Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA, thirrje udhëheqësve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor

Shko poshtë

SHBA, thirrje udhëheqësve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor Empty SHBA, thirrje udhëheqësve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 20, 2011 2:15 pm


SHBA, thirrje udhëheqësve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor

SHBA, thirrje udhëheqësve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor Philip-Gordon


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) u kanë bërë thirrje udhëheqësve dhe të gjithë anëtarëve të partive politike në Shqipëri të respektojnë procesin zgjedhor dhe të ruajnë qetësinë.

Në një deklaratë, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Filip Gordon thekson se Shtetet e Bashkuara e kanë ndjekur nga afër situatën në Shqipëri që nga zgjedhjet e 8 majit.

Ai nënvizon se dhuna dhe retorika që kërcënon për dhunë ose nënkupton akte dhune nuk është me vend dhe përbën kërcënim për të ardhmen e Shqipërisë. Ndihmës Sekretari Gordon thekson rëndësinë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të kryejë funksionin e tij në mënyrë konsistente dhe transparente, në përputhje të plotë me ligjin, për të krijuar besim tek popullata dhe për të garantuar integritetin e mandatit të këtij institucioni.

“Politikanët shqiptarë” – shkruan më tej Ndihmës Sekretari i Shtetit në deklaratën e tij – “duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë process”.

Gordon shprehet se populli shqiptar meriton një demokraci të qëndrueshme dhe të begatë, bazuar në vlerat universale dhe shtetin ligjor”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi