Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica

Shko poshtë

Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica Empty Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 03, 2011 2:16 am


Fazli Maloku: Dëshmori Xhevdet Hasan Breznica U1_FazliMaloku


Dëshmori: Xhevdet Hasan Breznica

(03.12.1967-01.02.1990)

/Kujtim për dëshmorin me rastin e përvjetorit të njëzetenjë/

Nga Fazli Maloku

Xhevdet Hasan Breznica, u lind më 3 dhjetor 1967, në fshatin Kroimir (ish Dobrajë e Madhe), komuna e Lypjanit, nga babai Hasani dhe nëna Azemine. Xha Hasani me bashkëshorten Azemine lindën gjithsej gjashtë fëmijë, pesë çuna e një gocë. Familja Breznica ka gjenezën nga fshati Breznicë (Sanxhaku i Nishit) dhe nga aty në vitet 1875-78, si qindramijëra familje shqiptare u detyruan dhunshëm, para tytave e hanxharëve të ushtrisë serbiane ta lëshonin vendlindjen e tyre shekullore dhe të vendoseshin anekënd Kosovës. Po thuaj i gjithë fshati Kroimir (ish Dobrajë e Madhe), njëra nga fshatrat më të mëdha në komunën e Lypjanit, edhe sot përbëhet nga "Muhaxhirët", të cilët me fanatizëm dhe përplot nostalgji i ruajtën mbiemrat e fshatrave nga ishin shpërngulur. Sot në këtë fshat kemi mbiemra: Breznica, Llugiqi, Berbatovci, Zhegrova, Stullca...etj. Njëri nga parlamentarët e shtetit të athershëm serb, për këtë tragjedi deri në shfarosje të popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Leskocit, Vranjës e Kushumlisë, do të shprehej, citoj: " Tek ne delet po ngrënin njerëz"!! ..." Ngase për t'ia siguru kullosën një deleje, shteti po e vret një shqiptar, për t'ia marrë livadhin-fushën"!!
Pra, nga kjo periudhë të parët e xha Hasanit u vendosën në këtë fshat. Xha Hasani punoi si minator në minierën e Magnezitit-Kromit në Magurë dhe me pak tokë që kishte arrinte t'ua siguronte bukën e gojës bashkëshortës dhe fëmijëve. Xha Hasani edhe sot kujtohet si njeri i urtë, i ndershëm dhe mbi të gjitha bujar. Edhe nënë Azeminja me gjini nga fshati Bregu i Zi i Lypjanit, njihet si një grua besnike, bujare dhe mbi të gjitha bukëdhënëse, edhe pse gjithëmonë i ndoqi skamja.
Xhevdeti, shkollën fillore e kreu në vendlindje, atë të mesme në Lypjan. Shokët e përshkruajnë si djalë i sjellshëm, i dashur për shokë, por i vrullshëm si vullkan në padrejtësi apo kur dikush donte t'ia cenonte integritetin përsonal, familjar dhe mbi të gjitha, atë kombëtar. Ishte shtathedhur, trupatleti dhe nga nëna natyrë kishte dhuratë bukurinë dhe hjeshinë.
Magurë, një shkurt 1990.
Ditë e bukur pranverore. Rastisi që po këtë ditë të jem në Magurë, ku punoja në detyrën e mësuesit. Posa zbrita nga autobusi, takova në rrugën e fshatit dhjetëraqindra protestues, kryesisht të rinj nga fshatrat Magurë me rrethinë. I njihja pjesën dërrmuese si ish nxënës të shkollës ku punoja, nxënës të shkollave të mesme, studentë por edhe të shkollës fillore. Në ballë të kolonës Xhevdeti, i cili ishte ish nxënës imi me shokë. Pas përshëndetjes, i pyeta:
-Sa kohë kishte që protestonin?
Përgjigja ishte:
-Ka rreth dy orë!
Si për mahi i pyeta:
-Kush është komandant këtu?
-Të gjithë jemi komandantë- foli Xhevdeti. Ju parapëlqeva që ta ndërprisnin protestën, nga se e paskëni arritur qëllimin. Nuk mora përgjigje. Rruga e fshatit Magurë i ngjante patkoit po ta shikosh nga hyrja prej fshatit Sllatinë dhe nga dalja kah Lypjani. Policët e stacionit të fshatit Magurë (të gjithë shqiptarë, përveq zv/postkomandantit që ishte serbian) qëndronin në oborrin e stacionit pa ndërmarrë kurrfarë masash! Më vonë mësova se jua kishin marrë municionin dhe armët i mbanin pa municion, ngase nuk u besonin!
Rreth mesditës, nga Lypjani erdhi " njësia speciale" e policisë serbiane. Pasi zuri pozicionet në kodrinat e fashatit nga ku mund të shihej i tërë fshati me rrethinë, si në pëllëmbë të dorës, pa kurfarë paralajmërimi paraprak, shtiu në drejtim të demonstruesve me armë automatikë e mitralozë, herë mbi kokat e tyre e herë para këmbëve të tyre si dhe me gaz lotsjellës!! Por ja që njëri nga këta qëlloi më katil se vetë katilët, një dorë gjakësore kriminele dhe breshëria e tij korri demonstruesit duke e vrarë Xhevdetin dhe duke plagosur disa të tjerë!! U dëgjuan britma dhe lemeria! Xhevdeti ishte goditur për vdekje me dhjetëra plumba në ballë e kraharor! Pranë tij mbeti i plandosur fëmija 10- vjeçar, Nexhat Shala, të cilin fati e deshi dhe nuk e kapën plumbat! Trimat nuk u hutuan për asnj çast. Morën të plagosurit dhe me shpejtësi rrufeje i dërguan për në Prishtinë. Trupin e Xhevdetit e vëndosen në funeralin, i cili përherë qëndronte në muret e xhamisë së fshatit. E mbuluan me flamur kombëtar dhe e nisën për në familje, në fshatin Kroimir-ish Dobrajë e Madhe. Policia fashiste serbiane, u tërhoq me shpejtësi në drejtim të Lypjanit, duke shtirë rafale të pandërprera mbi çatitë e shtëpive buzë rrugës. Në lendinën e bukur të fshatit mbeti vetëm gjaku i njomë i Xhevdetit si dhe gjaku i shokëve të plagosur. Toka shqiptare u vadit me gjakun e djalërisë. Të cilët nuk kërkoni asgjë më shumë se që kishin të tjerët: Liri, Barazi, Kosova Republikë! Shtëpia e xha Hasanit ishte në hyrje të fshatit Kroimir. Trupi i Xhevdetit në arkivol së bashku me djalërinë liridashëse u futën në oborrin e tij. Xha Hasani qëlloi ulur mbi drutë stivë, i cili pak minuta më parë kishte ardhur nga burgu i Sremekovnicës, në të cilin kishte mbajtur 60 ditë burg si grevist me qindra minatorë tjerë. U ngrit në këmbë. U përul plot dinjitet si një shkëmb graniti para trupit të birit të vrarë, duke e puthur në ballë:
-Në gjakun t'ënd e shoh lirinë!- tha xha Hasani, pa iu dridhur buza. Në të njejten mënyrë veproi edhe nënë Azeminnja. Të gjithë qanin me zë, por jo edhe Xha Hasani dhe nënë Azeminja! Ata filluan t’i përqafonin një për një shokët e Xhevdetit, duke ju dhënë kurajo. Ajo që qajti me zë ishte motra e vogël dhe e vetmja, Makfirja, e cila i ra sipri të vëllait si dikur moti motra e Avdisë në këngën e Osa Kukës!
Kroimir, 2 shkurt 1990.
Të gjitha përgatitjet ishin bërë për varrimin e dëshmorit Xhevdet Breznica. Ishte marrë vendimi që trupi i Xhevdetit para se të varrosej, të dërgohej në fshatin Magurë, në vendin ku ishte vrarë. Pushteti pushtues përmes agjentëve të tij shqipfolës e kishte kuptuar qëllimin tonë dhe ishte kërcënuar se " në rast se do të sillej trupi i armikut të vrarë në fshatin Magurë, do të jeni të gjithë të vrarë, jo nga policia, por nga serbo-malaziasit vendorë, të cilët ishin të gjithë të armatosur. Me gjithë rreziqet, trupi i Xhevdetit u ngarkua në një rimorkio traktori dhe kolona prej mijëra shqiptarësh nga të gjitha trevat e pushtuara të ish Jugosllavisë, të rreshtuar për katër, marshoi me dinjitet të paparë në drejtim të Magurës. Traktori u ndal në lendinen e bukur të fshatit, ku ishte ende i njomë gjaku i Xhevdetit. Ashtu siç ishte paraparë, u lexua një shkrim mbi jetën dhe veprën e Xhevdetit, duke e denoncuar me shprehjet më të rënda pushtetin pushtues dhe policinë vrastare e kriminale të kriminelit Millosheviq. Pastaj kolona vazhdoi për në fshatin Kroimir. Pranë trupit të Xhevdetit, atdheetarit të shquar, Avdi Kelmendi, prof, bëri thirrjen vëllazërore që dy kryefamiljarët e dy familjeve Bahtiri dhe Zhegrova, të hasmuara vite më parë, e që s'kishte arritur askush t’i pajtojë, në rrespekt të gjakut të dëshmorit dhe duke përkujtuar se " Atdheu ndodhet në rrezik", t'ia shtrijnë dorën e pajtimit njërimtjetrit. Dhe kush do të mundte t'i rrezistonte këtij apeli?! Kështu edhe ndodhi. Ky ishte njëherit pajtimi i parë në gjithë Kosovën për të vazhduar mëpastaj si "Lëvizje e Pajtimeve të Gjaqeve e Ngatërresave". Kështu, trupi i gjakosur i dëshmorit ende pa u mbuluar me dhe, mbylli një plagë gjaku nga shumë plagë që i kullonin popullit dhe Atdheut. Qëllimi i këtij demonstrimi përmes varrimit të dëshmorit Xhevdet Breznica, ishte që pushtuesit serbi t'i bëhej e qartë se shqiptarët nuk iu frikësohen plumbave dhe se aty ku bie një lule e rinisë shqiptare, mbijnë përnjëherë qindra e mijëra të tjera. Vëlla Xhevdeti u vra nga gjaksorët serbianë mu në lulen e rinisë, në moshën 22 vjeçare!
Brezi i ri që po rritet në Kosovën e lirë, sot po frymëzohet dhe po kalitet krenarë, të bindur se askush kurrën e kuurrës nuk do të guxojë të shkeli apo nëpërkëmbi gjakun e pastër si loti të dëshmorëve të kombit të të gjithë brezave. Njëherit brezi i ri, duke respektuar dëshmorët, jua bënë me dije si miqëve poashtu edhe armiqëve, se kurrën e kurrës më shqiptarët nuk do të lejojnë që dikush t'ua cenojë lirinë dhe integritetin territorial vendit të tyre.
Lavdi dëshmorit Xhevdet Hasan Breznica!
Lavdi dëshmorëve të kombit të të gjitha brezave!
Rrnoftë populli shqiptar!
Rrnoftë Shqipëria!
Me respekt, Fazli Maloku-Prishtinë
Mërgim Shala-Magurë, Lypjan
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi