Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festimi i Ditës së Flamurit në botë

Shko poshtë

Festimi i Ditës së Flamurit në botë Empty Festimi i Ditës së Flamurit në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 04, 2008 11:23 pm


Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_33
Me perfaqesuesit e trupit diplomatik dhe znj. Reis
Ambasada Shqiptare n
ë Washington DC dha një pritje madhështore, për Ditën e Flamurit Kombëtar, më 25 Nëntor, 2008
Nga Këze (Kozeta) Zylo
Dita e Flamurit është një ditë e shenjtë për shqiptarët. Kjo ditë e bekuar na bashkon të gjithë ne, rreth Flamurit kuq e zi, të ngritur nga plaku i mençur Ismail Qemali së bashku me Isa Buletinin dhe mbarë popullin shqiptar, në qytetin e bukur bregdetar të Vlorës.
Këtë festë tradicionale edhe Diaspora e feston me madhështi dhe dashurinë më të madhe.
Shqiptarët në New York dhe në gjithë Amerikën, apo dhe në botë, organizohen dhe e festojnë me respekt këtë datë të shënuar.
Edhe Instituti “Gjergj Kastriot Skanderbeg” në New York, pati kënaqësinë e vecantë, per marrjen e ftesës nga Ambasada shqiptare në Washington, e cila do të jepte pritje me rastin e 96 vjetorit të Pavarësisë.
Pritja u dha ne Hotelin “Curchill”, në Washington DC ku mjediset e rregulluara për këtë ditë feksnin nga flamujtë kuq e zi, dhe nga pritja tejet miqësore e trupit diplomatik atje.
Ne hyrje kishin dalë për të pritur shqiptarët dhe miqtë e shumtë të Shqipërisë, shkëlqesia e tij ambasadori shqiptar në Washington, z.Aleksander Sallabanda së bashku me atasheun ushtarak, kolonel z.Isaku.
U takuam atje me miq të njohur, por dhe të panjohur, u takuam si vëllezër e motra të një gjaku që na bashkon gjuha shqipe dhe Flamuri kuq e zi!
Një emocion të veçantë do t’ju jepte miqve të shumtë, por dhe të New Yorkut, takimi me një nga gazetarët e shquar të zerit të Amerikës, z.Elez Biberaj, sot drejtor i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës. gazetar, që me zërin e tij karakteristik ka ngelur në kujtesën e shqiptarëve, i cili që nga Washingtoni inspiroi popullin shqiptar për demokracinë e vërtetë. Përkthimi mjeshtërisht në shqip që i bëri fjalimit të ish sekretarit të shtetit, z.Bejker, në qendër të Tiranës i dha akoma më shumë jehonë, mbështetjes së shtetit amerikan për demokracinë shqiptare, dhe ndezi gjithë pjesëmarrësit në sheshin Skënderbej me brohoritjet e fuqishme, se më së fundi kishte ardhur Liria e shumëpritur për shqiptarët.
Në pritjen ceremoniale në Washington DC, morën pjesë mbi 200 vetë, nga administrata e shtetit amerikan, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Tregëtise, Millenium Challenge Corporation, Komiteti i SHBA për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Garda New Jersey, Trupi diplomatik i akreditauar në SHBA, ambasadorët e Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë, Turqisë, Moldavisë, Ukrainës, Irakut, si dhe përfaqësues nga ambasadat e Austrisë, Italisë, Francës, Gjermanisë, Norvegjisë, Hungarisë, Cekisë, Sllovenisë, Lituanise, Rusise, Azerbajxhanit, Armenise, Bregut te Fildisht, Meksikes, Japonise, Institucione akademike e think-tanker: Universiteti “George Town”, Universiteti “George Washington”, Universiteti Amerikan, Instituti i Paqes, Instituti për Politikat e Botës, Insituti Kombëtar Demokratik, Trupat e paqes, People to People, etj, Institucione ndërkombëtare: Banka Botërore, FMN, IFC, Redaksia e VOA në shqip; Përfaqësues nga shoqata shqiptaro-amerikane nga Uashingtoni, Baltimora, Filadefia, New Jersey, New York, Klerikë të institucioneve fetare shqiptaro-amerikane, miq e të ftuar të tjerë.
Departamenti i Shtetit zyrtarisht u përfaqësua nga Zv/Asistent Kryesor i Sektretarit të Shtetit, Ambasadorja Marsi Reis, si dhe nga Zv. Asistent i Sektretarit të Shtetit, z. Stuart Jones, në Byronë për Europën dhe Eurazinë.
Fjalen e rastit në pritje e mbajti ambasadori shqiptar, z.Sallabanda.
Në emër të departamentit të shtetit të pranishmit i përshëndeti Zv/Asistent Kryesor i Sektretarit të Shtetit, Ambasadorja, znj.Marsi Reis.
Znj.Reis midis të tjerash në diskutimin e saj, vlerësoi lart marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, dhe ecjen e Shqipërisë në rrugë të mbarë. Ajo uroi të pranishmit për ditën e Flamurit!
Fjala e plotë e ambasadorit shqiptar z.Sallabanda, nëWashingtonDC
Zonja e Zotërinj,
Të nderuar autoritete të Shtetit Amerikan dhe të Trupit Diplomatik,
Të nderuar Bbshkatdhetarë,
Eshtë nder dhe privilegj për mua që në emër të Shtetit Shqiptar t‘ju përshëndes dhe falënderoj për praninë tuaj në pritjen për nder të 96 Vjetorit të Pavarësisë së Shqiperisë.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është një simbol i identitetit dhe bashkimit të gjithë shqiptarëve, simbol i krenarisë kombëtare dhe i dashurisë për Atdheun. Kjo ditë e veçantë mbledh së bashku të gjithë Shqiptarët dhe miqtë e tyre, kudo që janë, në cdo vend të botës, në nder dhe respekt të thellë për Kombin Shqiptar dhe Atdheun e tyre.
Shqipëria është një vend me rrënjë të thella europiane në histori, traditë, fe dhe kulturë. Megjithë trashëgiminë tonë të thellë e të pasur, rruga drejt Lirisë dhe demokracisë për ne shqiptarët ka qenë e gjatë dhe shumë e veshtirë. Asnjë komb tjetër në Rajon dhe në Europë nuk ka vuajtur kaq shumë sa shqiptarët nga ndarjet etnike, pushtimet, coptimet dhe diktatura e egër komuniste. Por vendosmëria e popullit shqiptar për të jetuar në liri dhe demokraci ishte më e fuqishme se cdo padrejtësi, shtypje dhe diktaturë.
Brenda një kohe të shkurtër në demokraci, Shqipëria, nga vendi më i izoluar dhe i shtypur në Europë, është shndërruar në një vend me shumë miq e mbështetje, në vendin me një rilindje të jashtëzakoneshme, me etje dhe dëshirë të madhe për të fituar kohën e humbur, më i vendosur se kurrë për t’u kthyer denjësisht dhe me vlera të plota në familjen europiane, së cilës i përket .
Sot ne jemi shumë krenar për rezultatet që kemi arritur, por dhe shumë të ndërgjegjshem e të vendosur për të vazhduar në rrugën e demokracisë. Koha që po jetojmë është shumë e ngjeshur me ngjarje historike për Shqipërinë dhe gjithë Kombin Shqiptar.
Ratifikimi një muaj më parë i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Presidenti i SHBA, J.W.Bush, është një ngjarje historike e madhe, që po kthen në realitet ëndrrën e gjatë të shqiptarëve për t’u riintegruar në familjen Euro-Atlantike, në Lirinë dhe vlerat e saj.
Ky vlerësim nga SHBA është një dëshmi e vendosmërisë së madhe dhe e seriozitetit të Shqipërisë për zhvillimin e reformave demokratike, për konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të njeriut, si dhe të zhvillimit ekonomik bazuar tërësisht në ekonominë e tregut të lirë.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festimi i Ditës së Flamurit në botë Empty Re: Festimi i Ditës së Flamurit në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 04, 2008 11:25 pm

Faktorët kryesorë në arritjen e këtyre rezultateve, që e kanë çuar vendin përpara, janë reformat politike, ekonomike, sociale, fuqizimi i shtetit ligjor, vendosja e ekonomisë së tregut të lirë, lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në Forcat e Armatosura, mbrojtja e investimeve të huaja, zhvillimi i shpejtë i ekonomisë dhe infrastrukturës, zhvillimi i një klime pozitive dhe optimiste.
Ato ndryshuan tërësisht imazhin dhe perceptimin e Shqipërisë në botë, me një vlerësim shumë pozitiv nga komuniteti ndërkombëtar, vlerësim që nuk është parë kur në tërë historine tonë.
Progresi i Shqipërisë është i shpejtë, i konsoliduar dhe i dukshem. Sot Shqipëria është një demokraci e re, por funksionale dhe me institucione të konsoliduara.
Ne jemi shumë optimistë se në Samitin e ardhshëm të NATO-s, në pranverën e 2009, Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Anëtarësimi në NATO është fitorja më e madhe e qeverisë Berisha dhe e gjithë vendit tonë, garanci e sigurtë për paqe, siguri dhe stabilitet në Rajon. Ne jemi shumë krenar që në rrugën e anëtaresimit në NATO kemi patur mbështetjen e vecantë të shtetit amerikan. Ky konsiderim për ne, është një obligim serioz për të zhvilluar më tej proceset demokratike dhe të gjitha detyrimet që rrjedhin prej tyre.
Shqipëria gjithashtu është shumë e interesuar për integrimin në Bashkimin Europian.
Mbas firmosjes së Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me BE në vitin 2006, Shqipëria ecën e sigurtë në procesin e ratifikimit të marrëveshjes me vendet e BE. Deri më sot 25 nga 27 vende të BE e kanë ratifikuar marrëveshjen dhe pritet që 2 vendet e tjera të BE ta miratojnë atë së shpejti.
Shqipëria sot është një faktor i rëndësishëm i zhvillimeve në rajon dhe një vend që gjeneron stabilitet në Europën Juglindore e më gjerë. Ne jemi shumë krenar që jemi pjesë e koalicionit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Për shumë vjet Shqipëria jep kontributin e vet me trupa ushtarake në Afganistan, Irak, Bosnje e kohët e fundit edhe në Darfur dhe është e vendosur t’i mbajë ato për aq kohë sa të jetë nevoja.
Pavarësia e Kosovës është një tjetër ngjarje e madhe historike e këtij viti. Mbas një kohe të gjatë lufte dhe shtypje, padrejtësisht dhe mos respektim të drejtave të njeriut, këtë vit Kosova u bë Shtet i Pavarur. Me pavarësinë e Kosovës rajoni është më i stabilizuar, më i sigurtë dhe në paqe. Shqipëria mbështet fuqimisht Republikën e Kosovës dhe beson fuqishëm se vendosja e shpejtë dhe e plotë e misionit EULEX në të gjithë territorin e Kosovës, bazuar në Planin e Ahtisarit dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjet e Kosovës, është qëndrimi i drejtë për garantimin e paqes, stabilitetit dhe integrimin e Kosovës e të gjithë Rajonit.
Në se Shqiptarët sot jetojnë në paqe dhe demokraci kjo i dedikohet mbështetjes së madhe dhe partneritetit të ofruar nga SHBA. Në historinë tonë politika dhe vendimet e SHBA kanë qenë të një rëndësie të jashtëzakoneshme në mbështetje të kauzës së drejtë të kombit shqiptar. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë mbështetje, e cila vazhdon të jetë vendimtare për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri dhe në tërë Rajonin.
Në këtë ditë simbolike të rëndësishme një falënderim i vecantë i adresohet Diaspoëas shqiptare në Amerikë. Zëri i shqiptarëve të Amerikës është ngritur gjithmonë lart në mbrojtjen e vlereva të Lirisë, krenarisë dhe interesave kombëtare.
Në memorien tonë kombëtare, Shqiptarët e Amerikës kanë hyrë si atdhetarë, fisnikë dhe demokrat të mëdhenj, me veprën e të cilëve të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen janë krenarë. Atdhedashuria dhe patriotizmi i shqiptaro-amerikanëve janë një garanci e fuqishme e konsolidimit të marrëdhenieve me SHBA.
Shqipëria ruan të thellë respektin dhe dashurinë për Diasporën në SHBA dhe është krenare për punën dhe veprën e saj.
Më lejoni edhe një herë t‘ju urojë për 96 Vjetorin e Pavarësisë dhe suksese në aktivitete të ardhshme kombëtare.
25 Nentor, 2008
Washington, DC



Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_abasadori
Ambasadori Sallabanda midis pjesmarresve nga New Yorku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festimi i Ditës së Flamurit në botë Empty Re: Festimi i Ditës së Flamurit në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 04, 2008 11:26 pm

Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_abasadori2
Ambasadori shqiptar z.Aleksander Sallbanda duke pershendetur


Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_Kleriku
Kleriku, z.Andreu Rubis me bashkeshorten e tij


Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_Elda
Me znj. Elda Spase, bashkeshorte e sekretarit te Ambasades
Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_111
z. Q. Zylo, znj. K. Zylo. z. Elez Biberaj dhe z. Xhevat Limani
Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_2
Perfaqesues te dy shkollave shqipe, Inst. Skanderbeg dhe Z .Ll. Vero, z. Petrit Pasholli

Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_3
Perfaqesuesit e trupit dipllomatik dhe znj. Reis
Festimi i Ditës së Flamurit në botë U1_4
Znj.Anita dhe z.Kreshnik Xhiku
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Festimi i Ditës së Flamurit në botë Empty Re: Festimi i Ditës së Flamurit në botë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi