Bardhyl Metaj: Varësia për Pavarësi dhe Festimi “ilegal” i 28 Nëntorit në Kosovë!
Faqja 1 e 1
Bardhyl Metaj: Varësia për Pavarësi dhe Festimi “ilegal” i 28 Nëntorit në Kosovë!
Bardhyl Metaj:Varësia për Pavarësi dhe Festimi “ilegal” i 28 Nëntorit në Kosovë!
Nga Bardhyl Metaj, Zürich
Shkrim me rastin e 28 Nëntorit të parë, në Kosovën e Pavarur!
Telegrami i sotëm i Presidentit Sejdiu, dërguar Presidentit Topi, ma kujtoi, andaj po e sjell për ju...
***
Qeveria e Kosovës vendosi që 28 Nëntori të mos jetë festë zyrtare në Kosovë!
"Dhe ky është vetëm fillimi...“ tha në përfundim të konferencës për shtyp, Kryeministri i Kosovës!"
(H. Thaçi për RTK, Lajmet Qendrore - 19.05 2008)!
Përkthyer, apo si e kuptova unë, i bie se në vazhdë të këtij akti të politikes shtet-formuese të Qeverisë së Kosovës së Pavarur, dhe turrit Ah`Ti`Sari`an, të zotit Thaçi, sihariqi i ardhshëm do të jetë Ligji që eventualisht "ndalon" apo e zyrtarizon si flamur të shtetit fqinj, edhe flamurin etnik shqiptar, ngase nëse 28 Nëntori, është festa e një shteti të fqinj, e njëjta vlen edhe për flamurin…por me pak fantazi timen, që ta lehtësojmë përmes humorit edhe këtë sakrificë të radhës dhe tragjikomiken që mu shpërfaq kur i “besova” Kryeministrit se “ky është vërtet” vetëm fillimi...", po e trajtojë njëjtë, me humor çështjen, ashtu si u gojaz Kryeministri, që ngjau të mendonte seriozisht!
***
Parë gjithherë me ironi e shumë humor, skenari im i parë që shkruaj - surprizat e ardhshme të Qeverisë së Kosovës së Ahtisarit, në vazhdë të kësaj politike dhe vendimit të fundit, duket të jenë afërsisht kështu:
Akti i Parë:
Prishtinë, diku rreth 25 Korrik 2008,
“Parlamenti i Republikës së K` njëzëri dhe me duartrokitje frenetike vendos”:
1. Të gjithë flamujt shqiptarë, të cilët pas miratimit të Ligjit, gjinden në familjet shqiptare apo gjithandej në Kosovë - do të konfiskohen - dhe si "dhuratë" për Festën e Pavarësisë së shtetit fqinj, më 28 Nëntor të 2008-ës, do të dërgohen në Shqipëri...me DHL, për popullin e Vlorës e Tiranës....!
Harxhimet e nevojshme të transportit i mbulon Qeveria e Kosovës!
Akti i Dytë
25 Korrik 2008, (seanca e pasdites e Parlamentit t`K),
“Parlamenti i Republikës së Kosovës njëzëri e me duartrokitje të gjata frenetike vendos”:
1.1 Shqiptaret e Kosovës, që nga sot, nuk e kanë (zyrtarisht) Hero Kombëtar, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, shtetas i shtetit fqinj, Shqipërisë, e as se kanë festë zyrtare, 28 Nëntorin e tij, të quajtur në shtetin fqinj, si Nëntori i parë!
Andaj, autorizohet Kryetari i Komunës së Prishtinës si dhe Organizata Hortikultura-Prishtinë, që në afat prej 30 ditësh pas miratimit të këtij Ligji, të kthejnë prej nga ka ardhur, përmendoren e Heroit të shtetit fqinj Shqipërisë, Gjergj Kastriotit - Skënderbeu!
Heroi në fjalë nuk është Hero i Kosovës së Pavarur me Planin e Ahtisarit, dhe as që ka luftuar për një Kosovë të tillë multietnike.
Përmendorja e tij, si dhe tekstet mbi këtë shtetas të Huaj, shpallen si non grata, në sheshet dhe tekstet tona shkollore!
Kjo, edhe për shkak të qartësisë së orientimit tonë, për shtet multietnik, që përkthehet si, anacional!
2. Të ç`rrënjosen e demontohen të gjitha përmendoret e Isa Boletinit nga territori i Kosovës...!
2.1 Përmendoret e Isa Boletinit, së bashku me atë/ato të Skënderbeut (për shkak të kursimit të harxhimeve shtesë), dy muaj para festës së 28 Nëntorit, duhet t’i dorëzohen në kufi, autoriteteve të shtetit fqinj - Republikës së Shqipërisë - nga delegacioni i Presidencës, Qeverisë e Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës...!
2.2 Shtetasit Kosovarë, z. Isa Boletini, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, i merret nënshtetësia kosovare, ngase ai në vend se të luftonte për Pavarësinë e Kosovës, e ta lartësonte që atëherë (më 1912) në Prishtinë e Shkup, flamurin e sotëm të Kosovës së Ahtisarit, kishte luftuar për Pavarësimin e shtetit fqinj Shqipërisë, duke qenë (për më tepër) me armatën e tij, edhe garant i sigurisë e mbarëvajtjes së ngritjes së Flamurit Shqiptarë në Vlorë?!!!
2.3 Të gjitha shkollat, institucionet, rrugët etj, të cilat eventualisht mbajnë emrin e Isa Boletinit, (ish-shtetasit Kosovar, aktualisht pa shtetësi, dhe ende pa shtetësi të pranuar në vendin fqinj, Shqipëri), të ri-emërohen me emra heronjsh, të cilët në asnjë mënyrë apo rrethanë, asnjëherë, s`kanë pasur lidhje apo kontribute me/në historinë shqiptare!
2.3.1 Autorizohet Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës si dhe Instituti i Historisë, që të ndërmarrin një super-filtrim Historik të Historisë, të tillë çfarë e bënte dikur Enver Hoxha në Shqipëri, dhe të gjejnë apo krijojnë njëkohësisht, me shumë kreativitet e fantazi, figura e heronj të rinj kosovarë, nga të cilët para se gjithash lypset, që edhe para ardhjes dhe aprovimit të Planit Ahtisari, pra edhe para vetë Ahtisarit, të kishin nuhatur e kuptuar vizionin në fjalë.
Me një fjalë, të krijohen Heronj, të cilët kishin punuar që nga Konferenca e Versajës, në përputhshmëri me Konceptin e Ahtisarit, e jo për demagogji e ideologji nacional-shoviniste shqiptaro-madhe...!
2.4 Për të gjithë të inkriminuarit e tjerë të shumtë, të ashtuquajturit heronj që luftuan për Pavarësinë e Shqipërisë (të shpallur më 28 Nëntor 1912, shtet fqinj me vendin tonë) dhe të shqiptarëve në ish Jugosllavi, do të formohet Komisioni mix i parlamentit të Kosovës me pjesëmarrës edhe nga ASHAK, si dhe shkencëtarë të Institutit të Historisë, por vetëm nga ata, të cilët kuptojnë drejt vizionet e reja të Kosovës së de-nacionalizuar! Dhe kujdes: në gjithë BE-në, de-nacionalizimi vlen vetëm për shumicën shqiptare në Kosovë!
2.5 Komisioni në fjalë, autorizohet, që me shumë përkushtim e disiplinë, të pastrojnë Historinë e Kosovës nga elemente kosovare të ndikuara nga shërbime të Huaja, me theks të veçantë nga ndikimet bezdisëse të shtetit fqinj Shqipërisë, si dhe pretendimet pseudoshkencore të të njëjtës, për gjoja prejardhje të përbashkët, gjuhë të përbashkët, festa të përbashkëta nacionale e gjepura tjera të pafund, që na kujtojnë kontestet greko-maqedonase!
2.6 Me rastin e pastrimit të Historisë së Kosovës nga pseudo-festat e simbolet nacionale të shtetit fqinj Shqipërisë, si dhe nga elemente të ndikuara nga shërbime të huaja – Nënvizojmë: Komisioni, duhet të ketë kujdes e ta ketë parasysh, se në rastin konkret nuk bëhet assesi fjalë, për ndikimet e shërbimeve sekrete serbe dhe të Qeverisë serbe ndaj minoritetit serb në Kosovë!
Përkundrazi, ndërhyrjet e Serbisë në organizimin e minoritetit serb, ashtu si do Beogradi zyrtar, janë të sanksionuara e motivuara edhe me Kushtetutë e Ligje përkatëse!
- Me planin Ahtisari!
- Raportin e Kai Aides!
- Dhe synimet tona!
2.6.1 Serbët minoritarë, të cilët nuk zbatojnë urdhrat e Qeverisë së Beogradit në Kosovë, duhet të arrestohen nga Policia Kosovare dhe të transferohen për procedim, në gjykatën serbe të Mitrovicës së Veriut!
“Parlamenti i Republikës së Kosovës”, “pasojnë nënshkrimet”:
E kishte nënshkruar dhe dërguar për miratim në Parlament (që më parë):
Joachim Rücker, UNMIK
Kryetari i Parla`ment`it, Ja`kup Krasniqi, PDK
Nënkryetar:
Eqrem Kryeziu, LDK
Anëtar:
Sabri Hamiti, LDK
Anëtar:
Xhavit Haliti, PDK
Nuk pranoi të nënshkruaj:
Përfaqësuesi i minoritetit Serb, kishte dy vërejtje thelbësore:
1. Se “Diferencimi dhe Distancimi nga nacionalizmi shqiptaro-madh, duhet të jetë shumë më i rrënjësishëm dhe shumë më i rreptë...sepse, sipas tij, “ne kemi përvojat e dështimeve me diferencim të tillë në vitet`81 dhe`89”, theksoi ai! Dhe vërejtja tjetër,
2. Se në bazë të pikës së fundit 2.6.1 ai ndihet i rrezikuar dhe kërkon menjëherë azil (në Ambasadën që nuk deshi ta tregojë), me arsyetim, se ai as nuk po zbatonte urdhrat e Qeverisë serbe, por as të asaj kosovare!
Skenari dhe Regjia, B.M
Copyright: B. M. & A.S & Kosova Sot:p
Albanian Flag on the Moon for the First time (1999)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bardhyl Metaj: “Branding Kosova” !
» Bardhyl Metaj: Koment: Kosova në Zi për viktimat e Tisës!? – Jo, Jo! Tisa nuk vërshoi Kosovën...!?
» Bardhyl Metaj:Aksham pazari i aseteve publike e kombëtare...!?Kolumna: Rewriting the Soul!
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
» Bardhyl Metaj: Koment: Kosova në Zi për viktimat e Tisës!? – Jo, Jo! Tisa nuk vërshoi Kosovën...!?
» Bardhyl Metaj:Aksham pazari i aseteve publike e kombëtare...!?Kolumna: Rewriting the Soul!
» Bardhyl Metaj: Kosovari i munguar dhe kufizimi si fisnikërim!
» Bardhyl Metaj: Peticion! Kërkesë për ripërsëritjen e Zgjedhjeve n`Gjakovë!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi