit--"BUNA--26". Ofenziva serbiane e prillit '99 kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme në gjithë Zonën Operative të Llapit, e në veçanti në teritorin gjeografik ku e mbulonte Brigada 153 dhe në kuadër të kësaj edhe të Batalionit tim. Armiku kishte bërë hesape pa hanxhinë se shpejtë dhe lehtë do ta asgjësojë Brigadën 153. Batalioni ynë--"BUNA-26"mbante një pozitë tepër strategjik për të mos thënë vitale për gjithë jetën e Brigadës 153. Ne mbyllnim dy gryka tepër strategjike për forcat serbiane për të depërtuar në pjesët e Gallapit si dhe në drejtim të Shtabit të Brigadës 153 me seli në fshatin Zllash të Prishtinës, grykën e Rimanishtës dhe atë të Siqevës. Ç'është e vërteta Batalioni im mirrte pjesë në operacione luftarake që u zhvilluan në fshatrat: Siqevë, Sharban, Besi, Radoshec, Berrnicë e Epërme etj. bëhej një luftë për jetë a vdekje fytafyt me armikun tepër superior në gryka zjarri po ashtu edhe në armatim dhe teknikë ushtarake. Por edhe ne i kishim përparësitë tona, si njohja e terenit pëllëmbë për pëllëmbë, motivin luftarak, serbianët luftonin si pushtues ne si çlirimtarë, ne kishim tërë popullatën në mbështetje e të tjera. Në të gjitha këto operacione luftarake Enveri ishte në pikat ballore dhe aty ku ishte më së vështiri. Në çdo fazë të rëndësisë së veçantë e konsultoja Enverin dhe nga ai gjithmonë merrja mendime dhe ide shumë të pjekura. Ishte shumë i bindur në fitore. Më 7 maj '99-të morëm aksion sulmues në fshatin Berrnicë e Epërme mbi një patrullë vezhguese serbiane ku vramë dy serbianë: Lubisha Periq--rreshter dhe Dragan Jaksimoviq--ushtar. Një rol vendimtar në këtë aksion e luajti vetë Enveri. Po ashtu me 9 maj '99, në fshatin Siqevë organizuam një pritë befasuese një grupi paramilitarësh serbianë të uniformuar me rreth 15 veta. Dhash urdhër të mos hapet zjarr deri sa serbianët të ofroheshin në distancë të afërt 10-15metra, ku ata fare nuk e pritnin se do të jenë të sulmuar. U vranë që të gjithë pa ndonjë rrezistencë domëthënëse. Në këtë sulm u vra edhe udhëheqësi i paramilitarëve nga fshati Berrnicë me emrin Zhika. I njohur për krime. Roli i Enverit në këtë aksion ishte shumë domëthënës. Nga forca të shumëta serbiane pasoi ndëshkimi- ofenziva ditën e nesërme, datë 8 maj '99 dhe u sulmuam keqas në shumë drejtime: Nga Terrnava, Vranidolli, Besia dhe Siqeva, por ne qëndruam dhe nuk u thyem. Sulmi tjetër edhe më i thukët nga forcat serbiane në drejtimin tonë u mor më datën 18 maj '99. Gjatë këtyre ditëve nga ana e jonë u bë një rezistencë do të thosha mbinjerëzore. Në gjithë këto operacione luftarake Enverin e pata gjithëmonë pranë vedit. Enveri mbante gjithmonë vijen ballore të frontit, aty ku rreziku ishte më i madh. Pas një aksioni tepër të sukseshëm të datës 18 maj njësitin e ndave në dy grupe. Enveri mbeti me gjysmën e njësitit për ta kontrolluar edhe më tutje grykën e Siqevës ndërsa unë me grupin tjetër vazhdova rrugën për ta mbikqyrur rrugën e Llukarit dhe Grashticës se mos po na futen serbianët mbrapa shpinës. Si hakmarrje për këto humbje që ua shkaktuam serbianët filluan me granatime të pandërprera. Befasisht në mbrëmjen e kësaj dite pra 18 maj 1999, nga eprori Isak Tusha--"Kataliku", mora lajmin kobëzi se është vrarë Enver Berisha, në një luftë frontale ballë për ballë me shka. Vrasjen e Enverit e përjetova shumë rëndë, por jo vetëm unë por i gjithë Batalioni im. Humbëm njërin nga ushtarët më guximtar dhe më luftarak të Batalionit. Enveri ishte forcë edhe morale për gjithë Batalionin tonë.
Lavdi për jetë e mot dëshmorit të lirisë - Enver Berishës"!
Vëllai i dëshmorit- Enverit, Skënderi ndodhet përkohësisht me punë në Gjermani s'bashku me gruan dhe fëmijët: Enveri, 2003 ( i cili e trashëgon emrin e xhaxhit dëshmor), Marigona-2006 dhe Albulena-2008. Skenderin luftërat e Serbisë ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë e zuri si ushtar i Armatës Popullore Jugosllave, dhe ky pa u hamendur qysh në ditët e para të luftimeve në Slloveni dezertoi nga ushtria pushtuese serbiane dhe kaloi tek ushtria çlirimtare e Sllovenisë e më pastaj u rreshtua edhe si ushtar i ushtrisë çlirimtare kroate dhe më pastaj kaloi në Gjermani ku edhe sot punon dhe jeton.
Enveri përveq pushkës nuk e harronte për asnjë çastë edhe pendën. Rregullisht mbante ditarë lufte dhe shkruante edhe poezi. Ne, nga Ditari i tij i luftës veçuam këtë poezi të shkruar nga dora e tij pak para se të vritej:
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Nëpër borë e nëpër shi,
do të luftojmë për liri.
I madh e i vogël në kamb janë çue,
o me shkaun me luftue.
Do të luftojmë e do të këndojmë,
se kështu armikun do ta shkatërrojmë.
Jemi ushtarë të Skendërbeut,
do t’i dalim zot Atdheut.
Jem ushtar të Adem Jasharit,
do t’i dalim zot vatanit.
Gjithë ushtarët janë betue,
se Kosovën kemë me çliru.
Le ta di e gjithë Serbia,
se s'durohet më robëria.
Sa të janë shqiptarët gjallë,
Kurrë Kosovën s'kanë me marrë.
Pushka dhe penda e dëshmorit të lirisë-Enver Shahin Berisha, do të mbetët rrugë ndriçuese dhe udhërrëfyese për gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë.
Enver Berisha ndëroi familjen, fisin dhe kombin shqiptar.
Nuk mund të mos e falenderoj familjen e dëshmorit për mikpritjen e ngrohtë dhe vëlazërore, si dhe rreth ndihmës të sigurimit të materialit. Poashtu falederoj ish-komandantin e Batalionit-BUNA-26, Ejup Maqedonci, tash epror i FSK-së.
Lavdi dëshmorit të lirisë, Enver Berisha!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Rrnoftë populli Shqiptar!
Rrnoftë Shqipëria Etnike!
Prishtinë, 8 maj 2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Enver Maloku nderohet me Medaljen e Artë të Pavarësisë
» FAZLI MALOKU:Hej, Kosova ime e dashur, për ku je nisur?!
» Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica
» I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
» Përkujtohet Enver Maloku
» FAZLI MALOKU:Hej, Kosova ime e dashur, për ku je nisur?!
» Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica
» I. Egriu: Ne shenje te 25-vjetorit te vdekjes, përkujtojmë Mesuesin e popullit, z. Abdi Begu-Haxhiu, pishtarin e arsimit
» Përkujtohet Enver Maloku
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi